Skandali/Publikohen emrat e krerëve të Policisë, ja të kujt janë 30 tonët e drogës së Llakatundit
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ditën e sotme ka pub...
Partia Demokratike po kalon vertet një krizë të thellë besimi dhe krizën më të thellë ajo e ka në lidershipin e saj. Te kryetari i vetëngrirë, njeriu që ka regjistruar humbje të njëpasnjëshme në Partinë Demokratike.
Njeriu që me pak fjalë mund të quhet njeriu i dashuruar me dështimet e tij, njeriu që pas buzëqeshjes fsheh vetëm dështime.
A mund ta mohojë kush faktin që Lulzim Bashës i është dhuruar gjithçka nga viti 2005 e në vazhdim. Ai ka bredhur në 3 ministri kryesore, i shoqëruar me skandale. Më pas bëhet kryetar Bashkie, ku vendos një vulë të madhe paaftësie ndaj vetes së tij, të cilën ia faturon në zgjedhjet e 2013, Partisë Demorkatike.
Zgjidhet në krye të saj, merr drejtimin dhe në 4 vjet, ai regjistron në çdo garë vetëm humbje, vetëm humbje, të cilat nuk ndalen. Humbje që i dashuron, i dashuron dhe buzëqesh atëherë kur dështon. Kur ka dështim, ai zgërdhihet përpara demokratëve, duke tentuar të shpalosë besim dhe siguri se gjërat janë mirë.
Nga ana tjetër, atëherë kur është për të qeshur dhe për t?u dhënë mbështetje atyre, ai është i ngrysur dhe i mërzitur.
Lulzim Basha në fakt mund të quhet njeriu që pas buzëqeshjes fsheh dështimin, pas buzëqeshjes fshihet disfata. 25 qershor është një disftatë për demokratët, postzgjedhjet po regjistrojnë një tjetër disfatë për të. Po të shohim anë e kënd Shqipërisë, ai është pa mbështetje nga strukturat e Partisë Demokratike.
Megjithëse nga pas po përdor një ushtri me njerëz që të ringrejë imazhin e tij të dërrmuar, por sado të përpiqet me buzëqeshje dhe me kurime imazhi nga kompania e familjarëve të tij, e ka të pamundur.
Lulzim Basha ndoshta është i vetmi politikan që ka nga pas një kompani marketingu të fortë, të cilën po e përdor për të bërë të mundur qëndrimin në krye të PD. Nga pas është një kompani e familjarëve të tij, e kunatit të tij, e bashkëshortes së tij, e cila ka në vetvete si profil marketingun dhe imazhin. Këtë herë ata po i bëjnë imazh djalit të shtëpisë, djalit që ka dështuar sistematikisht.
Në krah të kësaj kompanie qëndrojnë edhe personazhe të tjera, të cilët ai ka ofruar së fundmi, emra dhe individë me lidhje krejtësisht klienteliste dhe korruptive, të cilët duke përdorur disa portale apo media me pagesë, po përpiqen të krijojnë diversione, te kundërshtarët e Bashës dhe të ngrejnë profilin e tij politik.
Por sa vlerë ka ky aksion politik, sa vlerë ka kjo përplasje për imazhin e Lulzim Bashës, apo sigurimin e postit të karriges së tij, duke sulmuar çdo kundërshtar apo çdo intelektual që i del përballë.
Në këtë formë Lulzim Basha ka gjetur vetëm një zgjidhje. Të shkatërrojë këdo që i del përpara, pasi imazhin e tij e ka të shkatërruar.
Një shprehje e urtë popullore thonë, i mbyturi të mbyt. Por a do ta lejojnë, grupi i njerëzve që kërkojnë zgjedhje të lira në Partinë Demokratike që i mbyturi Lulzim Basha ta mbytë PD dhe ta shkatërrojë atë përfundimisht.
Lulzim Basha është i mbyturi i madh, jo vetëm i i 25 qershorit, por edhe i fushatës false brenda PD, sepse atë askush nuk e beson më. U ngujua tre muaj në çadër për zgjedhje të lira dhe sot ende nuk ka garantuar zgjedhje të lira branda Partisë Demokratike.
Ai përdor çdo mjet dhe mënyrë, kompaninë e kunatit dhe të bashkëshortes së tij, call-center-a fiktivë me profile fallso, apo edhe individë dhe portale, që shajnë, sulmojnë dhe agresojnë ata që mendojnë ndryshe nga Lulzim Basha.
A mund të shpëtohet i mbyturi duke hequr një kovë ujë nga lumi? Një kovë me ujë nga lumi nuk e shpëton dot një të mbytur, qoftë ai në det apo kudo tjetër. I mbyturi është i mbytur dhe Partia Demokratike nuk duhet të kapet pas të mbyturit, duhet ta lëshojë atë.
Lulzim Basha, ndoshta ka ardhur koha ta kuptojë se askush nuk ia shpëton dot imazhin e tij, askush nuk e bën më të besueshëm dhe askush nuk e bën më atë një lider për Partinë Demokratike, qoftë ky kunati, bashkëshortja dhe të tjerë që e ndjekin nga pas.
Koha e tij mund të zgjatet, ai mund ta marrë karrigen e Partisë Demokratike, por PD do të regjistrojë sistematikisht vetëm humbje. Jo sepse ai heq njerëz nga listat e kandidatëve për deputetë. Jo sepse ai mbyllet 90 ditë në çadër. Por sepse ai nuk u bë kurrë lider, sepse është njeriu që gabon gjithmonë, atëherë që duhet veprojë ai hesht dhe atëherë kur duhet të heshtë vepron.
Lulzim Basha është njeriu që ka imazhin e një individi gënjeshtar në opinionin publik dhe të pabesueshëm, imazh të cilin duan t?ia zbukurojnë duke përdorur fjalitë se ?Lulzim Basha po njeh përgjegjësinë?, ?Lulzim Basha po njeh humbjen?.
Në fakt Lulzim Basha nuk po njeh asgjë, ai thjesht po zhvillon një tjetër strategji për të garantuar karrigen e tij në krye të PD./CityNews
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ditën e sotme ka pub...
Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët e Shijakut,...
CityNews prej disa ditësh, por edhe shumë media raportojnë s...
Një foto e publikuar nga kryeministri Rama ka ngjallur reagi...
Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e sotme nga një ngja...
Vetëm pak minuta pas atentatit, Policia e qytetit të Shkodrë...
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i pak minutave më...
Deputeti i Partisë Demokratike, i dalë nga lista Basha, Mysl...
Në bashkëbisedimet me demokratët e Durrësit, Shijakut, Rrogo...
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më ...
Prej ditësh bashkëshortja e djalit të Vehbi Alimuçajt, ish a...
Fituesi i Big Brother, Danjeli ka suprizuar të gjithë dhe ka...
Presidenti i Gjermanisë, Steinmeier zhvilloi vizitën e parë ...
Një punonjës i Ndërmjarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Sh...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar hapu...
Policia ka dalë në një njoftim të dytë në lidhje me trafikun...
Lulzim Bashës po i bie çatia e shtëpisë e megjithatë vazhdon...
Krahas të rejave më të fundit të hetimit të aferës shtatë mi...
Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, pasi ka djegur qëllimish...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu injoruar publiki...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...