Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Më në fund Lulzim Basha e kapi një fitore. Madje fiks ashtu siç do ta kishte dashur. Me pjesmarrje sikur ta kishte shkruar vetë me dorë, me një rrezultat ngadhënjyes, duke mundur një rival që ngjante sikur kishte zbarkuar nga një planet tjetër dhe pa asnjë kundërshtar real në garën që dizenjoi vetë.
Ai sot mund të shkrijë, mund të riveshë edhe për një mandat tjetër kostumin me peshë të rëndë të liderit të opozitës dhe mund t?i rikthejë vetes për pak kohë qetësinë që i mungonte që prej 20 shkurtit.
Por pyetja themelore që rëndon mbi të është: përse i duhej kjo fitore? Përse i shërben ajo?
Sepse, pavarësisht se ?mori? mbi 90% të votave të demokratëve ai sot është më keq se kurrë. Dhe kjo për tre arsye kryesore.
Së pari sepse humbja e thellë që ai i shkaktoi Edit të PD-së nuk mund t?a fshehë kurrë disfatën shkatërruese që ai pësoi nga Edi i Rilindjes. Në këtë kuptim, askush nuk beson sot se Lulzim Basha, ka idetë, moralin, kredon, integritetin dhe aftësinë për të konkuruar denjësisht me kundërshtarët e tij të vërtetë.
Po t?i shtosh kësaj arsye të parë edhe faktin se ai po starton në një betejë të re me një opozitë më të përçarë se kurrë, me një gati parti tjetër të lënë jashtë dhe qëllimi i së cilës është vetëm t’i shkurtojë ditët e tij në krye të PD, gjendja bëhet edhe më e rëndë. Topalli, Patozi, Bode, Bregu, Imami, Ruli dhe shumë të rinj të evidentuar në PD gjatë dekadës së fundit janë, në përfytyrimin kolektiv, imazhi real i kësaj force politike, me të gjitha arritjet dhe mëkatet e saj. Dhe të kesh ata pas shpine dhe Ramën përballë nuk është e lehtë. Kështu që me gjasë Lulzim Basha do të jetë i detyruar t?i harxhojë energjitë e PD-së zyrtare më shumë për t?u mbrojtur prej njerëzve që i bëri armiq me zor, sesa për të sfiduar Ramën. Dhe ky nuk është një ogur i mirë për opozitën që nis në shtator.
Edhe më e rënë bëhet panorama po të numërosh pendët që ka lënë rrugës gjeli që fryhet me fitoren e sotme. Po të kthehesh pak në kohë dhe të numërosh zërat publikë që e mbështetën Bashën gjatë çadrës dhe të bësh një bilanc se kush i ka mbetur sot, shifrat janë të frikshme. Nëse në aksionin për zgjedhje të lira dhe të ndershme atij i dolën në krah Fuga dhe Shkullaku, Lubonja dhe Gjekmarkaj për të përmendur vetëm emrat më të spikatur, ata sot janë të gjithë kritikë të ashpër të mënyrës se si Luli u soll me protestën, se si bëri marrëveshje me Ramën dhe në fund se si prodhoi vetë një farsë aty ku e kishte në dorë, në partinë e tij.
Pra në dy muaj, që prej 18 majit, ai ka humbur pothuajse gjithçka. Ai nuk ka pësuar vetëm disfatën më të thellë elektorale që ka njohur ndonjëherë PD-ja. Ai ka humbur mbi të gjitha besimin publik se është një politikan që mbron disa vlera dhe parime. Ai i ka shkaktuar PD-së një traumë përçarëse më të madhe se ajo e largimit të mocionistëve në vitin 1993. Ai ka larguar nga kauzat e opozitës edhe ata zëra intelektualësh publikë, që pavarësisht shantazheve të egra dhe joshjeve financiare të regjimit barbar të Rilindjes i dolën në krah në ditët më të vështira.
Prandaj pyetja që shtrohet sot ështe: si do t?i bëjë ballë Lulzim Basha këtij rregjimi, me një parti të ndarë në dysh dhe pa ?ndihmën? e atyre që e mbështesnin nga jashtë deri më sot?
Pa i dhënë përgjigje këtyre dilemave rrezultati i se shtunës nuk ka anjë vlerë. Ngadhënjimi mbi Selamin nuk ka asnjë peshë. Sepse shkrirja e Lulit është fillimi i ngrirjes së frontit opozitar. Prandaj ajo është një fitore qesharake. Një fitore si e Bashës. (Lapsi.al)
Nëse e shikoni këtë lokal që ndodhet në Velipojë, mund t’ju ...
Një 47 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. M...
Një i ri nga Vlora, pasi kishte marrë një motor uji me qira ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Forlì të I...
403 zgjedhës votuan për kryetarin e PD-së, në pikën e numëri...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin ...
Puna në Policinë e Shtetit është sa e vështirë, po aq edhe e...
Arrestimi i tre tatimorëve, pas denoncimit publik të një qyt...
Australia është një ndër vendet që ia vlen të emigrosh. Ajo...
Në merkatën e qytetit të Forcanos (Forzzano), qytet ky me rr...
Tetë persona janë gjetur të vdekur brenda një kamioni të par...
Dëgjesat publike për qytetarët në të gjitha qytetet e Shqipë...
Pas publikimt të videoklipit të saj më të fundit, Luana Vjol...
Arrestohet nga policia italiane shqiptari cili ishte shpallu...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë kapur 2 skafistë s...
Ditën e sotme u mësua se një 60 vjeçar i dha fund jetës, duk...
Procesi i votimit në Partinë Demokratike, ditën e djeshme so...
Për më shumë së një muaj Miklar Tola, dyshohet të jetë pagua...
Një shoferi në Tiranë, i kanë vjedhur makinën dhe sendet e t...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha në një postim në rrj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...