Humbi kontrollin dhe mjeti i doli nga rruga/ Vdes 29-vjeçari shqiptar (Emri+Foto)
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën Pal...
Monika Kryemadhi, nga Jala, i deklaroi shqiptarëve se vendi po shkon drejt një diktature, për shkak të një qeverisje të keqe dhe autoritarizmit të Edi Ramës. Dhe se, së shpejti, LSI do bëj një opozitarizëm frontal kundër çdo padrejtësie.
Në fakt është absurde, si vet natyra e politikës shqiptare.
Pasi akuzuesit i posedojnë plotësisht vet, ato për të cilat akuzojnë kundërshtarin. Eshtë absurde sa edhe për faktin tjetër. Se krahas një fushate të ashpër akuzash, karshi njëri-tjetrit, për drogë, vjedhje, përfitime tenderash, uzurpime institucionesh etj…, për një qeverisje të keqe nga PS, LSI-ja e familjes Kryemadhi-Meta qeveriste edhe vet. Madje u përfshinë në një garë zhvatje, deri tek hekurat e shinave, për shkak të një pasigure të së ardhmes.
Se cila do të ishte forca e parë a e dytë. Kësisoj, kush ta shqyente më shumë shoqi-shoqin. Këtij zullumi iu bashkua edhe PD-ja e Lulit me shoqërinë e Fahrisë. Dhe ca djemve të tjerë, baballarët e të cilëve nderonin deri vonë me grusht tek temthi. Sot natyrisht me dy gishta përpjetë. Pra qershori i kaluar, ai i zgjedhjeve, për shqiptarët ishte një teatër absurd. Aq sa ata, të budallepsur, ata, votuesit, qytetarët, u dhanë vota me shumicë Edi Ramës, pastaj Lulit dhe Fahrisë, por pa lënë pas dore edhe familjen presidenciale, Meta.
Që nga ajo ditë qershori, partia ka shkuar me pushime, kurse vendi është përfshirë në zjarre, mban sytë nga Greqia për ndonjë helikopter uji. Dhe lufton me vetveten, duke pështyrë korifejtë e artit. Dhe ata që ikin. Pa i dhënë aspak rëndësi faktit se paria nga pushimet, e gjitha, edhe qeveris, edhe bën opozitën.
A do jetë Mona një opozitare e fortë, frontale? Vertetë asaj i dhimbset vendi? E, vërtetë, i dhëmbin padrejtësitë e qeverisjes ku edhe ajo bën pjesë? Ku edhe ajo pranon se ka gabuar dhe se kanë faj të përbashkët në dështimet e deritanishme? Po ua them unë me plot gojën, asnjëherë. Ky është një truk i radhës…
Dhe dhëntë Zoti që shqitarët të ftohen nga koka e të kuptojnë përfundimisht se, me këtë parti kastë familjare, me kastën e Fahrisë nga krahu tjetër etj. Me milionerët e një kuvendi, zor se bëhet ai vend. Një opozitarizëm prej Monës dhe familjes së saj, është angllish për një arsye të thjeshtë…, LSI nuk është as e majtë dhe as djathtë. Një forcë politike e krijuar prej ndarjes, shitjes dhe blerjes. Një forcë pragmatiste mbi organikat. I ka dhënë vendit ”kuadro” me shumicë. Mungesa e identiteti politik, zgjedhjet me vote salle, qarkullimi i pushtetit brenda familjes.
Janë, jo shpresë, por dorëzim tek të fortët. Një politikë tipike e krejt ballkanit perëndimor dhe lindjes së mesme e të largët.
Megjithëse deri diku, tek ne, forcat politike e kanë zbehur identitetin e tyre. Ndaj kjo e përforcon akoma konstatimin e mungesës së opozitarizmit real dhe aq të domosdoshëm për një vend, a demokracinë e tij. Ashtu sikur forcon konstatimin tjetër luftën e ashpër të sojit brenda sojit. Kështu, i bie, që Mona, do bëj opozitë për vendet e humbura në dogana, drejtori arsimore, hekurudhash, resortet turistike, etj.
Jo për shqiptarët, por për lësistat. Jo rastësisht sot Shqipëria është plotësisht në një luftë të ftohtë. Ku gjithçka mbetet në kuadrin e denoncimit publik dhe aq. Jo rastësisht Shqipëria dominohet nga të njëjtit elementë. Dhe i beson Monës. Dhe pret se me të vërtetë në shtator do të nisi kthesa. Ndryshimi. Jo, nuk ka për të ndodhur. Përkundër pritshmërisë, po i siguroni dyfish Monës dhe familjes presidenciale një vend në stanjacionin shqiptar./CityNews
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën Pal...
Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda ka replikuar me nënkryetar...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku një 62-vjeçar ka ...
Një incident është shënuar në plazhin e Ksamilit në Sarandë,...
Policia e Vlorës ka dhënë disa informacione të reja në lidh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jet...
Pas paraqitjes së dorëheqjes të ministrave teknikë ditën e s...
Në një editorial që botuam dje në JavaNews.al, rreshtonim ar...
Një mesazh i ish-Presidentit Barack Obama, pas ngjarjeve në ...
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në plazhin e Portonovës në Zv...
Kushtet aspak normale dhe mësimi me turne në shkollat e krye...
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë paraqitur sot ...
Gjiri i Gjipesë është një nga gjiret më të bukura të Rivierë...
Njëri nga njerëzit e afërt të akademikut Ylli Popa, ish-krye...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian ...
Zbardhen disa nga përgjimet e efektivit të policisë që akuzo...
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë dhënë sot dorë...
Një seri mediash proqeveritare kanë deformuar një raport të ...
Ministrat teknikë të Lulzim Bashës kanë dhënë sot dorëheqjen...
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë dhënë sot dorë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...