Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Megjithë vështirësitë e jetesës dhe moshës, disa nga 90-vjeçarët e Durrësit vazhdojnë të merren me veprimtari krijuese. Të kujdesur vazhdimisht për shëndetin e tyre, të moshuarit mendojnë se edhe puna është një ?ilaç? shumë i mirë për jetëgjatësinë.
Nga Gëzim Kabashi
Bashkëqytetarët i konsiderojnë ata si një ?minierë e pashfrytëzuar? për historinë e qytetit, e mbi të gjitha si një kategori gjithnjë e më e pakët në numër për të ritreguar shekullin e 20-të. Ndërkaq pushteti vendor është i vëmendshëm me ta vetëm në raste festash jubilare, pa menduar për ?thesarin? që ata bartin, falë përvojës së tyre.
Mosha e Gjergj Vlashit dhe Ali Sulës ndodhet në të dy anët e stekës prej 90 vitesh. Kujtesa e tyre i rikthehet viteve 1930-të kur ata ishin ende nxënës. Dr. Aliu kujton takimin me At Gjergj Fishtën në bibliotekën franceskane të Tiranës. ?Ishte i veshur me zhgun dhe me konop rreth belit, mjaft i pashëm dhe i qeshur ? sjell në kujtesë për BIRN Ali Sula, duke riprodhuar edhe fjalët e fratit poet: Pse e ke pru kët camërdhok deri këtu??. Më pas dr. Aliu rreshton mësuesit e tij në Institutin ?Illyricum? Justin Rrota, Gjon Shllaku, Benedikt Dema, Pashk Bardhi, Donat Kurti e Athanas Gega, të gjithë emra të shquar të kulturës sonë kombëtare. Edhe Gjergj Vlashi ka qenë i vogël, kur prindët e dërguan në shkollë në Shën Mitri Korona (Kalabri). ?Më caktuan në klasën ku kishte dhënë mësim Jeronim de Rada-thotë thjesht Gjergji.
Të moshuarit e Durrësit që nuk heqin dorë nga pasionet e hershme nuk janë të pakët. Mazllum Reka, 88 vjeç, herë pas here i shtrohet punimit të mozaikëve me gurë zalli, duke i ardhur keq që për këtë mjeshtëri shumë pak të rinj janë të interesuar. Ndërkaq Nexhip Xheneti merret me gjyqet e pafund të pronave, të cilat i konsideron me humor një punë intelektuale që i bën mirë për të mbajtur mendjen në formë. 90 vjeç që nga 5 shkurti i këtij viti Nexhipi i përgjigjet shkurt pyetjes sime se me çfarë do të merrej nëse nuk do të ishin gjyqet e pronave. ?Do të kujdesesha për financat e ndonjë firme. Këtë di të bëj-thotë 90-vjeçari Nexhip Xheneti, që nuk heq dorë nga puna.
E kaluara dhe kujdesi për ta bërë të njohur historinë e afërt të qytetit nuk mungon në krijimtarinë e regjisorit, shkrimtarit dhe përkthyesit Gjergj Vlashi, i cili në 13 korrik festoi 89-vjetorin e lindjes. ?Netët e një qyteti? është libri i fundit i radhës në listën e botimeve për autorin dhe i kushtohet tërësisht Durrësit. Njëlloj si romani i parë ?Njeriu i netëve të vjeshtës?, shkruar për ditët e fundvitit 1943 kur Durrësi u zbraz nga nazistët dhe një nga banorët u bë dëshmitari i vetëm i jetës në një qytet fantazëm.
Qyteti dhe e ardhmja e tij mbeten një merak i përhershëm në krijimtarinë e autorit Vlashi, i cili këto ditë ka përfunduar edhe përkthimin e romanit ?Madhështia e tragjedisë? nga shkrimtari spanjoll Quim Monzo. ?Kjo është jeta ime ? shprehet Gjergj Vlashi, i cili prej vitesh punon çdo ditë me të njejtat ritme dhe duke u bërë një shembull mjaft i mirë për bashkëqytetarët që i kanë dhënë titullin ?Qytetar nderi?, ndërsa është dekoruar edhe me titullin ?Nderi i Kombit?.
Dr. Ali Sula ka festuar 94-vjetorin e lindjes në maj të këtij viti. ?Në vitin 1923 kur u linda, në Durrës prindët i regjistronin me vonesë të posalindurit për shkak të rrezikut të vdekjes që vinte nga malarja-tregon për BIRN mjeku Ali Sula. Ai duhet të jetë nga të paktët durrsakë, që kujtojnë ende tërmetin e dhjetorit të vitit 1926. ?Xhamat u drodhën bashkë me shtëpitë për dy-tre ditë radhazi, dhe ky është kujtimi i parë i fëmijërisë për mua ? sjell në mend dr. Aliu. Po njëlloj ai kujton edhe zbatimin e planit urbanistik të Durrësit në atë kohë, duke vlerësuar z. Ahmet Dakli në vitet 1930 si ?kryebashkiaku më i mirë i qytetit?.
Mjeku i nderuar ka shkruar dy libra për historinë e Durrësit në vitet 1930-1940, njëri prej të cilëve në gjuhën italiane. ?Reminiscenze durazzine?, botimi i shoqëruar me dhjetra foto të kohës, që ai e quan ?një trill serioz? u bë shpejt mjaft i kërkuar nga vizitorët e huaj që mbërrinin në Durrës në vitet e kapërcimit të shekujve. Mjaft prej fqinjëve nga Italia kuptonin të kaluarën e këtij qyteti në periudhën e paraluftës së Dytë Botërore përmes tregimit të një dëshmitari.
Kohët e fundit Dr. Aliu ka botuar një libër mbi historikun e sistemit shëndetsor në rrethin e Durrësit. Sipas kolegëve mjekë është historiku i mbështetur jo vetëm në dokumenta, por edhe në njohjet e drejtpërdrejta që mjeku i shquar ka patur me paraardhësit e tij, si dhe me sistemin e institucioneve që tani nuk ekzistojnë më. Dy muaj më parë, kur Presidenti I Republikës e dekoroi me titullin ?Mjeshtër i Madh? dr. Aliu tha vetëm këto fjalë: ?Ky titull i takon edhe shëndetsisë dhe spitalit të Durrësit?.
Dr. Aliu lexon dhe shkruan thuajse çdo ditë. I ndërgjegjshëm për kufizimet e moshës, ai mendon se bashkë me shëtitjet e përditshme, puna intelektuale mbetet një nga mjekimet më efikase për shëndetin. ?Janë tepër të rëndësishme prejardhja gjenetike dhe dieta e ushqimit, por puna mbetet faktor prioritar-thotë mjeku i nderuar.
Megjithëse ka kaluar 94 vjet, Ali Sula vazhdon të jetojë me shqetësimet e qytetit, veçanërisht me ato që lidhen me historinë e vjetër dhe të re të tij. ?Ne ende nuk e dijmë se ku kanë përfunduar 80 objektet arkeologjike që u grabitën në vitin 1997 nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit-shprehet dr. Aliu, ndërsa flet për mundësinë e rikthimit të artefakteve të zbuluara në qytet e që ndodhen në muzetë e vendeve të Evropës, në Vjenë, Stamboll, Romë apo Londër. Studiuesi Hasan Ulqini ka përgatitur një listë të këtyre objekteve dhe një kërkesë për të patur të paktën kopjet e tyre është më se e ligjshme. ?Ne duhet ta bëjmë sa më shpejt këtë kërkesë-thotë dr. Aliu, pa e përjashtuar veten nga kjo nismë.
?Durrësi nuk duhet ta harrojë të kaluarën e vet ? vlerëson mjeku i njohur, që mërzitet për investimet e bëra pa kujdes dhe që ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve. Duke folur për rëndësinë e turizmit në qytetin antik, dr. Aliu nënvizon se ?buxheti I bashkisë përmirsohet duke rindërtuar traditën dhe këtë mund ta bëjnë vetëm profesionistët?. Më pas përsërit se shëndeti nuk bëhet vetëm me recetat e mjekut, por me kushtet në të cilat ai jeton. ?Parqet e gjelbëruara apo plazhi janë shkatërruar në mënyrë katastrofike , njëlloj si qyteti, dhe sipas mjekut Ali Sula kjo është pasojë edhe e mungesës së sensit të përshtatjes me të kaluarën./BIRN
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian ...
Tre automjete janë përfshirë në një aksident në Durrës. Ngj...
Një familje në fshatin Pajovë të Peqinit ka përjetuar një tm...
Pushuesit italianë janë përballur me një pamje të çuditshme...
Policia kufitare në Shkodër ka sekuestruar ditën e sotme rre...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një 35-vjeçare ës...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme masën p...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, aktualisht kreu i partisë...
Partia Demokratike po përçahet çdo ditë e më shumë, teksa Lu...
Mëngjesin e sotëm u dëgjuan disa të shtëna me armë në rrugën...
Për të disatën verë rresht të rinjtë e organizatës socialist...
Ditën e djeshme ndodhi një aksident i rëndë në aksin Lezhë-S...
Sasia prej 1,3 tonë drogë, e cila u kap katër ditë më parë n...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mëngjesin e sotmën pr...
Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi k...
Familjarët dhe miqtë kanë përcjellë dje për në banesën e fun...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot te “Rruga e Dibrë...
Forumet rinore LRI dhe FRESSH po qëndrojnë disa ditë në Jalë...
Qeveria ka bërë shqyrtimin e Listës së masave të Pakos Fiska...
Arman Kadriu ka emrin shqiptar, por ky fëmijë 12 vjecar e ko...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...