web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ku lidhet Ilir Meta me aferën DIA-CEZ/ Tregon dëshmitari kryesor

15 Korrik 2017, 09:54, Aktualitet CNA

Krahas të rejave më të fundit të hetimit të aferës shtatë milion euro CEZ-OSHE në Çeki dëshmitari kyç i kësaj çështjeje, Romeo Karaj, jurist i OSSH-së, nëpërmjet ?Pamflet.al? ka hedhur dritë edhe mbi aferën tjetër DIA-CEZ, që i ka kushtuar shtetit shqiptar 430 milion euro debi.

I pyetur për akuzat që ka hedhur mbi Kastriot Ismailajn, të akuzuarin kryesor të aferës CEZ-DIA, i gjendur prej disa vitesh në rregjim burgu, nën akuzën e përvetësimit të padrejtë, por edhe për pastrim parash të pista, si dhe lidhjen e këtij të fundit me Ilir Metën, Karaj ka shpjeguar:?Kontrata DIA-CEZ për mbledhjen e rreth 430 milionë eurove debi (principal plus interesa), është katërcipërisht një kontratë, korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi parash. Këto janë të lidhura me prova e fakte me njëra-tjetrën. Një nga autoret e ketij korrupsioni dhe mashtrimit është edhe vetë ish drejtori cek i CEZ-Shpërndarjes, Jozef Hejsek. Ky person ka bërë një dëshmi të qartë në tetor 2014 përpara avokatëve të ?Clifford Chance?, duke implikuar Sali Berishën, Ilir Metën dhe Qazim Tepshin(ish ambasadori shqiptar në Pragë).

Kjo bëhet e besueshme kur konstaton se ka një vizitë të përbashkët Ismailaj-Meta në Pragë në fund të nëndorit 2010 dhe në fillim të dhjetorit 2010. Po kështu flitet se ata të dy bashke janë pritur nga Martin Roman dhe Tomas Pleskash, dy drejtuesit më të larte te CEZ-IT. Qazim Tepshi ka munguar në këtë takim se është aksidentuar me makinë.

Pas këtij takimi Ismailajt i lidhet definitivisht kontrata me CEZ në 01 shkurt 2011, pasi kontrata e parë e lidhur më -1 shtator 2010 nuk ju aprovua nga bordi mbikqyrës. Mesa di unë, fillimisht në këtë mesele është përfshirë Dritan Prifti, i cili e ka pranuar se është larguar nga ministër pikërisht për këtë punë. Ai ka emëruar në kundërshtim me ligjin Ismailajn në bordin mbikqyrës të CEZ në shtator 2010 edhe pse ai kishte marrëdhënie biznesi me CEZ-in.

Ismailaj, Prifti dhe Hejsek, krijuan DIA-n nga hiçi në BVI, pastaj në  Tiranë, i dhanë punonjës, zyra, dhe para kësaj kompanie e cila bënte sikur punonte dhe merrte paratë e shqiptarëve. Mesa duket pasi Meta u vu në dijeni të kësaj loje, largoi Priftin dhe tentoi të menaxhoje Ismailajn e pamenaxhueshëm. Patjetër që Berisha ka pasur dijeni në këtë rast, pasi vëllai i keshilltarit të tij, Endri Mata u emërua drejtor ekzekutiv i DIA-s. Kur Ismailaj hyri ne burg ne maj 2015, ai konsideroi se u shit nga Meta, me siguri ka bere presione per te dale nga halli, dhe kur nuk ka pare reagim bashkëpunoi me kundershtarët e Metës. Janë pikërisht këta që ngritën stuhinë e 2015 në bashkëpunim me Elvis Mataj të frymezuar nga Saliu dhe qe me sa duket sponsorizojne mbrojtjen e Ismailajt me interesin që ky të godasë Metën. Eshtë po Ismailaj i cili servir nëpër YouTube video familjare të tij me Metën. Ne ate kohë Ismailaj i atribuonte vetes organizimin e takimit Nano-Meta. Pra, një poker korrupsioni. Me vjen keq, por në datën 24 korrik do të kemi për president mikun e Ismailajt dhe Fahri Balliut?./CityNews





Lajmet e fundit nga