Video-Protesta të dhunshme në Serbi/Thirrje kundër Vuçiçit, dhjetëra të plagosur
Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Se...
Një fushatë mega korruptive ka nisur muajt e fundit në komisionin e prokurimit publik. Të gjitha procedurat e prokurimit po vendosen që nga muaji maj nga Komisioni i Prokurimit Publik duke rrezuar vendimet e institucioneve të administratës publike dhe duke pranuar ankesat e subjekteve të pakualifikuara.
Ndonëse është një institucion që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimeve dhe ankandeve publike, KPP vërehet se po merr parasysh në mënyrë masive ankesat kryesisht në procedura me vlera të mëdha financiare në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik.
Janë pikërisht standardet e dyfishta që kane ndjekur anëtarët e këtij komisioni që duket se hapur kanë marrë anën e paligjshmërisë. Ajo që vihet re është se klientela e të ashtuquajturëve oligarkë pranë Kryeministrit po fitojnë tendera në mënyrë të paligjshme. I tillë është edhe rasti i subjektit Mektrin Motorrs i cili bëri një procedure tenderi me vlerë mbi 600 mijë euro në OSHEE Tiranë, jo vetëm nuk ka paraqitur dokumentacion teknik sipas kërkesave të tenderit, por ka ushtruar të drejtën e ankesës përtej afateve ligjore, Komisioni i Prokurimit Publik ka legjitimuar dhe ka pranuar ankesën në kapërcim të afateve dhe argumenteve ligjore.
Në një rast të ngjashëm ky komision për një procedure prokurimi të zhvilluar nga agjencitë e Bashkisë Tiranë, për të njëjtat shkelje të afateve ka favorizuar një kompani pastrimi lavanterish, ndonëse ishte njohur që në momentin e parë nga kompania ankimuese për arsyet objektive të vonesës.
Por ajo që të bën përshtypje duke lexuar vendimet e publikuara nga vetë KPP është se aty për të njëjtat vendime do të gjesh standarde të dyfishta të zbatuara nga influenca korruptive e KPP-së. Në rastin e OSHEE-së të përmendur më parë, KPP nga njëra anë pohon se nuk ka të drejtë të ushtrojë tagret e komisionit të vlerësimit të ofertave për të shqyrtuar pretendimet e një prej ankimeve, dhe nga ana tjetër në po të njëjtën ankesë i përdor këto tagre ligjore për të skualifikuar palën tjetër kundër-ankimuese.
Gjithashtu ajo që të bën përshtypje në këtë zallamahi juridike, tërësisht të ndyre, vjen kryevepra e jurisprudencës shqiptare. Komisioni i Prokurimit Publik bën interpretim për acqui communitaire. Pra jep mend dhe bën shpikje mbi legjislacionin e komunitetit evropian saqë do ta kishin zili edhe anëtarët e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Një rast i tillë është hasur në ankesën e Mektrin vs OSHEE Tiranë, ku KPP konstaton se certifikatat e markimit CE-së, të cilat i mungojnë subjektit ankimues, janë ekuivalentë dhe kanë të njëjtën vlere juridike me autorizimet e prodhuesit dhe vetë deklarimin e subjektit për origjinën e mallit. Në një rast tjetër KPP i kërkon Autoritetit Kontraktor të marrë të mirëqenë ofertën e ankimuesit klientelist, pasi subjekti konsiderohet se ka paraqitur të dhënat e prodhuesit dhe në këtë mënyrë institucioni ka pasur mundësi të kërkonte sqarime tek prodhuesi, ndërsa vete autoriteti kontraktor e ka s?kualifikuar për arsye se klienti i KPP-së nuk kishte paraqitur të dhëna duke e berë të pamundur shqyrtimin e ofertës.
Në javët në vijim, Boom.al do të pasqyrojë standardet e shumta që zbaton KPP, dukshëm i kapur në ethet e korrupsionit të ditëve të fundit në rastin më të mireë, dhe në rastin më të keq në megakorrupsion e orientuar politikisht./Boom.al
Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Se...
Psikiatri Pasho Maksutaj ka folur për ngjarjen horror në Kom...
Duhej të ishte personazhi që do duhej të hapte puntatën e “A...
Aktori i mirënjohur Gulielm Radoja në një intervistë për “A...
Kreu i BDI, Ali Ahmeti i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ ...
Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunët...
Tashmë mund të konsiderohet edhe rrjeti i përpunimit të mb...
Mjeku psikiatër, Gentian Çala jep një pasqyrim të gjendjes m...
Mjeku Shefki Meta nga data 28 qershor ka rezultuar pozitiv m...
Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim pun...
Avokati Maks Haxhia është gjobitur për shkak se ka “zvarritu...
Sokol Sadushi është zgjedhur nënkryetar i Gjykatës së Lartë,...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit...
Pastori Akil Pano, ndërsa foli për ngjarjen e rëndë në Kombi...
Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në studion e emisionit “Open”...
Në gushtin e nxehtë të verës së vitit 2017 – pas një beteje ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një mesazhi në rrje...
Bashkia e Tiranës ka hapur garën për projektit të ndërtimit...
Është hapur tuneli në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, i cili është...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri së...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...