Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Në Shqipëri kur ndryshon kryetari i një partie, ka një tregues të sigurt për atë se kur kryetari i ri e fiton kontrollin mbi partinë, nëse arrin ta fitojë. Partia përkatëse nis të quhet me emrin e tij në fjalorin informal popullor, por edhe në media. Kështu, Partia Socialiste, e cila dikur quhej Partia e Nanos, sipas emrit të kryetarit të saj Fatos Nano, nisi të quhet Partia e Edit, pak kohë pasi Edi Rama e zëvendësoi Nanon në postin e kryetarit.
Partia Republikane, e cila quhej Partia e Godos, nisi të quhet Partia e Mediut pak kohë pasi ky e zëvendësoi Sabri Godon në krye të partisë. PBDNJ, e cila dikur quhej Partia e Melos, nisi të quhet Partia e Dules, shpejt pasi Vangjel Dule e zëvendësoi Vasil Melon në krye të partisë. LSI vazhdon të quhet Partia e Metës edhe pasi ky dha dorëheqjen nga posti i kryetarit tre muaj më parë, dhe me siguri kështu do të vazhdojë të quhet sa kohë të ekzistojë si parti.
Partia Demokratike që nga fillimet e saj nisi të njihej si Partia e Berishës apo e Saliut, varësisht sipas simpatisë apo antipatisë për liderin e saj të atij që po e përmendte. Megjithëse që prej katër vjetësh Lulzim Basha ka zëvendësuar Sali Berishën në postin e kryetarit të partisë, duke fituar dy palë zgjedhje në parti me 90% të votave, PD-në akoma nuk e quajnë Partia e Lulit apo Partia e Bashës. Kjo tregon se rezultati i dy palë zgjedhjeve në parti është një mashtrim i madh. Basha jo vetëm që nuk është bërë dot lider në parti, por ai shihet si një outsider në parti.
Lulzim Basha ka një ëndër. Ëndrra e tij nuk është që të fitojë një palë zgjedhje parlamentare si kryetar i PD-së, këtë ai as nuk e ëndërron. Ëndrra e tij është që PD-në të nisin ta quajnë me emrin e tij. Ndonëse thellë-thellë ai është i bindur që sado të rrijë në postin e kryetarit të PD-së, nuk ka gjasa që partia të quhet me emrin e tij, si Partia e Lulit, ose Partia e Bashës. Sado zgjedhje në parti të fitojë Basha me 90% të votave, ato nuk e bëjnë atë që ta ketë partinë nën kontroll. Basha kontrollon vetëm selinë e partisë, jo partinë.
PD nuk mund të bëhet kurrë Partia e Lulit, ose Partia e Bashës, sepse ai nuk ka qenë kurrë Luli apo Basha i partisë. Ai ka qenë një outsider që u katapultua në poste të larta në parti, në një moment kur Berisha donte të sillte fytyra të reja në parti, ashtu si pronari i një butiku nxjerr disa manikinë të rinj në vitrinë. Luli është një manikin politik në zyrën e kryetarit të PD-së.
Ironia e madhe është se më shumë mundësi ka që PD të fitojë nofkën Partia e Kunatit të Lulit, se Partia e Lulit. Se në fakt është kunati i Lulit që e kontrollon vulën e partisë, duke qenë se kontrollon Lulin. Dhe vula e partisë është shumë fitimprurëse për kunatin e Lulit dhe për vetë këtë të fundit./CityNews
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë disa detaje të reja në ...
Janë vargje të Nolit. Shkëputur nga vjersha ”Jepni për nënën...
Një vajzë nga Tirana ka denoncuar dy djem të rinj për vjedhj...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrug...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një foto afër pl...
Me 27 Maj 2015, një grup inspektorësh nga kompania britanike...
Gazetari i njohur Bledian Koka nuk do të jetë më pjesë e stu...
Situata e zjarreve në vend është alarmante, pavarësisht gati...
Pamje aspak të hijshme kanë ofruar ditën e sotme në Sarandë,...
Për vite me radhë kërkesa e të sëmurëve që kryejnë hemodiali...
Dita e djeshme mund të ketë qenë një ditë normale për shumë ...
Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe ka...
Ish kryeministri i i vendit, Sali Berisha teksa ka postuar n...
Nuk krijon shpesh lajm mirëpo kur e bën një gjë të tillë sig...
Sot në pjesën më të madhe të Hemisferës Lindore do të shihet...
Prej muajsh flitet për një lidhje të mundshme mes Onit Hysen...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i tre ditëve ...
Në librin e tij të fundit “Pabesia e një ambasadori në Tiran...
Vendi është pushtuar së fundmi nga temperaturat e larta që a...
Politologu i njohur, Afrim Krasniqi ka publikuar CV e një pr...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...