Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Afrim KRASNIQI
Janë zgjedhur të përfaqësojnë zonën? Kanë bërë premtime në fushatë dhe janë betuar se do tu qëndrojnë afër zgjedhësve? Shteti ynë paguan udhëtimet e deputetëve për në zonën e tyre elektorale dhe shpenzimet për zyra për të mbajtur kontakte midis deputetëve e zgjedhësve.
Pavarësisht se nuk janë zgjedhur nga qytetarët, por janë emëruar nga partitë nga lista proporcionale, pavarësisht se nuk ka sens të ketë zyra elektorale të kandidatëve / deputetëve në një sistem proporcional votimi.
Po sa përfaqësues janë deputetët? Ja një detaj interesant i nxjerr nga monitorimi i zgjedhjeve dhe i parlamentit nga Instituti i Studimeve Politike: 70% e deputetëve banojnë në Tiranë, 64 deputetë të zgjedhur në qarqe të tjera banojnë në Tiranë.
Pra, Tirana përfaqëson 70% të parlamentit, edhe pse në sistemin tonë të votimit Tirana si qytet (jo si qark) përfaqëson vetëm 14% të totalit të mandateve parlamentare në Kuvend.
Qyteti i dytë më me ?shumë? deputetë është Durrësi, me 4,2% deputetë banorë, ndjekur nga Shkodra e Fieri me nga 3,5%, Vlora e Elbasani me 2,8%, etj. Ka qarqe si Kukësi ku asnjë deputet i zgjedhur më 2017 nuk banon në qark, apo si Dibra ku vetëm 1 nga 6 deputetët e zgjedhur banon në qark.
Fakt tjetër interesant: 140 deputetët banojnë në vetëm 17 nga 61 bashki, pra në vetëm 27% të njësive vendore të Republikës së Shqipërisë, megjithëse janë votuar si pjesë e listës shumë-emërore në të gjithë vendin dhe nga të gjithë qytetarët. Asnjë nga deputetët e partive të vogla fituese me mandate në zgjedhje nuk banon në zonën elektorale ku janë zgjedhur.
Fakt tjetër interesant: në vetëm një pallat në Tiranë, në një zonë moderne ndërtimi, banojnë katër deputetë nga tre parti të ndryshme, ? pra më shumë sesa numri i deputetëve që ka qarku i Kukësit.
A mund të ketë lidhje e llogaridhënie midis deputetëve turistë, që banojnë në Tiranë dhe që në rastin më të mirë kalojnë fundjavën në zonën e tyre elektorale, apo midis deputetëve që jetojnë në kushte, rrethana, mjedis e komoditet shumë më të lartë e më të mirë sesa banorët e zonës së tyre elektorale? Partitë thonë se po, deputetët gjithashtu. Në fakt, asnjë e dhënë nuk e provon këtë përgjigje optimiste.
Në përgjithësi deputetët e përdorin zonën kryesisht për marketing, aneks të punës së tyre, shihen rrallë me zgjedhësit, ? vetë partia ua ndryshon zonën e qarkun çdo 4 vjet, ? ndaj edhe nuk kanë ndonjë kontratë politike apo sociale me votuesit.
Vetë partitë, kur bëjnë analiza lokalë, iu adresohen zyrave të tyre lokale për të mbledhur mendimet e qytetarëve mbi partinë dhe jo zyrave të deputetëve apo vetë deputetëve, duke pranuar se përfaqësues real nuk janë deputetët, por kryetarët lokalë, zyrat partiake dhe partia lokale! Madje, asnjë nga kryetarët e partive parlamentare nuk banon jashtë Tiranës, me përjashtim të atyre që kanë ndërtuar vila private luksoze në resorte e zona turistike!
A mund të kemi një sistem më përfaqësues, më afër zgjedhësve, më cilësor dhe më llogaridhënës? Po. E kemi pasur me sistemin mazhoritar, e kemi pasur pjesërisht me sistemin e përzier, dhe mund ta kemi edhe në proporcional nëse partnerët e 18 majit do të mbajnë premtimin amerikan për ?demokraci nga qytetarët, për qytetarët dhe me qytetarët?. Shanset për ta arritur? Deri tani shanse minimale??vetëm teorike!
Sipas statistikave ka të paktën një person në botë që duket ...
Të dielën që lamë pas, rreth orës 21:00 është aksidentuar ga...
Ka disa ngjarje të jashtëzakonshme të njerëzve të thjeshtë t...
Vera sjell gjithmonë diellin dhe gëzimin në jetën tonë, madj...
Njëzetë mijë dollarë për të jetuar si Elvis Presley.Kaq ësht...
Kryetari i Partisë Republikane, deputet i zgjedhur i Partisë...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Par...
Mbërrijnë turistët në liqenin “çudibërës” në Lenie të Gramsh...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Dërstilë të Elbasa...
Një 66-vjeçar nga fshati Shkozë, në Pukë është arrestuar dit...
Jeta në çift është një nga sfidat më të bukura, të cilën e f...
Janë pezulluar hetimet e mbetjeve kimike për kontinierët me ...
Emergjencat Civile kanë dhënë një informacion përmbledhës pë...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka re...
Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për D.SH i cili akuzo...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetari i PD n...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar...
Byzylykët e të burgosuesve dhe mungesa e tyre janë kthyer pr...
“Unë kam aplikuar për të sjellë motrën time në Amerikë. Desh...
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një shpërthimi të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...