Mbledhja e Këshillit Bashkiak për çmimin e ujit/ PD thirrje për bojkot
Këshilli i Bashkisë pritet të mblidhet ditën e sotme, ku do ...
Policia ka marrë në pyetje familjarët e 21-vjeçarit që vrau babain në Bathore, tri ditë më parë, dhe plagosi nënën e tij. Dëshmitarët e parë të pyetur kanë qenë dy vajzat e viktimës, njëherësh motrat e autorit të ngjarjes tragjike.
Pas arrestimit të autorit të krimit në familje në Tiranë dhe në pamundësi për të zbardhur motivin e saktë të ngjarjes, për shkak të gjendjes psikologjike të të dyshuarit, të afërmit kanë deklaruar se nuk e prisnin atë që ka ndodhur.
Tentativa për të marrë dëshminë e të plagosurës, Nurie Metallari, ka dështuar për hetuesit, pasi ajo vijon të jetë në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës.
Për këtë arsye, u janë marrë deklarime dy vajzave të saj e të viktimës, të cilat pavarësisht se ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, nuk kanë arritur të shohin se çafrë ka ndodhur.
Burime nga grupi hetimor thanë se motrat e autorit të krimit në Bathore, Nerjada dhe Ava Metallari, kanë deklaruar se babai e vëllai i tyre nuk kishin pasur probleme më parë. Sipas tyre, ata kishin debatuar ndonjëherë, por debatet mes tyre ishin si në çdo familje tjetër.
Askush nuk e mendonte se mes tyre do të ndodhte ndonjë konflikt i tillë, që mund të arrinte deri në përdorimin e armëve dhe, aq më tepër, vrasjes. Dy vajzat kanë qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike gjatë dëshmisë dhe nuk kanë arritur të japin më shumë detaje që të ndihmojnë në zbardhjen e motivit të krimit.
?Ne ishim në shtëpi kur ndodhi ngjarja, por nuk pamë asgjë. Nuk e dimë se për çfarë arsyesh kanë debatuar. Vetëm kur dëgjuam krismat, dolëm me nxitim për të parë çfarë kishte ndodhur, por ishte shumë vonë, gjithçka kishte mbaruar?, kanë deklaruar dy motrat e autorit të krimit në familje.
HETIMI
Nëse vrasja e efektivit të Policisë, Miftar Metallari, ka ndodhur nga një debat i momentit me të birin, apo për shkak të ndonjë konflikti të vazhdueshëm mes të dyve, kjo ende ka mbetur pa u sqaruar për oficerët e grupit hetimor.
Nga deklarimet e deritanishme, nisur edhe nga versioni që ka dhënë i arrestuari Mirald Metallari, gjithçka ka ndodhur pas një sherri për ndërtimin e një muri në oborrin e shtëpisë.
Megjithatë, ky version ende nuk është marrë i mirëqenë nga hetuesit, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike të 21-vjeçarit të arrestuar. Familjarët e të afërmit e tij kanë dëshmuar për një problem me depresionin që ai po kalonte kohët e fundit, pasi e kishin kthyer nga Anglia autoritet policore atje.
Për këtë arsye pritet që ai të merret në pyetje sërish në prezencë edhe të një psikologu, për të kuptuar më mirë luhatjet e tij emocionale. Ndërsa dëshmia më e rëndësishme që do të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e motivit të ngjarjes, pritet të jetë ajo e nënës së autorit, Nurie Metallarit, e cila mbeti e plagosur pasi u fut mes djalit e të shoqit për të ndaluar sherrin mes tyre. Por për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, ajo nuk ka mundur të japë shpjegime për oficerët e Policisë./Panorama
Këshilli i Bashkisë pritet të mblidhet ditën e sotme, ku do ...
Ishte mbledhja e parë e Grupit të ri Parlamentar të opozitës...
Massimiliano Capuano, Ilir Binjaku, Benard Veliu, Klajdi Sei...
Zv.ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Vjollca Braho ...
Reforma kundër familjeve të varfra që nuk paguajnë dot energ...
Një tjetër i burgosur është arratisur nga burgu i Drenovës. ...
Shefat e diplomacive shqiptare dhe bullgare – Ditmir Bushati...
Armiqësitë mes nuses dhe vjehrrës vazhdojnë të jenë shqetësu...
Komisioni i Strehimit pranë Bashkisë së Tiranës ka caktuar m...
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshoh...
Kandidati për deputet i LSI në Tiranë, Agim Xhafa, njëkohësi...
Rritja me dyfishin e shumës, që paguhet aktualisht, e tarifë...
LSI nëpërmjet një konference për shtyp ka paralajmëruar krye...
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në fshatin Hundkuq në ...
Në zonën e Astirit në kryeqytet një apartament është përfshi...
Një ngjarje që ka tronditur pushuesit ka ndodhur sot në plaz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Gjatë një vizite në Shkodër, ambasaddori britanik Duncan Nor...
Mediat ditën e sotme kanë raportuar një kontroll që është zh...
Policia e Durrësit ka arrestuar pak minuta më parë një 25-vj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...