Protestat para Kryeministrisë/ Berisha: Mbështesim të drejtën e çdo qytetari për të protestuar
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë të qartë edhe njëherë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë të qartë edhe njëherë ...
Falë politikave të sukseshme të Qeverisë Rama për ta rilindur Shqipërinë, 2-3 vitet e fundit është rritur në mënyrë eksponenciale numri i shqiptarëve të dëshpëruar, që ia mësyjnë Gjermanisë.
Autoritetet federale gjermane, ndonëse të alarmuar nga një dyndje e tillë e shqiptarëve të dëshpëruar shumëfish më e madhe në numër se dyndja e korrikut 1990 në kohën e diktatorit Alia, janë përpjekur ta trajtojnë me një surdinë mediatike këtë problem.
Policia, autoritet federale dhe diplomatët gjermanë në Tiranë ngjashëm me omertanë siciliane, po përpiqen ta nënvlerësojnë mediatikisht këtë problem. Ato kryesisht e trajtojnë si një problem azilkërkuesish shqiptarë në Gjermani. Faktikisht problemi i azilkërkuesve është vetëm maja e ajsbergut të telasheve, që Rilindja e Kryeministrit Rama i shkakton aleatëve gjermanë dhe adminsitratës së mikes së tij për kokë, Kancelares Merkel.
Droga, armët, municionet, lëndët plasëse ushtarake (military grade explosives) dhe operativët e Daesh-it, që mbërrijnë me rrugë tokësore (me kamionë, trajlera, autobuzë e autovetura) në Gjermani të nisura nga bazat e tyre brenda territorit shqiptar, thuajse nuk përmenden nga administrata Merkel.
Të tillë armë, municione e lëndë plasëse jo vetëm po mbërrinë në Gjermani, por duke zëvendësuar bandat kriminale malazeze, ato po dërgohen nga kriminelët shqiptarë edhe në Belgjikë për terroristët çeçenë (jo në Molenbeek-un e famshëm për të keq). Në këtë kontekst shprehim keqardhjen tonë të thellë që diplomatët gjermanë në Tiranë as nuk denjuan t?i përgjigjeshin një kërkese me shkrim për më shumë info mbi qëndrimin zyrtar të ambasadës për këto trafiqe të bërë nga ana jonë nja 5-6 muaj më parë . Me sa duket të tillë diplomatë preferonin rolin e strucit me kokën zhytur në rërë, në vend që të përballeshin me fakte e prova për të tilla trafiqe me rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Thjesht omerta siciliane me ?kaskadorë? gjermanë!
Gjermania trampolinë për klandestinë?.. drejt Anglisë
Tashmë omertaja gjermano-siciliane ka filluar të ?shqepet?, si të ishte një thes i stërmbushur me?.. Në mediat gjermane kemi gjithnjë e më shumë raporte për doganat e policinë gjermne, që herë pas here u kap narkosve shqiptarë kanabis në sasi prej dhjetra kuintalësh si edhe heroinë e kokainë në sasi prej dhjetra kilesh.
Tashmë mediat gjermane (dhe ato angleze pakëz pas pilafit) kanë dhënë alarmin për përdorimin e aeroporteve të vogla dhe fushave të aviacionit (airstrips) gjysëm të braktisura për dërgim klandestinësh shqiptarë dhe jo vetëm me rrugë ajrore nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar. Faktikisht gjendja reale është edhe më zi, sesa raportohet në mediat gjermane e angleze. Bandat e strukturuara kriminale shqiptare duke synuar para qyl, dërgimin e një familje shqiptare klandestinë me avion nga Gjermania në Angli e përdorën si tip ?Dry Run?, për të provuar sa e mundshme dhe e mundur ishte një transport i tillë për dërgimin në Angli me rrugë ajrore të operativëve të ISIS-it, me përvojë nga fushë betejat e Sirisë e Irakut.
Rruga detare
Bandat e strukturuara kriminale shqiptare për klandestinët, por edhe për aspirantët terroristë, që nuk kanë mundësi të paguajnë cmimet e kripura për transport ajror ?VIP?, ofrojnë përsëri rrugën gjermane për në Angli. Porti i Kuks-it (Cuxhaven), duke qënë më i vogël se Bremeni dhe dukshëm më i vogël se Hamburgu shërben në mënyrë të shkëqyer për të imbarkuar të tillë ?pasagjerë? për në Angli, pa rënë shumë në sy.
Klandestinëve shqiptarë u jepet ndihmë e gjithanëshme, që të hipin jo vetëm në kamionë, trajlera e kontejnerë, por madje edhe për tu fshehur direkt në tragetet (në barkat e shpëtimit, depot e bashit apo depot e bombolave atizjarr me gaz CO2), që nisen për në portet angleze. Së fundi autoritetet angleze kanë interceptuarë dhe kthyer mbrapsht në Gjermani 70 emigrantë të tillë ilegalë. Interesant është fakti, që krahas policisë së emigracionit për të kwto trafiqe në Linjën Gjermani-Mbretëri e Bashkuar janë të intersuar edhe NCIS-i britanik, madje edhe djemtë e ?Special Branch-it?! Shumica e këtyre klandestinëve si zakonisht ishin shqiptarë.
Televizioni pro qeveritar shqiptar reklamon Cuxhaven si portë dalese e sigurtë për klandestinët shqiptarë
Të alarmuar nga të tilla zhvillime shqetësuese autoritetet gjermane kanë rritur si prezencën edhe vigjilencën në Portin dhe periferinë e Cuxhaven-it. Vecanërisht shqetësuese ishte për policinë dhe BFV-në gjermane lajmi reklamë i emetuar nga një televizion kombëtar i afërt me qeverinë shqiptare, sipas të cilit Cuxhaven ishte një shteg (rrugëkalim) i sigurtë për klandestinët shqiptarë jo vetëm me destinacion Anglinë (portin e Imingham-it), por edhe drejt destinacioneve amerikanoveriore. Këto masa policore-agjenturale kanë filluar të japin rezultatet e para. Në rrjetën e policisë gjermane së fundmi ranë 15 klandestinë, ku 12 prej tyre ishin shqiptarë. Destinacioni kësaj rradhe ishe?.. Kanadaja!
Mjaftojnë të tilla fakte, që janë pasqyruar edhe nga mediat gjermane (kryesisht ato lokale dhe portale të ndryshme me peshë të lehtë mediatike d.m.th. media jo të tipit ?mainstream?) për të dhënë alarmin për faktin se Shqipëria e rilindur jo vetëm nuk eksporton stabilitet, sic mburren ministreshat shqiptare, por faktikisht eksporton telashe, kokëcarje madje edhe rreziqe vdekjeprurëse për disa nga aleatët tanë të NATO-s./Gjergj Thanasi
Dy të rinj janë paraqitur mëngjesin e sotëm në spitalin e Sh...
Temperaturat e larta të muajit gusht po shkaktojnë zjarre në...
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka sulmuar publikisht anali...
Disa deklarata të njerëzve të njohur apo më pak të njohur pu...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar një ra...
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi pë...
Një turist është përballur me një situatë të pakëndshme në S...
Në Shqipëri kur ndryshon kryetari i një partie, ka një treg...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë disa detaje të reja në ...
Janë vargje të Nolit. Shkëputur nga vjersha ”Jepni për nënën...
Një vajzë nga Tirana ka denoncuar dy djem të rinj për vjedhj...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrug...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një foto afër pl...
Me 27 Maj 2015, një grup inspektorësh nga kompania britanike...
Gazetari i njohur Bledian Koka nuk do të jetë më pjesë e stu...
Situata e zjarreve në vend është alarmante, pavarësisht gati...
Pamje aspak të hijshme kanë ofruar ditën e sotme në Sarandë,...
Për vite me radhë kërkesa e të sëmurëve që kryejnë hemodiali...
Dita e djeshme mund të ketë qenë një ditë normale për shumë ...
Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe ka...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...