“Dyfytyrësia” e politikanëve rrënon vlerat morale
Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, në veçan...
Kreu i partisë ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima, i është rikthyer sërish importit të mbetjeve, duke krahasuar Shqipërinë me Kinën.
Në rrjetet sociale, Kokëdhima shkruan se Kina ka shkaktuar një tërmet këtë korrik, duke deklaruar se nuk do importojë më mbetje nga Bashkimi Evropian, ndërsa shtron pyetjen nëse do t?i pranojë ato Shqipëria.
Më tej, ai ka akuzuar direkt kryeministrin Edi Rama, duke thënë se mbushi administratën me tutkunë, injorantë, militantë partie të pashkolluar, të korruptuar dhe të inkriminuar.
Ja reagimi i plotë:
Kina ndalon importin e mbetjeve të Europës, a do i pranojë ato Shqipëria?
Ku qëndron sekreti i sevdasë që ka shfaqur kryeministri ynë për të sjellë në Shqipëri mbetjet e Europës dhe të botës?!
Kina ka shkaktuar një tërmet këtë korrik, duke deklaruar se nuk do importojë më mbetje nga Bashkimi Europian. Pekini ka vendosur të mos lejojë më të hyjnë në territorin kinez mbetje plastike, tesktile, letra dhe kartona e deri inertet. Kina ishte importuesi më i madh i mbetjeve në botë me 50 milion? ton? në vit, për industrinë e riciklimit.
Deklarata e autoriteteve kineze me këtë rast thotë: “Kontrabandistë kinezë, në bashkëpunim me ata të huaj, kanë përfituar nga ligji mbi importin e mbetjeve, për të futur ilegalisht mbetje të rrezikshme në Kinë. Na duhet të mbrojmë interesat mjedisore të vendit tonë dhe shëndetin e njerëzve”.
Këtë vendim Kina do ta shoqërojë me mbylljen e një sërë fabrikash riciklimi në vend, që funksiononin nga importi i mbetjeve.
Ky vendim e ka vënë në hall BE-në, e cila, 50% të mbetjeve i eksporton aktualisht në Kinë. Duhen gjetur kështu vende të tjera kamikaze, për të shkarkuar këto miliona tonelata mbetje në vit, që Kina s?do t?i pranojë më. Kjo, me sa duket, është një nga arsyet përse Europa e mbështet kryeministrin tonë me tumane e atlete!
ZGJIDHJA nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet koshi i plehrave që europianët duan të ngrenë në periferi të tyre, për të zëvendësuar landfill-et që po humbasin në Kinë.
Shumë njerëz nuk e kanë shpjeguar dot këmbënguljen e Kryeministrit tonë për të miratuar ligjin për importin e plerave. Kina është një shtet shumë i fortë në shumë drejtime; ekonomia e parë në botë dhe prapë nuk arrinte dot të mbrohej nga mafia e mbetjeve të vendit dhe të Europës. Si do të mbrohet Shqipëria?!
Shteti shqiptar është rrumpallë, administrata e korruptuar deri në palcë, qeveria e kapur nga mafia dhe oligarkia e korrupsionit, vendi pa asnjë kapacitet për menaxhimin e kufijve, doganave, standardeve mjedisore dhe mbetjeve!
Ky vend do të transformohet shpejt në një parajsë të mafies së mbetjeve për fitime kolosale e njëkohësisht në një pus gjigand kanceri për popullin tonë.
Kryeministri e di këtë gjë. Ai, me vetëdije të plotë, ka shkatërruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka zhdukur çdo element të demokracisë në parti dhe në qeverisjen e vendit, ka instaluar një regjim antidemokratik e antipopullor në shërbim të një grushti oligarkësh, e ka mbushur administratën me tutkunë, injorantë, militantë partie të pashkolluar, të korruptuar dhe të inkriminuar.
Ky kryeministër ka uzurpuar gjithë pushtetet dhe burimet. Ai mund të fitojë çdo palë zgjedhje, si ato të 25 qershorit, me 99% sepse vetë i organizon, vetë i kontrollon, vetë i drejton dhe vetë i numëron. Megjithatë, ai ka nevojë të blejë heshtjen e faktorit ndërkombëtar, që ata të mbyllin sytë përpara këtyre të vërtetave dhe të vijojnë mbështetjen ndaj kësaj qeverisje!
Kjo është një nga arsyet pse kryeministri ynë është treguar drejtuesi më servil ndaj interesave dhe diplomatëve të huaj që ka patur ndonjë herë Shqipëria, përveç atyre të qeverive kuislinge gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Aq sa brutal, autokratik dhe i pashpirt shfaqet ndaj popullit të vet, po aq i përulur dhe puthador sillet ndaj të huajve.
ZGJIDHJA nuk do lejojë që ai ta përdorë timonin që ka marrë për të na hedhur kolektivisht në greminë! Ne jemi të vetëdijshëm për rrezikun që po i kanoset vendit. Të gjithë shqiptarët, që e duan këtë vend duhet të luftojnë!Kryeministri është përgatitur të miratojë ligjin për importin e mbetjeve, menjëherë sa të mblidhet parlamenti i ri. Ai tentoi disa herë gjatë vitit të shkuar. Sfida jonë për të mbrojtur atdheun nga pushtimi i plehrave hyn në fazën e vet më të rëndësishme në shtator!
ZGJIDHJA do jetë në krye të rezistencës së popullit tonë kundër planit të ekomafies ndërkombëtare për ta kthyer Shqipërinë në bazë të tyre./CityNews
Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, në veçan...
Është ndoshta nga eventet më të veçanta, si për çiftet, asht...
Policia e Gramshit ka vënë në pranga tre persona, të cilët a...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 31 kor...
Një tjetër aksident ka ndodhur gjatë natës së kaluar, pas at...
Kryeministri Edi Rama iu ka uruar “mirëmëngjes” dhe një javë...
11 hamendje: çfarë bëjnë në këtë zheg ministrat teknikë!Mini...
Policia e Vlorës ka reaguar për atentatin e ndodhur mbrëmjen...
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në ...
Yjet do ndikojnë pozitivisht këtë jave tek jeta juaj ne çift...
Influenca negative e Neptunit nuk do arrije dot te preke jet...
Në fshatin Lez të Prizrenit, jeton vetëm një çift i moshuarÇ...
Secila nga këto pozita të gjumit, e ka një kuptim. Jeni nga ...
Shkencëtarët në Universitetin e Kolumbias kanë kryer një st...
Pavarësisht sa e doni apo nuk e doni, Facebook është rrjeti ...
Në atë që është cilësuar si një vendim historik, një gjykatë...
Një atentat me armë zjarri trondit mbrëmjen e sotme qytetin ...
Zyrtarisht mund të jenë vetëm 7 mrekulli natyrore por planet...
Saranda mbetet destinacioni më i preferuar i turistëve të hu...
Një kryetar bashkie, gruaja e tij dhe 10 persona të tjerë ja...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...