Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në një editorial që botuam dje në JavaNews.al, rreshtonim arsyet se përse kishte ardhur (dhe kaluar) koha që ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 25 qershorit, të linin postet që mbanin. Teknikët që opozita propozoi në dikasteret e Punëve të Brendshme, Drejtësisë, Financave, Arsimit e Shëndetësisë, ishin produkt i një situate tejet specifike, të krijuar në mesin e muajit maj, kur afrimi i zgjedhjeve nxirrte si nevojë urgjente mbylljen e çadrës së protestës së opozitës dhe fillimin e fushatës elektorale. Marrëveshja Rama-Basha e 17 Majit bëri të mundur që kjo të ndodhë, edhe përmes hyrjes de facto në qeveri, të ekspertëve të propozuar nga opozita.
Prania e ministrave teknikë siguroi jo vetëm kontrollin mbi administratën shtetërore gjatë zgjedhjeve, por shfryu totalisht klimën e tensionit politik që kishte sjellë protesta e çadrës, si dhe ofroi legjitimitetin e munguar për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga kjo pikëpamje, misioni i ?teknikëve? ishte dhe mbetet një faktor sa i veçantë e i paprecedent, aq edhe pozitiv, në mbajtjen e situatës politike e sociale në Shqipërisë, brenda kufinjve të normalitetit.
Duke futur njerëzit e propozuar prej tij në qeverinë Rama, kreu i opozitës e dinte se i kishte hequr vetes të gjitha alibitë për të kontestuar rezultatin e 25 Qershorit. Ashtu siç pritej, Basha korri një humbje therëse në zgjedhje, çka solli ngrirjen e funksioneve të tij dhe rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike përmes një procesi, i cili krijoi jo pak kundërshti brenda partisë. Janë pikërisht këta kundërshtarë të zotit Basha, por edhe aleatë të tij të partive afër PD, që kanë vënë re javët e fundit sesa false dhe e papranueshme ishte mbajtja e teknikëve në qeverinë Rama. Një kabinet ku kryeministri refuzoi edhe t?u japë dorën ministrave të opozitës dhe ku prezenca e tyre ishte bërë prej kohësh jonormale.
Largimi i ministrave teknikë erdhi pas aktit formal të hartimit të një raporti mbi atë që ata mundën të vrojtojnë në lidhje me procesin elektoral në sektorët që drejtuan për rreth tre muaj. Një raport ky që vështirë se do të sjellë diçka të re në favor të kauzës së opozitës, se zgjedhjet ishin të blera nga qeveria. Në konkluzionet e nxjerra së fundi nga Ministria e Brendshme, e drejtuar nga ministri teknik Dritan Demiraj, hidheshin poshtë indirekt pretendimet për një blerje masive votash nga ana e partive të shumicës.
Ikja e teknikëve i kthen vendit një situatë normale në dy rrafshe. Së pari, qeveria nuk do të ketë brenda vetes, qoftë edhe për pak ditët që i kanë mbetur, emërtesa të pavotuara. Pra që nuk shprehin një vullnet elektoral popullor. Së dyti, opozita tashmë mund të marrë frymë lirisht dhe ta thotë me gojën plot e shikimin e kthjellët, atë që mendon për qeverinë e tanishme dhe atë që do të vijë.
A do të thotë ikja e ministrave teknikë, se marrëveshja e 17 Majit nuk do të ketë një ?zgjatje kontraktuale?? Me gjasë që do të jetë kështu. Tashmë edhe Rama, por mbi të gjitha Basha, nuk do të jenë më të shtrënguar të flasin e veprojnë nën hijen e një akordi që evitoi kolapsin e zgjedhjeve, por që mesa shihet, do të zhbllokojë lojën politike mes pozitës dhe opozitës pas shtatorit. (Javanews.al)
Një mesazh i ish-Presidentit Barack Obama, pas ngjarjeve në ...
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në plazhin e Portonovës në Zv...
Kushtet aspak normale dhe mësimi me turne në shkollat e krye...
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë paraqitur sot ...
Gjiri i Gjipesë është një nga gjiret më të bukura të Rivierë...
Njëri nga njerëzit e afërt të akademikut Ylli Popa, ish-krye...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian ...
Zbardhen disa nga përgjimet e efektivit të policisë që akuzo...
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë dhënë sot dorë...
Një seri mediash proqeveritare kanë deformuar një raport të ...
Ministrat teknikë të Lulzim Bashës kanë dhënë sot dorëheqjen...
Ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë dhënë sot dorë...
Çudirat e politikanëve shqiptarë nuk kanë fund. Do të habite...
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, mori pjesë n...
Aktori i njohur, i cili dhuroi buzëqeshje pafund në çdo cep ...
Gjatë ditës së sotme operacionet policore kanë asgjësuar gji...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka vënë alar...
Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina, ka reaguar për...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar shpesh, që gjatë fushatës...
Një 63-vjeçar është arrestuar pasi u zbulua se kishte kryer ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...