Grusht gruas në mes të Durrësit për paratë/Si e pësoi burri
Një grua është dhunuar në rrugët e qytetit të Durrësit nga n...
Nga Flutura Açka
Demokracia qesharake shqiptare
Ky fillimgushti më gjeti duke lexuar librin me kujtime të mikut tim të vjetër, Kurt Kola, me titull ?Në Shqipërinë burg? dhe kjo më ndodhi menjëherë pasi vizitova (në fare pak ditë që qëndrova në Tiranë këtë verë) Muzeun e Gjetheve. Desha t?ia plotësoj njohjen për Shqipërinë tim biri, një fëmijë shumë i interesuar për historinë dhe gjithçka përreth identitetit tij të dyfishtë etnik. Në korridorin e Muzut të Gjetheve ndesha me një vajzë të re, e cila më dha të njohur dhe më kujtoi se ishim takuar në një takim letrar për një nga romanet e mi dhe se kishte emrin e njërës prej personazheve më të rëndësishëm të romanit tim ?Ku je??, botim i vitit 2009. Më tha se sa herë vinte në punë aty, asaj i kujtohej romani im, që lidhej kaq shumë me historinë që ajo strehë famëkeqe mban.
Sigurisht ajo ishte vetëm një asistente dhe një vajzë e re dhe shumë e pafajshme për gjithë çfarë rri varur dukshëm dhe fshehtas në historinë e asaj ngrehine, por i shpjegova shkurt se në të gjithë muzetë e botës, libra si romani im dhe shumë vepra që kanë subjekt atë kohë të errët, do të ishin të ekspozuar në një sallë më vete, për t?i dhënë me dije vizitorëve (por edhe ndërgjegjjes sonë) se ne po merremi me shqyrtimin e së keqes që na e deformoi (bindja ime personale) gati ADN-në. Në atë raft duhet të ishte edhe ky libër me kujtime i Kurt Kolës, një libër rrëqethës për nga e vërteta dhe një dëshmi e një nga krimeve më të mëdha historike. Një genocid i pastër për të cilin askush deri më sot nuk është akuzuar. Vajza e re mblodhi supet, fundja unë isha shumë e lumtur që njëra e brezit të saj lexonte autorë shqiptarë, madje me një vëmendje të admirueshme.
Në fund të vizitës, mes komplimenteve për kuratorët dhe gjithë stafin që ka punuar me të, në librin e shënimeve të mia, shkrova: ?Po vrasësit kush janë??. Meqenëse dokumentet e ekzpozuara aty janë të deklasifikuara, dhe në shumicën e tyre janë emrat e viktimave, dhe statistika pafund për të vrarë, të burgosur, të humbur, të internuar, të dhunuar, të deportuar, të përzënë me fe e me farë, pse nuk janë emrat e vrasësve. Sepse viktimat me emër kanë edhe vrasës me emër?
Me këtë shllim mental, e lashë Shqipërinë dhe në vend të parasolave të plazheve private shqiptare (disa vërtet të mrekullueshëm, aty ku vandali rajonal dhe qeveritar nuk ka vënë dorë), zgjodha të ftohtin gushtor të Europës dhe çadrën time aerodinamike, që më mbron nga athëtia e tepruar shqiptare dhe nga erërat deri në 80 km në orë. Në ato pak ditë në Shqipëri, në ato pak çaste që hapa televizorin për ndonjë njoftim nuk m?u shmang për asnjë edicio lajmesh kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili ka vendosur që për çdo fendë të vetën të bërë me paratë e shqiptarëve të dalë e të flasë dora vetë (kurioze të di ç?këshilltarë të dobët ka ky njeri), njoftimet mbi javën e parë të presidentit të ri, entuziazmin e papërshkruar të rinisë partiake në qirtoret e ngritura në Jalë e kudo në kampingjet për rioshët e partive (që do të sjellë parazitët e dhe përfituesit e ardhshëm politikë), gjumin dhe plazhin për qejf të opozitës, themethashet me-dhe-pa bikini nëpër rërë të vip-ave të sajuar, një histori gruaje e zënë në grackë në seks e sipër nga kunatëria dhe që të nesërmen protestoi të mos ia zinin dashnorin me gojë (a thua se ishte një mekanizëm dhe i ishte hequr spina!) dhe zjarret, zjarret që i vinin të mërziturit që nuk mbillnin dot kanabis pasi nuk i lejonin po ata që i kishin lejuar vitet e fundit. E kam shkruar edhe më parë, pasojat e Shqipërisë së kanabizuar vitet e fundit, do të jenë të lemerishme, shenjat e para i dhanë zgjedhjet, zjarret janë vetëm vazhdimi, ppr nuk keni parë gjë akoma.
Shkurt, demokracia për të cilën kemi ëndërruar të jetë e shëndetshme të gjithë, është bërë qesharake. Më qesharake nuk mund të bëhet. Në cilën demokraci mund të ndodhë që Opozita të jenë edhe President edhe pjesë e Qeverisë, pra një demokraci pa Opozitë nuk është demokraci.
Tek nisa të lexoj ?Në Shqipërinë burg? të mikut tim Kurt Kola, m?u kujtua një nga takimet e para me të aty nga fillimi i viteve 2000. Ai u afrua, u takuam dhe u përkul mbi karrocën e tim biri, ia zgjidhi rripat dhe e la të lirë fëmijën, dhe unë, edhe pse me merakun e nënës që mund t?i rrëzohej fëmija që hidhte shkelma nga lumturia e mbjellë nga çlirimi që i ndodhi, prita disa minuta në respekt të këtij njeriu që kishte kaluar një gjysmë shekulli burgeve, kampeve, gjyqeve dhe hetuesive të diktaturës. ?Nuk shoh dot njerëz të lidhur?, u shfajësua. Këtë çast epik në sytë e mi, e kam përshkruar në romanin tim ?Ku je??, që duhej të ishte (bashkë me mijëra dëshmi rrëqethëse të krimeve të diktaturës) pjesë e Shtëpisë së Gjetheve. Por nuk do të jetë kurrë sepse Shqipëria vazhdon të jetë një burg, por një burg kaotik, sa kohë do të ketë një demokraci qesharake, pjesë e së cilës kam dhimbje të jem.
Një grua është dhunuar në rrugët e qytetit të Durrësit nga n...
Diçka e çuditshme është shfaqur në qiellin shqiptar, duke al...
Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kallarat të Vlorës pak...
Pas mbylljes së rrugës për refugjatët në Detin Egje, Evropa ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama prej disa kohësh ka tërhequr...
CityNews publikoi një ditë më parë një denoncim që vinte nga...
Nëse ditët e fundit keni vënë re që në rrjetet sociale të pj...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elekrtike po kryen di...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është përpjekur të k...
Duket se zjarret e shumta që janë regjistruar ditëve të fund...
Edhe në Itali ka punë por nuk ka profesionistë: Mbi 20,6% e ...
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka mbajtur në detyrë në të nj...
Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm se ekziston një lis...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arre...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe dy senatorë republikanë...
Aktori i njohur Julian Deda ka ironizuar ditën e sotme munge...
Informacioneve të mëparëshme jo zyrtare, që bënin fjalë për ...
Prej gati 2 muaj vendi po përballet me një situatë të vështi...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...