web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jeni të shkurtra? Mos u shqetësoni vajza, ndiqni këto këshilla dhe do të dukeni më e gjatë

12 Korrik 2017, 20:35, Lifestyle CNA

Duket se moda është bërë për njerëzit e gjatë.

Por ju vajza që ndoshta jeni paksa të shkurtra nuk duhet të mërziteni aspak. Sigurisht duhet të zgjidhni veshjet të cilat ju bëjnë të ndiheni më mirë, por ne ju rekomandojmë që të ndiqni këto këshilla që të duheni sa më bukur.

1-Mos vishni këpucë shumë të larta
Nëse e keni kompleks që jeni të shkurtra dhe mendoni se takat e larta do ju vijnë në ndihmë, atëherë e keni shumë gabim. Zgjidhni këpucë që të jenë jo shumë të larta, pasi në të kundërtën do ua vënë më tepër në pah gjatësinë tuaj.

2-Mundohuni që të tërhiqni vëmendje me një pikë të fortë në trupin tuaj
Keni bel të hollë, kofshë të bukura? Bëni që ato të vihen sa më shumë në pah. Në këtë formë vëmendja e njërëzve do të shkojë pikërisht aty ku ju doni.

3- Jo çanta të mëdha
Siç ua thamë, propocionet janë shumë të rëndësishme. Zgjidhni çanta mesatare ose të vogla, pasi një çantë e madhe do ju bënte të ?humbisnit? në të.

4- Zgjidhni veshje të ngushta pas trupit
Veshjet e gjera do t?ju bënin të dukeshit e shkurtër dhe e shëndoshë. Këtë doni? Nuk besojmë.

5- Funde ose fustane me shtat të lartë
Një zgjedhje e tillë, është shumë e mirë që ju të mos dukeni shumë e shkurtër.

Ndiqni këshillat tona, dhe ua sigurojmë që nuk do ju shkojë aspak keq./CityNews





Lajmet e fundit nga