web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Musketierët e pavlerë të Lulzim Bashës

17 Korrik 2017, 11:35, Aktualitet CNA

Pak ditë më parë, disa krerë degësh të Partisë Demokratike në rrethe u mblodhën dhe drekuan së bashku, duke postuar dhe foto në rrjetet sociale. Fotoja e 18 krerëve të PD ngjalli mjaft reagime dhe përplasje mes demokratëve, ku nuk munguan dhe fyerjet e fjalët e ndyra mes tyre. Ishte deputeti i ri, njëherësh kreu i PD Lushnjë, Myslim Murrizi, që degradoi në një fjalor banal ndaj mbështetësve të lëvizjes së re që ka nisur në PD, nën drejtimin e Astrit Patozit, për ringritjen e partisë.

Pas Murrizit, i cili tërhoqi jo pak vëmendje në media, një tjetër kryetar i Lulzim Bashës komentoi drekën e shumëpërfolur të zhvilluar në Fier. Ishte kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, i cili e quante veten dhe krerët e tjerë të PD si musketierët që do të mbrojnë Bashën.

?Mbaroi me një foto dhe kjo ditë e veçantë në Fier nga takimi miqësor midis të gjithë kryetarëve të PD së Jugut të unifikuar si muskutjerët e Alexandre Dumas nën moton: ?Një për të gjithë e të gjithë për një? ?????, shkruante Bejko në rrjetet sociale pas drekës.

Kjo deklaratë ngjall dyshime të forta, për ndihmën që krerët e PD në jug po i japin Lulzim Bashës. Duke lënë pas rezultatin katastrofik që pësoi Partia Demokratike nën udhëheqjen e Bashës në zgjedhjet e 25 qershorit, mjafton të analizojmë shkurt fushatën që po zhvillohet ditët e fundit për zgjedhjen e kreut të ri të partisë.

Lulzim Basha ka nisur fushatën në strukturat e PD në mbarë vendin, prej disa javësh, në një garë false, të manipuluar dhe pa rivalë. Në këto ditë të nxehta, kreu i vetëngrirë i demokratëve ka prekur thuajse të gjitha qytetet jugore, duke nisur me Korçën. CityNews ka raportuar për të gjitha takimet e Bashës, të cilët në fakt shënuan dështimin e radhës për kreun e PD, pas dështimit të madh të fushatës zgjedhore të 25 qershorit.

Pas qytetarëve, Basha u braktis dhe nga strukturat e partisë së tij, pothuajse në çdo qytet, përfshi edhe ata jugore, madje edhe vetë qytetet ku PD drejtohet nga ata 18 ?musketierët? që u ngritën papritur në mbrojtje të Bashës. Ata u kujtuan për mbështetjen e tyre pas takimeve që Basha zhvilloi në jug dhe ku demokratët e përzunë me kokëulur.

Korça ishte ndalesa dhe dështimi i parë i Lulzim Bashës, ku demokratët e zhgënjyer prej tij jo vetëm nuk shkuan në takim, por bënë dhe peticion kundër tij, duke kërkuar anulimin e garës farsë.

Më pas, kreu i PD u ndal në Sarandë, për t?u përballur sërish me të njëjtën situatë. Demokratët sarandiotë ishin po aq të zhgënjyer sa korçarët, të cilët i ?mbyllën dyert? Bashës dhe e përcollën po me peticion.

Vlora do të ngrihej më vonë në këmbë kundër Lulzim Bashës, ku salla ?Petro Marko? shpërtheu me thirrje kundër tij, e më pas strukturat e kësaj dege firmosën me urgjencë peticionin për anulimin e garës.
Basha u braktis dhe në Gjirokastër, Roskovec, e qytete të tjera jugore, duke treguar pra se ?musketierët? e tij nuk ia dolën as të mbushin një sallë në mbështetje të tij, e jo më të sigurojnë fitoren e kreut të PD më 22 korrik.

E megjithatë, ata janë 18 musketierët me të cilët Lulzim Basha pretendon të marrë mandatin e dytë në krye të PD. Me sallat bosh, me braktisjen e demokratëve në mbarë vendin dhe të gjitha strukturat, por edhe në bazë, me peticione në shumë qytete, Basha synon sërish postin e kryetarit, për të drejtuar këtë radhë 18 musketierët e pavlerë, që kanë humbur besimin dhe lidhjen me demokratët e vërtetë, duke iu servilosur kryetarit, i cili është po aq i pavlerë sa ata dhe që i bashkon një gjë e vetme: Pushteti!/CityNews





Lajmet e fundit nga