Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Për një femër që abuzon me substanca narkotike, nuk ka asnjë periudhë të lehtë dhe çdo fazë e jetës e asaj kohe, është shumë e vështirë. Kështu thotë Jehona (emri i njohur për redaksinë), e cila që në moshën 17-vjeçare ka filluar të abuzojë me drogën e llojit heroinë.
Ajo për 14 vjet me radhë ka qenë e varur nga heroina, ndonëse gjatë kësaj periudhe ishte bërë nënë dhe kishte lindur dy fëmijë.
Edhe bashkëshorti i saj, me të cilin pas lindjes së fëmijëve është ndarë, ka qenë abuzues i heroinës. Fëmijët e saj nuk jetojnë as me nënën e as me babanë, pasi Qendra për Punë Sociale ka vendosur që ata të jetojnë te gjyshërit.
Jehona rrëfen se si kishte filluar të bëhet e varur nga droga.
?Kam filluar shumë herët të përdor substanca narkotike dhe menjëherë kam filluar me drogën e llojit heroinë. Një herë kam filluar ta përdor një herë në muaj, por më pas kam kaluar në atë fazë sa më është dashur të marr 4 deri në 5 herë në ditë heroinë. Unë kam filluar qysh e re të punoj dhe kam pasur të holla, por nuk ka qenë vendi i duhur ku i kam shpenzuar paratë?.
?Kam ndaluar dy vjet, para se të ngelja shtatzënë, dhe i kam lindur dy fëmijë binjakë. Por, më pas kam rifilluar abuzimin me heroinë. Ndërkohë, jam ndarë nga bashkëshorti. Fëmijët jetojnë me gjyshërit, prindërit e ish-bashkëshortit?, tregon Jehona, raporton REL.
Për shkak të fëmijëve, kishte vendosur të largohet nga kjo rrugë e keqe, por ka qene ish-bashkëshorti ai i cili e kishte futur përsëri në këtë lojë. Ajo tregon arsyet:
?Arsyeja pse kam rifilluar të marr heroinë, ka qenë se edhe ish-burri ka abuzuar me drogë. Pasi ai ka qenë i papunë e unë punoja, për ta siguruar heroinën edhe për të, më ka detyruar të rifilloj marrjen e heroinës. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse më pas jam ndarë nga ai?.
Jehona ndonëse për herë të dytë është munduar të largohet nga droga, ka qenë shumë e vështirë, për shkak se tashmë ishin bërë 14 vjet që ishte e varur nga heroina.
Ajo thotë se pa ndihmën e profesionistëve të fushës, këtë nuk do ta kishte arritur. Ajo tash merr shërbime në Qendrën Mediko-Psikoterapeutike ?Labirint?.
?Ka një vit që jam duke kërkuar ndihmë në qendrën ?Labirint?. Edhe pse jam munduar vetë të tërhiqem prej drogës, nuk kam pasur sukses, ka qenë e vështirë. Vendimi im për të ardhur këtu në qendër, që të kërkoj ndihmë, ka qenë i drejtë, pasi tash jam në një dozë minimale dhe besoj shpejt do të pastrohem në tërësi. Tash jam mirë?, thotë ajo.
Në Kosovë, llogaritet se janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth pesë mijë prej tyre, konsiderohet se janë përdorues aktiv të narkotikëve të ndryshëm, thonë zyrtarë nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike ?Labirint?.
Sipas tyre, droga që ka shënuar rritje të përdorimit vitet e fundit është marihuana, e cila, sipas të dhënave më të reja, po përdoret edhe nga fëmijët e moshave 12 e 15 -vjeçare.
Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike ?Labirint?, thotë për Radion Evropa e Lirë se përdorimi i kokainës, si substancë narkotike, gjithashtu është duke shënuar rritje.
?Kokaina ka shënuar rritje në përdorim me shpejtësi në Kosovë, derisa lloji i drogës heroinë vazhdon të shënojë rënie në përdorim nga njerëzit?, bën të ditur Blakaj.
Por, Jehona ka një porosi për qytetarët:
?Porosia ime është jo për të rinjtë, por për prindërit e fëmijëve që të jenë më vigjilent dhe nëse vërejnë diçka te fëmija i tyre, të kërkojnë ndihmë në vende të posaçme. Sa më herët që kërkohet ndihmë është më e lehtë të tërhiqesh nga kjo shprehi e keqe?.
Jehona, gjithashtu, thekson faktin se si abuzuese e drogës, ka qenë shumë e vështirë gjithçka, por vetë fakti se ishte femër e bënte edhe më të vështirë situatën.
?Sidomos për femra është shumë e vështirë, pasi si të zgjohesh në mëngjes gjëja e parë që mendon është se si ta sigurosh drogën. Në qoftë se nuk ke para, detyrohesh të dalësh në rrugë apo gjetiu dhe të vjedhësh. Për një femër është sfidë e jashtëzakonshme?.
Përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.
Nën presionin e qeverisë italiane, e cila shtrëngoi masat pë...
Edhe Senati ka rënë dakord me ndryshime në drejtësi në Polon...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj jave me p...
Një 38-vjeçar ka humbur jetën, teksa ka rënë në kontakt me r...
Pozicionimi i planetëve ka rrezik te sjelle vështirësi te nj...
Më kujtohet mitingu i parë i PD-së më 6 janar në qytetin e V...
Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale...
Ky vit ka qenë i mbushur me punë për politikanët shqiptarë p...
Ndërkohë që njoftimet më të fundit nga Maqedonia thonë se is...
Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili mbrëmjen e so...
Zvendësministri i Punëve të Brendëshme, Agim Nuhiu, ka vizit...
Ish ministri i Financave të qeverisë Rama 1, Arben Ahmetaj k...
Serbia ka intensifikuar lobimin në mesin e shteteve anëtare ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, para pak minutash, ka bërë n...
Këtë sezon në plazhe mungojnë elementët e sigurisë, vrojtues...
Edhe pse ekziston një ligj që detyron ngritjen e kullave të ...
Vajza e Linda Ramës, Rea, në një intervistë për “Bordo“, fle...
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku ka ngelu...
Vitet e fundit po na “pushton” teknologjia dhe dita-ditës sh...
Pas lajmeve për pushimet e kryeministrit Edi Rama në Parga t...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...