web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fiorentina e Big Brother/ Ja kush më ka çuar mesazhet kërcënuese për Olsin

9 Korrik 2017, 21:20, Lifestyle CNA

Çifti i famshëm i Big Brother 9, Olsi dhe Fiorentina kanë dhënë një intervistë për emisionin ?Thumb?. Në intervistë ata kanë zbuluar disa nga planet e tyre për të ardhmen.

Fiorentina tha që gjatë kohës që ishte brenda ka menduar që kur të dilnin do martoheshin por që kjo tashmë nuk është në planet e afërta, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë me çiftin që duket se pas daljes nga Big Brother janë bërë më të afërt më njëri tjetrin.

Gjatë intervistës Fiorentina ka zbuluar edhe mesazhet kërcënuese që vinin në adresën e saj sociale për Olsin. Në lidhje me identitetin e kërcënuesit ajo tha se ato mund të jenë, ?Vajzat që ka pasur më përpara Olsi. Më shkruanin vazhdimisht, më çonin mesazhe. Në kohën që ishte Olsi në Vlorë. I merrja dhe nuk i ktheja përgjigjje, hapnin adresa prapë dhe ishte po e njëja që më çonte ato mesazhe.?

Pavarësisht këtyre mesazheve dhe tentativave për t?i ndarë çifti dukej më i bashkuar se asnjëherë më parë./CityNews





Lajmet e fundit nga