Shqiptarët më të lodhur në punë/ 43 orë në javë, më shumë stres dhe izolim social
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Ev...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Ev...
Arrestimi dhe dënimi i Ermal Hoxhës, nipit të Enver Hoxhës është një nga ato ngjarje që e kam të vështirë madje të pamundur ta gëlltit si të vërtetë, mbi bazën e fakteve. Nuk jam ithtar i Enver Hoxhës, madje jam autor i një libri biografik me dy vëllime, ku vetëm simpati nuk shpreh për të.
Nuk mund të mos dyshoj thellësisht kur në 2015, në kohën kur e gjithë Shqipëria ishte bërë një plantacion gjigand i mbjellë me drogë, dhe Bashkimi Europian e SHBA mbyllnin, madje ende mbyllin sytë para këtij realiteti, sepse Edi Ramës i është dhënë licenca e cannabis sativa si shpërblim për disa punë të mbrapshta që duhet të bëjë, domethënë ta integrojë Shqipërinë në Jugosllavinë e Re, na arrestohet nipi i Enver Hoxhës si anëtar i një rrjeti që përpunonte dhe trafikonte drogë. Dhe me të dhëna të Policisë Gjermane, pra të vendit liderja e të cilit Merkel është angazhuar më së shumti për të krijuar Jugosllavinë e Re!
Si e pengonte nipi e Enver Hoxhës Zonjën Merkel? Ishte koha kur në Europë nisi dyndja masive e refugjatëve sirianë të luftës dhe në përgjithësi e refugjatëve muslimanë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Merkel shpalli hapjen e dyerve të Gjermanisë për strehimin pa kufizim në numër të këtyre refugjatëve.
Kjo gjë nuk mund të mos shkaktonte reagime në Gjermani dhe Europë. Shërbimet e fshehta gjermane dhe ata europiane iu dërguan raporte të sekrete alarmuese qeverive të tyre se në Europë ishin duke u kristalizuar lëvizje që donin të përmbysnin establishmentin politik europian që ishte përgjegjës për politikën disfatiste të hapjes së dyerve ndaj dyndjes islamike.
Këto qendra vlerësojnë gjithçka që mund të përdoret në këtë betejë. Figura e Enver Hoxhës është shumë interesante për to sepse ai është i vetmi udhëheqës që deislamizoi një vend europian, me ndalimin e fesë në 1967. Sigurisht që ky ndalim preku edhe të krishterët, por ata nuk ishin më shumë se 30% në Shqipëri, madje edhe më pak.
Por Mbreti Zog e dha këtë shifër të lartë në censuset që bëri për t? i krijuar përshtypjen Perëndimit se në Shqipëri kishte më shumë të krishterë. Shqipëria u deislamizua me çmimin e humbjes të së drejtës ushtrimit të lirë të fesë për 30% të të krishterëve të saj. A kishte padrejtësi këtu? Historia na tregon se jo rrallë ka ndodhur në Europë që vende të ndryshme të kenë humbje të madhe njerëzore gjatë një lufte të gjatë, me rëndësi ekzistenciale për ta.
Deislamizimi i Shqipërisë që bëri faktikisht Enver Hoxha me ndalimin e fesë në 1967, ishte një arritje e tillë me rëndësi ekzistenciale për Shqipërinë. Ismail Qemali në 1912 shpalli Pavarësinë shtetërore të Shqipërisë nga Imperia Osmane. Enver Hoxha në 1967 shpalli Pavarësinë shpirtërore dhe kulturore. Kjo vepër e Enver Hoxhës e bën atë një lider të përmasave globale dhe i jep atij një vend krahas Skënderbeut në historinë kombëtare megjithë të këqijat që ka bërë si stalinist gjakësor.
Ata të cilët i tremben qëndresës së organizuar në Europë ndaj politikës disfatiste të establishmentit politik europian, e njohin mirë rëndësinë që ka Enver Hoxha si figurë në Europën e shekullit XXI. Ata e dinë se shpesh ndodh që pasardhës të figurave të tilla të vihen në krye të lëvizjeve që bartin frymën e paraardhësit të madh. Ermal Hoxhën e shikonin si një prijës të mundshëm të një lëvizjeje të tillë, prandaj deshën ta kompromentojnë si mafioz. Arrestimi dhe dënimi i tij janë pjesë e një skenari të llojit ?Sacco e Vanzetti?.
E kam fjalën për atë që ka ndodhur në SHBA në vitet ?20 të shekullit të kaluar, kur autoritet amerikane falsifikuan provat për të dënuar dy ekstremistë të majtë, Sacco dhe Vanzetti për krimin e grabitjes me armë, me pasojë vrasje. Meqënëse ekstremizmi i majtë shihej nga autoritetet amerikanë si lëvizje politike e rrezikshme për rendin shoqëror dhe politik në fuqi, u veprua në atë mënyrë që përfaqësues të këtyre lëvizjeve të kompromentoheshin para opinionit publik si kriminelë të rëndomtë.
Sacco dhe Vanzetti u dënuan me vdekje në 1921, por ekzekutimi i tyre u shty deri në 1927 për shkak të reagimit të madh nga pjesa progresiste e shoqërisë amerikane dhe krejt botës. Personalitete nga më të shquarit të SHBA në art, shkencë, politikë, por edhe nga krejt bota, u vunë në mbrojtje të Sacco dhe Vanzetti. Atë çka shkaktoi indinjatën më të madhe e shprehu saktë shkrimtari i njohur amerikan i kohës, John dos Pasos, i cili shkroi edhe një libër për këtë çështje, kur tha se nëse autoritetet donin t? i dënonin këta të dy, le të gjenin kurajën t? i dënonin si kundërshtarë politikë, por jo t? i poshtëronin si kriminelë të rëndomtë. Sot në SHBA pranohet zyrtarisht pafajësia e Sacco dhe Vanzetti.
Enver Hoxha i dënonte kundërshtarët e tij politikë për atë që i konsideronte, jo si kriminelë të rëndomtë. Imagjinoni pak nëse Enver Hoxha do t? i kishte dënuar priftërinjtë katolikë duke faksifikuar prova për pedofili e vrasje fëmijësh, deputetët kundërshtarë të Asamblesë së vitit 1946 si përdhunues femrash e kështu me radhë të gjithë ata që i quante kundërshtarët e tij politikë. Sot do të kishte qenë e pamundur të kishim 40 martirët e Kishës Katolike apo heronjtë e qëndresës antikomuniste dhe të disidencës.
Nëse deshën patjetër ta dënonin nipin e Enver Hoxhës, le ta kishin dënuar me sinqeritet si njeri që e quanin të rrezikshëm politikisht, jo si mafioz.
Shërbimet e fshehta gjermane e dinë se Shqipëria do të jetë vendi ku do të eksperimentohet beteja për deislamizimin e Europës dhe deshën t? u japin një sinjal forcave që pritet të angazhohen në këtë betejë se do të kenë fatin e Sacco dhe Vanzetti. Më kot, sepse skenarë të tillë nuk përsëriten dot dy herë, siç tregoi dhe vetë historia e dënimit të Sacco dhe Vanzetti./CityNews
Policia e Vlorë ka kapur 15 ton kanabis sativa gjatës një o...
Përkundër asaj çka kanë deklaruar ditën e djeshme autoritete...
Jeta ne cift do jete me e qete dhe me e bukur sot. Do i sqar...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e pre...
Pak minuta më parë Policia njoftoi se ka arrestuar 4 persona...
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Eduard S...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e PDIU pë...
Moderatori i famshëm, Blendi Fevziu ka publikuar një foto n...
Kandidati në garë për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Se...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi gjatë ditës së sotm...
Shumë persona e kritikuan veshjen e kryeministrit Edi Rama n...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australi, ku një grua ...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami,...
Në një postim në rrjetet sociale Armina Mevlani ka shprehur ...
Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona dhe shpallur në kë...
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Neës 24, Eduard S...
Alban Skënderaj bën një dedikim prekës për nënën e tij, e ci...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar sot votat e 64 ...
Është e lehtë të gjesh gjëra të përbashkëta me shumë njerëz....
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Ev...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...