Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, foli në emisionin ?Kjo Javë? për gjendjen në të cilën është zhytur PD pas rezultatit katastrofik që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit.
Patozi tha se pas kësaj humbjeje Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i partisë, duke ndjekur modelin e Sali Berishës 4 vite më parë.
Sipas Patozit, kreu aktual i PD-së nuk i mori këto përgjegjësi dhe këtë e tregoi me vendimin për t?u vetëngrirë.
Më tej, Patozi shpjegoi edhe arsyet pse nuk iu bashkua garës për kreun e PD-së.
A duhej të ngulmohej me tepër tek fakti i dorëheqjes së Bashës, i ngritur fillimisht me zë nga Mustafaj. Mos ndoshta zërat kundër në PD duhet të bëheshin më tepër bashkë për të arritur këtë qëllim?
Do ishte minimumi i marrjes së përgjegjësisë nga një lider politik i cili ka një koncept perëndimor të të qeverisurit të një partie. Kjo nuk ndodhi. Në fillim ne ishim në një unison, që minimumi duhej ndjekur precendeti i Berishës 4 vite më parë. Pra Basha e kishte të detyrueshme dorëheqjen e parevokueshme, ashtu si bëri Berisha përpara 4 viteve. Për më tepër Basha kishte arritur një rezultat akoma më të keq se ai i 2013, dhe mbi të gjitha duke qenë në opozitë. Është rasti unikal në Shqipëri, ku një opozitë bie. Zakonisht opozitat ngrihen, dhe qeveritë bien. Basha ishte një kampion i rezultateve elektorale në Shqipëri, për keq, dhe nuk ja ndjeu fare që të jepte një dorëheqje të menjëhershme dhe të revokueshme. Reagimi i tij i parë, vetëngrirja ishte një sinjal që ai nuk kishte ndërmend të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi. Sigurisht që kishte shumë kolegë që kërkonin dorëheqje të parevokueshme dhe mosprani të Bashës në garë, si zgjidhja e vetme. Unë isha plotësisht dakord me këtë. Kam deklaruar madje gjatë këtyre ditëve, po të isha si Basha do të shihja edhe pozicionin tim si anëtar i PD-së, do më vinte zor të qëndroja nëse do të ndodhte ajo që i ndodhi atij. Kjo për faktin se humbja, bilanci, është i tillë që nuk të lë të vazhdosh. Ky është një standard që është edhe personal. Moralisht Basha nuk mund të garojë për kryetar të PD, por në rast se ai nuk e ka këtë standard, ligjërisht mund të garojë. Nuk mund t?i mohosh një personi të drejtën për të garuar. Pra ai mund të garonte dhe ne po ashtu, dhe të mund të kishim një garë të barabartë, ku ne të mund ta sfidonim.
Pse Astrit Patozi nuk kandidoi? Ju thatë që nuk marr pjesë në një garë pa garë.
Ka shumë njerëz në Shqipëri që janë ende të paqartë. Madje ka shumë miq të mitë më thonë se do ishte mirë që unë të isha bërë pjesë e garës. Por kjo do ndodhte nëse do garohej me rregulla të drejta. Unë 1000 herë të kthehem pas, 1000 herë do bëj të njëjtën gjë. Këtë nuk e kam personale, por për të mirën e PD. Në rast se unë do të pranoja të futesha në një garë pa rregulla, ku listat janë sekret, dhe PD është parti klandestine dhe ilegale, pra kryetari i ka rivalët e tij në letër, por realisht nuk i ka. Data është sikur e ka caktuar Zoti dhe jo njeriu, data është fikse 22 korrik, e patjetërsueshme, ndërkohë që çdo kandidat që do dilte përballë Bashës, kishte nevojë minimale për pak më shumë kohë, pasi nuk futet në garë në pozicionin e kryetarit, i cili ka qeverisur 4 vite rresht PD. Por mbi të gjitha, demokratët kishin nevojë për më shumë kohë që të reflektonin për atë që u ndodhi. Duhej minimumi dy javë më shumë afat që të bëhej një gjysmë analize për rezultatin. Por as kjo nuk u pranua. U bë që Basha i cili kishte humbur në këto zgjedhje po garon si kryetar, ndërsa ata të tjerët garojnë si pretendentë të karriges së kryetarit të PD, me atë humbje shkatërruese. Këto arsye ishin ato që më bënë mua ta shikoj garën si një farsë elektorale me një fitues të paracaktuar. Pra nëse unë do garoja në këtë fushatë, nuk do të ishtë gjë tjetër, veçse një Selam tjetër. Pra do ishin dy Selamë, që nuk do bënin që tjetër, veçse do t?i legjitimonin garën një kryetari që po e rrëmben mandatin në sy të gjithë demokratëve. Unë nuk mund t?ia lejoja vetes këtë gjë, dhe PD nuk e meritonte këtë./CityNews
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka bërë n...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, po fle...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e so...
Këto janë disa shprehje që mund t’iu duken të pafajshme, por...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, vijon ...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astr...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, ka shpë...
Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e sotme në zonën e Port...
Microsoft ka përdorur aplikacionet e inteligjencës artificia...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Facebook ka sjellë opsionin më të ri për të gjithë përdorues...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje...
1) Për herë të parë denoncimin si akt qytetar, e ndesha këtu...
Ish nën kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht ish kre...
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë pasdite në Zvërnec t...
Partia Demokratike po kalon vertet një krizë të thellë besim...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ditën e sotme ka pub...
Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët e Shijakut,...
CityNews prej disa ditësh, por edhe shumë media raportojnë s...
Një foto e publikuar nga kryeministri Rama ka ngjallur reagi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...