Situatë e frikshme në Lezhë/ Zjarri rrezikon banesat dhe kishën
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mëngjesin e sotmën pr...
Sasia prej 1,3 tonë drogë, e cila u kap katër ditë më parë në Kavajë teksa transportohej drejt plazhit të Gjeneralit për t?u nisur për trafikim në Itali, vinte nga zonat e Tepelenës, shkruan ?Panorama?.
Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të hetimeve paraprake, ka siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e 5 personave të ndaluar me urdhër të Prokurorit. Hetimet nisën, pas zbulimit nga Policia e Kavajës të mbi 1.3 ton kanabis sativa, katër ditë më parë.
Të enjten në mbrëmje, Policia e Kavajës zbuloi dy mjete, një furgon dhe një fuoristradë Land Rover, një sasi prej 1350 kg lëndë narkotikë (konkretisht, 1 ton u gjet në furgon dhe 350 kg në mjetin fuoristradë ?Land Rover?). Personat që gjendeshin në këto dy mjete janë larguar me shpejtësi.
Në vijim u shoqëruan në Komisariat 3 shtetas, të cilët gjendeshin në një veturë tip SAAB, pranë vendit ku u gjend lënda narkotike. Këta shtetas u identifikuan: Kejvi Hajdari, Roland Hysenbelliu dhe Joni Sadikaj. Sipas akuzës, veprimet hetimore u drejtuan nga Prokuroria e Kavajës, e njoftuar për ngjarjen nga ana e Policisë lokale.
Grupi hetimor sekuestroi edhe dy automjete të tjera, njëra veturë Toyota dhe tjetra kamionçinë, si edhe shumë pranë bregut të detit, një skaf me dy motorë, i lidhur me një zetor që shërbente për tërheqjen e tij. Në total, deri në këtë fazë hetimore, janë sekuestruar 7 mjete lëvizëse, nga të cilat dy vetura, një fuoristradë, një furgon, një kamionçinë, një zetor dhe një skaf.
DËSHMITË KONTRADIKTORE
Me zbulimin e skafit, grupi hetimor krijoi dyshimet se lënda narkotike ishte për qëllim trafikimi dhe, për këtë arsye, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda. Kjo e fundit ka marrë deklarime nga të ndaluarit, të cilët kanë dhënë shpjegime kontradiktore.
Pas marrjes në pyetje të tre personave të shoqëruar, si edhe pas identifikimit të dy personave të tjerë që kishin lidhje pronësie apo përdorimi me mjetin tip fuoristradë ku u gjet një pjesë e lëndës narkotike (rreth 350 kg), Prokuroria urdhëroi ndalimin e të pestëve, si persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të ?Trafikut të lëndëve narkotike?.
ROLET NË TRAFIKIM
Bazuar në provat e mbledhura Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre, në bazë të të dhënave paraprake, si më poshtë: Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu kanë deklaruar se janë nisur nga Tepelena me mjetin tip Saab, të drejtuar nga Kejvi Hajdari, për t?u ulur për drekë në Kavajë. Pasi kanë përfunduar drekën, në mbrëmje vonë janë nisur për t?u kthyer, por kanë humbur rrugën në zonat rurale të Kavajës.
Ata kanë konstatuar një patrullë policore, të cilët e kanë pyetur për rrugën, por në këtë moment, ata janë shoqëruar nga ana e Policisë. Ata mohojnë përfshirjen në trafikun e narkotikëve. Por, në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se për shtetasit Kejvi Hajdari- ai deklaron se ka qenë nën drejtimin e mjetit Saab, por rezulton se ai ka përdorur gjatë ditës së enjte edhe kamionçinën, e sekuestruar tashmë, e cila gjendej e mbyllur pranë një karburanti në Kavajë.
Po kështu, për shtetasin Roland Hysenbelliuai deklaron se ka qenë pasagjer në mjetin e drejtuar nga Kejvi Hajdari dhe ishin për drekë shoqërore në Kavajë. Ndërkohë, në Kavajë është gjetur një tjetër mjet i mbyllur, Toyota, i cili rezulton të jetë blerë nga një familjar i tij rreth dy muaj më parë në Tepelenë.
Nga ana tjetër, në lidhje me Joni Sadikaj, në furgonin ku u zbulua 1 ton lëndë narkotike, u gjet edhe një kartë telefonie celulare. Në bazë të veprimeve hetimore, rezultoi se kjo kartë është blerë në Tepelenë nga një shtetas, i cili nuk e kishte përdorur asnjëherë, por ia kishte dhënë shtetasit Joni Sadikaj.
Pas ndalimit të tre personave të mësipërm, Prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi ndalimin edhe të shtetasve: Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj. Ata rezultojnë të kenë lidhje me pronësinë e mjetit tip fuoristradë, në të cilën u gjend rreth 350 kg lëndë narkotike.
Ata kanë mohuar të jenë përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike. Gjithsesi, ata kanë dhënë dëshmi mbi tjetërsimin e pronësisë së mjetit, të cilat po verifikohen në vazhdim.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mëngjesin e sotmën pr...
Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi k...
Familjarët dhe miqtë kanë përcjellë dje për në banesën e fun...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot te “Rruga e Dibrë...
Forumet rinore LRI dhe FRESSH po qëndrojnë disa ditë në Jalë...
Qeveria ka bërë shqyrtimin e Listës së masave të Pakos Fiska...
Arman Kadriu ka emrin shqiptar, por ky fëmijë 12 vjecar e ko...
Plazhi shqiptar vijon të dhurojë “spektakël” për pushuesit d...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryema...
Bitcoin.com, faqja zyrtare e monedhës virtuale bitcoin, ka p...
Moti pritet të jetë plot surpriza gjatë kësaj jave, e cila d...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e hën...
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot “mirëmëngjes” përmes pamj...
Për një femër që abuzon me substanca narkotike, nuk ka asnjë...
Nën presionin e qeverisë italiane, e cila shtrëngoi masat pë...
Edhe Senati ka rënë dakord me ndryshime në drejtësi në Polon...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj jave me p...
Një 38-vjeçar ka humbur jetën, teksa ka rënë në kontakt me r...
Pozicionimi i planetëve ka rrezik te sjelle vështirësi te nj...
Më kujtohet mitingu i parë i PD-së më 6 janar në qytetin e V...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhje, ndodhur në...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...