Ilir Meta shfaqet "i nxirë"/Mesazhi i parë që jep pas humbjes në zgjedhje
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, u shfaq mbrëmjen e sotme p...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, foli pasditen e sotme në emisionin ?Kjo Javë? në News 24 për zhvillimet e fundit brenda partisë.
Patozi u ndal si fillim te takimet e nisura nga grupi i demokratëve anti-Basha në disa qytete të vendit, duke thënë se prej tyre konstatoi se partia është e gjallë me instiktin e saj funksional.
Sapo ktheheni nga një takim, ku prej ditësh keni ndërmarrë në Durrës, Vlorë. Çfarë mesazhesh keni marrë në këto takime që po zhvilloni me demokratët, kur për hir të së vërtetës duhet thënë se ka patur një pjesëmarrje të konsiderueshme?
Ajo që kam konstatuar me shumë kënaqësi është fakti që PD është e gjallë dhe instinktet e saj janë funksionale, pasi kjo që po ndodh është dramatike. Është e kundërta e asaj që duhet të ndodhte pas një humbje katastrofike që ne pësuam në këto zgjedhje. Te demokratët e Durrësit dhe Vlorës kam parë një reagim të jashtëzakonshëm për ta mbajtur të bashkuar PD-në dhe për ta ringritur shumë shpejt atë. Unë besoj se ky mision ia ka vlejtur për dy qëllime. Së pari që demokratët që janë lënduar nga ajo që na ka ndodhur në këto 4 vite, po sidomos humbja dërrmuese që ne morëm në zgjedhjet e 25 qershorit, nuk janë të izoluar. Njerëzit kanë parë se janë shumë që mendojnë si ata. Ne kemi pasur shumëfishin e pjesëmarrjes në turin që po organizon Basha për garën në PD, ndërkohë që ne jemi jashtë kësaj gare. Ky është një reaksion i cili ndodh në mënyrë kapilare në PD. Demokratët janë të shqetësuar dhe po reagojnë. Po kështu ka edhe një mesazh tjetër për opinionin publik, për Shqipërinë, shqiptarët që nuk janë anëtarë të PD, por që në PD shohin një pjesë të tyre, pasi opozita është një pasuri kombëtare.
Shqiptarët e shqetësuar për fatin e PD, nuk pajtohen me atë që po ndodh, se do të ishte fundi i botës në rast se ky aset kombëtar do të pajtohej me një rrëmbim në mes të ditës së mandatit të kryetarit, me një nënshtrim të partisë që solli në vend lirinë dhe demokracinë.
Nuk është i vonuar ky organizim? Do të shërbente po të fillonte pak më parë?
Ne nuk na u la kohë më shumë se kaq, sepse Basha e kishte emergjencë për ta mbyllur shumë shpejt garën. Ky ishte një nga instrumentet që ai përdori, psesë atij nuk i pret puna. Ai e di se çdo ditë që kalon e rëndon më shumë pozitën e tij, pasi edhe kaq sa është ai e di që është në pozitë shumë të rënduar. Në fillim u përpoqëm të ishim pjesë e garës, dhe kërkuam që PD të kishte një proces normal reflektimi për atë që na ndodhi. Pra të kishte një garë reale, të drejtë dhe të barabartë, dhe ne ishim gati që të bëheshim pjesë e kësaj gare. Nuk u lejuam në mënyrë arbitrare dhe është turpi i PD, ai vendim që u mor për përjashtimin e një kandidati potencial, i kishte një alternativë reale përballë Bashës.
Më tej, Patozi kritikoi ashpër Lulzim Bashën, teksa tha se pas humbjes katastrofike që pësoi më 25 qershor duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i partisë, duke ndjekur modelin e Sali Berishës 4 vite më parë.
Sipas Patozit, kreu aktual i PD-së nuk i mori këto përgjegjësi dhe këtë e tregoi me vendimin për t?u vetëngrirë, ndërsa shpjegoi edhe arsyet pse nuk iu bashkua garës për kreun e PD-së.
A duhej të ngulmohej me tepër tek fakti i dorëheqjes së Bashës, i ngritur fillimisht me zë nga Mustafaj. Mos ndoshta zërat kundër në PD duhet të bëheshin më tepër bashkë për të arritur këtë qëllim?
Do ishte minimumi i marrjes së përgjegjësisë nga një lider politik i cili ka një koncept perëndimor të të qeverisurit të një partie. Kjo nuk ndodhi. Në fillim ne ishim në një unison, që minimumi duhej ndjekur precendeti i Berishës 4 vite më parë. Pra Basha e kishte të detyrueshme dorëheqjen e parevokueshme, ashtu si bëri Berisha përpara 4 viteve. Për më tepër Basha kishte arritur një rezultat akoma më të keq se ai i 2013, dhe mbi të gjitha duke qenë në opozitë. Është rasti unikal në Shqipëri, ku një opozitë bie. Zakonisht opozitat ngrihen, dhe qeveritë bien. Basha ishte një kampion i rezultateve elektorale në Shqipëri, për keq, dhe nuk ja ndjeu fare që të jepte një dorëheqje të menjëhershme dhe të revokueshme. Reagimi i tij i parë, vetëngrirja ishte një sinjal që ai nuk kishte ndërmend të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi. Sigurisht që kishte shumë kolegë që kërkonin dorëheqje të parevokueshme dhe mosprani të Bashës në garë, si zgjidhja e vetme. Unë isha plotësisht dakord me këtë. Kam deklaruar madje gjatë këtyre ditëve, po të isha si Basha do të shihja edhe pozicionin tim si anëtar i PD-së, do më vinte zor të qëndroja nëse do të ndodhte ajo që i ndodhi atij. Kjo për faktin se humbja, bilanci, është i tillë që nuk të lë të vazhdosh. Ky është një standard që është edhe personal. Moralisht Basha nuk mund të garojë për kryetar të PD, por në rast se ai nuk e ka këtë standard, ligjërisht mund të garojë. Nuk mund t?i mohosh një personi të drejtën për të garuar. Pra ai mund të garonte dhe ne po ashtu, dhe të mund të kishim një garë të barabartë, ku ne të mund ta sfidonim.
Pse Astrit Patozi nuk kandidoi? Ju thatë që nuk marr pjesë në një garë pa garë.
Ka shumë njerëz në Shqipëri që janë ende të paqartë. Madje ka shumë miq të mitë më thonë se do ishte mirë që unë të isha bërë pjesë e garës. Por kjo do ndodhte nëse do garohej me rregulla të drejta. Unë 1000 herë të kthehem pas, 1000 herë do bëj të njëjtën gjë. Këtë nuk e kam personale, por për të mirën e PD. Në rast se unë do të pranoja të futesha në një garë pa rregulla, ku listat janë sekret, dhe PD është parti klandestine dhe ilegale, pra kryetari i ka rivalët e tij në letër, por realisht nuk i ka. Data është sikur e ka caktuar Zoti dhe jo njeriu, data është fikse 22 korrik, e patjetërsueshme, ndërkohë që çdo kandidat që do dilte përballë Bashës, kishte nevojë minimale për pak më shumë kohë, pasi nuk futet në garë në pozicionin e kryetarit, i cili ka qeverisur 4 vite rresht PD. Por mbi të gjitha, demokratët kishin nevojë për më shumë kohë që të reflektonin për atë që u ndodhi. Duhej minimumi dy javë më shumë afat që të bëhej një gjysmë analize për rezultatin. Por as kjo nuk u pranua. U bë që Basha i cili kishte humbur në këto zgjedhje po garon si kryetar, ndërsa ata të tjerët garojnë si pretendentë të karriges së kryetarit të PD, me atë humbje shkatërruese. Këto arsye ishin ato që më bënë mua ta shikoj garën si një farsë elektorale me një fitues të paracaktuar. Pra nëse unë do garoja në këtë fushatë, nuk do të ishtë gjë tjetër, veçse një Selam tjetër. Pra do ishin dy Selamë, që nuk do bënin që tjetër, veçse do t?i legjitimonin garën një kryetari që po e rrëmben mandatin në sy të gjithë demokratëve. Unë nuk mund t?ia lejoja vetes këtë gjë, dhe PD nuk e meritonte këtë./CityNews
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, u shfaq mbrëmjen e sotme p...
Një i ri ka rënë nga ballkoni ku jeton dhe ndodhet në gjendj...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, dhe kryetarja e LSI, Monik...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pikën kufitare të Kapshtic...
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, është shfaqur mbrëmjen e s...
Një nga ngjarjet më të bujshme të javës ishte dhe kapja e mb...
Një i ri i ka dhënë fund jetës me fostoksinë në Laç. Bëhet f...
Në Shqipëri është duke u rishfaqur fenomeni i fajdeve. Në nj...
Me Sherif Merdanin, një intervistë është disi ndryshe. Dita ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian ...
Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar sërish qytetarëve, d...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, ...
Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i c...
Kreu i vetëngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u fut...
Tragjedia e trafikimit të qenieve njerëzore ishte në qendër ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar “listën e zezë” t...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, prej disa...
Partia Demokratike ka disa simbolika të saj. Në zgjedhjet e ...
Temperaturat e larta të motit kanë shkaktuar një zjarr masiv...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, foli n...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...