Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, vijon takimet me demokratët në të gjithë vendin, teksa na ndan edhe një javë nga zgjedhjet për kreun e ri të partisë.
Në emisionin ?Kjo Javë? me gazetaren Nisida Tufa, në Neës 24, Patozi tha se përjashtimi i tij nga gara për kreun e partisë është turp i radhës i PD-së.
Duke u ndalur te takimet e tij me demokratët në Vlorë e Durrës, ish-deputeti sqaroi se është njohur me shqetësimet e tyre për situatën në PD.
Sapo ktheheni nga një takim, ku prej ditësh keni ndërmarrë në Durrës, Vlorë. Çfarë mesazhesh keni marrë në këto takime që po zhvilloni me demokratët, kur për hir të së vërtetës duhet thënë se ka patur një pjesëmarrje të konsiderueshme?
Ajo që kam konstatuar me shumë kënaqësi është fakti që PD është e gjallë dhe instinktet e saj janë funksionale, pasi kjo që po ndodh është dramatike. Është e kundërta e asaj që duhet të ndodhte pas një humbje katastrofike që ne pësuam në këto zgjedhje. Te demokratët e Durrësit dhe Vlorës kam parë një reagim të jashtëzakonshëm për ta mbajtur të bashkuar PD-në dhe për ta ringritur shumë shpejt atë. Unë besoj se ky mision ia ka vlejtur për dy qëllime. Së pari që demokratët që janë lënduar nga ajo që na ka ndodhur në këto 4 vite, po sidomos humbja dërrmuese që ne morëm në zgjedhjet e 25 qershorit, nuk janë të izoluar. Njerëzit kanë parë se janë shumë që mendojnë si ata. Ne kemi pasur shumëfishin e pjesëmarrjes në turin që po organizon Basha për garën në PD, ndërkohë që ne jemi jashtë kësaj gare. Ky është një reaksion i cili ndodh në mënyrë kapilare në PD. Demokratët janë të shqetësuar dhe po reagojnë. Po kështu ka edhe një mesazh tjetër për opinionin publik, për Shqipërinë, shqiptarët që nuk janë anëtarë të PD, por që në PD shohin një pjesë të tyre, pasi opozita është një pasuri kombëtare.
Shqiptarët e shqetësuar për fatin e PD, nuk pajtohen me atë që po ndodh, se do të ishte fundi i botës në rast se ky aset kombëtar do të pajtohej me një rrëmbim në mes të ditës së mandatit të kryetarit, me një nënshtrim të partisë që solli në vend lirinë dhe demokracinë.
Nuk është i vonuar ky organizim? Do të shërbente po të fillonte pak më parë?
Ne nuk na u la kohë më shumë se kaq, sepse Basha e kishte emergjencë për ta mbyllur shumë shpejt garën. Ky ishte një nga instrumentet që ai përdori, psesë atij nuk i pret puna. Ai e di se çdo ditë që kalon e rëndon më shumë pozitën e tij, pasi edhe kaq sa është ai e di që është në pozitë shumë të rënduar. Në fillim u përpoqëm të ishim pjesë e garës, dhe kërkuam që PD të kishte një proces normal reflektimi për atë që na ndodhi. Pra të kishte një garë reale, të drejtë dhe të barabartë, dhe ne ishim gati që të bëheshim pjesë e kësaj gare. Nuk u lejuam në mënyrë arbitrare dhe është turpi i PD, ai vendim që u mor për përjashtimin e një kandidati potencial, i kishte një alternativë reale përballë Bashës./CityNews
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astr...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, ka shpë...
Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e sotme në zonën e Port...
Microsoft ka përdorur aplikacionet e inteligjencës artificia...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Facebook ka sjellë opsionin më të ri për të gjithë përdorues...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje...
1) Për herë të parë denoncimin si akt qytetar, e ndesha këtu...
Ish nën kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht ish kre...
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë pasdite në Zvërnec t...
Partia Demokratike po kalon vertet një krizë të thellë besim...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ditën e sotme ka pub...
Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët e Shijakut,...
CityNews prej disa ditësh, por edhe shumë media raportojnë s...
Një foto e publikuar nga kryeministri Rama ka ngjallur reagi...
Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e sotme nga një ngja...
Vetëm pak minuta pas atentatit, Policia e qytetit të Shkodrë...
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i pak minutave më...
Deputeti i Partisë Demokratike, i dalë nga lista Basha, Mysl...
Në bashkëbisedimet me demokratët e Durrësit, Shijakut, Rrogo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...