Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Disa deklarata të njerëzve të njohur apo më pak të njohur publikisht, për të braktisur Shqipërinë, jo vetëm kanë zënë një vend më të madh nga sa e meritonin në këto ditë të nxehta pa lajme, por shpesh herë kanë ndezur një debat qesharak dhe të pa vend. Duhet ta themi që në fillim dhe pa hezitim se, nëse dikush shpall se largohet pasi nuk gjen hapsirat e duhura, pasi i kanë suprimuar vendin e punës, pasi i kanë çpuar gomën e makinës, kjo nuk është një çështje kombëtare.
Largimi i atyre që kanë mundësi ta shpallin këtë akt me bujë, është krejt i ndryshëm nga ai i dhjetra mijë shqipëtarëve që zgjedhin ta braktisin këtë vend nga pamundësia. Sepse ikjet e tyre nuk kanë asnjë tagër plus për të treguar, as se Shqipëria është më e mirë, as se ajo po bëhet më e keqe.
Ato janë thjeshtë zgjedhje personale, të marra sa nga racionaliteti i mundësive, po aq dhe nga emocionaliteti i momentit. Ata që ikin nuk janë as heronj që nuk pajtohen me gjendjen e keqe dhe as tradhëtarë që po braktisin anijen. Akti i tyre nuk është simbol për asgjë.
Personalisht jam një nga ata që e pëlqen përditë e më pak këtë vend. Nuk jam dakord me mënyrën se si po shpërfytyrohet qyteti im, se si rokaqiejt po zënë diellin, se si po zhduken rrugicat ku rendnim pas një topi pedhëdhjetsh, se si po zaptohen tokat në bregdet, se si po ndotet ajri, se si po shfarosen pyjet, se si ujin nuk e pi dot më drejt e nga çezma, se si domatet nuk kanë shijen e dikurshme dhe se si mishin është gjithnjë e më e vështirë ta gjesh të pa bombarduar me antibiotikë.
Por, pavarësisht nga këto, kam vendosur të jetoj në një atdhe që e kritikoj çdo ditë e më shumë, as thjeshtë për patriotizëm, as thjeshtë për profesionin që bëj.
Në këtë vendim të brendëshëm ka diçka më të komplikuar, që më ka bërë t?i rrezistoj edhe eksodit biblik të anijeve edhe shpërthimit të depove të ?97.
Besoj se kushdo që ka lexuar sadopak për dëshmitë e gjata të francezëve të larguar që kanë provuar ? le mal du pays?, të britanikëve që kanë ndjerë peshën e ?homesickness?, apo të mercenarëve të zvicerës gjermanike që i mundonte « heimweh », kur ishin larg vendit të tyre, e ka të qartë se për çka flas. Në lojë është ajo që psikologët e njohin si sindromën e mungesës së vendlindjes: një lloj nostalgjie për vendin e origjinës, për zbehjen e gjërave familjare, për largësinë nga kujtimet e fëmijërisë, nga gjuha e nënës, nga kultura me të cilën je rritur.
Mënyra se si gjithësejcili e zgjidh këtë raport delikat me veten e tij, midis kujtimeve të së shkuarës dhe ambicieve për të ardhmen, midis anës emocionale dhe sfidës për të riskuar, është një çështje krejtësisht personale.
Unë vetë kam zgjedhur të parat. Por kjo shpesh nuk më ka penguar t?i shoh herë me ironi dhe herë me nënqeshje, ata emigrantë të larguar prej vitesh nga ky vend, të prekur nga sindroma e mallit të vendlindjes. Sa herë kemi bërë humor me ta, me patriotizmin e tyre të ekzagjeruar, me pathosin që tregojnë për çdo simbol kombëtar, me idealizimin që i bëjnë historisë, gjuhës, traditave, me entuziazmin që tregojnë edhe për ndryshimin apo përparimin më të vogël që shohin në vendin që kanë lënë pas prej vitesh.
Ne e kuptojmë se në shumë raste ajo është fabula që i duhet për të mbajtur në kontroll sindromën e tyre që shpesh herë mund të çojë deri në depresion, mungesë motivimi dhe izolim social.
Ne të gjithë e dimë, se Shqipëria që ata shohin, prekin dhe vizatojnë, nuk është ajo realja. Ajo është një produkt i përrallëzuar si pasojë e sindromës së tyre. Si pasojë e mallit, nostaligjisë dhe kujtimeve që atyre u mungojnë. Të gjitha këto detaje të vogla luajnë për ta rolin e madlenës së Prustit, që sublimon çdo aromë dhe shije që u vjen nga vendi që kanë lënë pas.
Eshtë kjo qasje që shpesh i bën objekte të vënies në lojë, sepse atdheu i tyre ideal, nuk është atdheu të cilin ne jetojmë përditë. Sepse rrëfimi i tyre është krejtësisht emocional dhe i tjetërsuar.
Por, po aq sa nuk është e vërtetë kjo Shqipëri e idealizuar e pikturuar kësisoj, po aq nuk është real edhe shpëtimi prej saj përmes largimesh te bujshme, që vizatojnë të kundërtit e tyre.
Pikërisht ata që janë vënë së fundi në qendër të debatit duke deklaruar publikisht se shpëtimi gjendet larg këtij vendi të pajetueshëm.
Në të dyja rastet, qëndrimet e tyre nuk ia vlejnë të bëhen pjesë e debatit publik, as të hipotekohen si fakte të vërteta, as të privatizohen nga grupime të ndryshme shoqërore. Ato nuk kanë asnjë vlerë më shumë sesa atë të një përjetimi personal.
Zhurma e krijuar nga shpallja e disa largimeve të bujshme nga vendi, nuk është asgjë më shumë se pasojë e një vere të nxehtë dhe pa lajme. Sepse imazhin e Shqipërisë që njohim nuk mund ta ndryshojnë emocionet momentale të askujt.
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar një ra...
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi pë...
Një turist është përballur me një situatë të pakëndshme në S...
Në Shqipëri kur ndryshon kryetari i një partie, ka një treg...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë disa detaje të reja në ...
Janë vargje të Nolit. Shkëputur nga vjersha ”Jepni për nënën...
Një vajzë nga Tirana ka denoncuar dy djem të rinj për vjedhj...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrug...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një foto afër pl...
Me 27 Maj 2015, një grup inspektorësh nga kompania britanike...
Gazetari i njohur Bledian Koka nuk do të jetë më pjesë e stu...
Situata e zjarreve në vend është alarmante, pavarësisht gati...
Pamje aspak të hijshme kanë ofruar ditën e sotme në Sarandë,...
Për vite me radhë kërkesa e të sëmurëve që kryejnë hemodiali...
Dita e djeshme mund të ketë qenë një ditë normale për shumë ...
Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe ka...
Ish kryeministri i i vendit, Sali Berisha teksa ka postuar n...
Nuk krijon shpesh lajm mirëpo kur e bën një gjë të tillë sig...
Sot në pjesën më të madhe të Hemisferës Lindore do të shihet...
Prej muajsh flitet për një lidhje të mundshme mes Onit Hysen...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...