Protestë para bashkisë së Kamzës/ Kryebashkiaku Mziu refuzon të bisedojë
Protestat në bashkinë e Kamzës po vijojnë gjatë ditës së sot...
Shqipëria çdo ditë e më shumë po kthehet në vendin ku gjithçka po jepet me koncesion. E vetmja gjë e padhënë është qeveria. Sot, mediat raportojnë se lejet e qarkullimit të mjeteve dhe procesi i shitjes së tyre do të bëhet nga privati, duke u dhënë me koncesion.
Pak vite më parë, është dhënë dhe kolaudimi i mjeteve nga ish-qeveria e Berishës. Koncesione të tjera të asaj kohe ishin Lotaria Kombëtare, pullat fiskale, markimi i karburanteve, HEC-et, si dhe skanimi në pikat e kalimit të kufirit.
Në atë kohë, pra kur qeveriste Berisha, Edi Rama për gjithçka dilte kundër, pra për ato shërbime, të cilat qeveria e Berishës i dha me koncesion për të përmirësuar shërbimin dhe për të mbledhur të ardhura më shumë në buxhet.
Sot, qeveria shqiptare nuk ka lënë gjë pa dhënë me koncesion, e vetmja që ka ngelur është thjesht dhe vetëm administrata.
Rama ka dhënë me koncesion Check-up, laboratorët, shërbimin e hotelerisë në spitale, instrumentet dhe shërbimin në sallat e operacioneve, djegien e mbeturinave spitalore. Mund të themi se në spital pa koncesion janë vetëm doktorët.
Argumentet e mësipërm po i përballim dhe me një fakt tjetër. Në vitin 2012, qeveria e Berishës zhvilloi një tender të hapur ndërkombëtar për një koncesion, siç ishte Lotaria Kombëtare. Atëherë, Edi Rama deklaroi publikisht se ditën që do vinte në pushtet do ta anulonte, ashtu siç tha dhe për shumë koncesione të tjera.
Në rastin e Lotarisë, ai i shkroi dhe një letër kancelarit austriak, duke paralajmëruar anulimin e koncesionit.
Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës nuk ndodhi asgjë. Jo vetëm koncesioni i Lotarisë nuk u anulua, por Edi Rama po përpiqet të japë gjithçka me koncesion. Nuk i quan me këtë emër, por iu ka vendosur term tjetër, i quan 3P (Partneritet Publik Privat), që nuk është gjë tjetër veçse koncesion.
Dje na thoshte se Saliu po e shiste Shqipërinë, duke e dhënë me koncesion, e në qoftë se qeveria e Berishës ka dhënë 5 apo 6 shërbime koncesionare, Edi Rama po jep gjithçka me koncesion.
Disa shërbime të dhëna prej tij janë krejtësisht skandaloze, siç është rasti i Check-up, ku shqiptarët më shumë po traumatizohen nga analizat e pavlera të kompanisë të lidhur me kryeministrin, ndërkohë që shërbimi paguhet qindra milionë euro.
E në qoftë se dje Berisha dha Lotarinë me koncesion, Edi Rama sot ka dhënë kontrollin e lojërave të fatit, megjithëse premtoi se do t?i mbyllte këto të fundit, ashtu siç tha për Lotarinë dhe koncesionet e Berishës. Por, sot Edi Rama nuk ka anuluar asnjë koncesion, thjesht dhe vetëm ka dhënë gjithçka që mundi./CityNews
Protestat në bashkinë e Kamzës po vijojnë gjatë ditës së sot...
Të tjera detaje janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme Task For...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një automjet i t...
Djegia e mbeturinave në zonën e Kamzës ka shqetësuar të gjit...
Një breshëri plumbash është derdhur në një mjet “Audi” në Ka...
Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e kaluar qy...
Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, i është rikthyer ...
Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, në veçan...
Është ndoshta nga eventet më të veçanta, si për çiftet, asht...
Policia e Gramshit ka vënë në pranga tre persona, të cilët a...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 31 kor...
Një tjetër aksident ka ndodhur gjatë natës së kaluar, pas at...
Kryeministri Edi Rama iu ka uruar “mirëmëngjes” dhe një javë...
11 hamendje: çfarë bëjnë në këtë zheg ministrat teknikë!Mini...
Policia e Vlorës ka reaguar për atentatin e ndodhur mbrëmjen...
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në ...
Yjet do ndikojnë pozitivisht këtë jave tek jeta juaj ne çift...
Influenca negative e Neptunit nuk do arrije dot te preke jet...
Në fshatin Lez të Prizrenit, jeton vetëm një çift i moshuarÇ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...