Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Sa më shumë kohë që kalon aq më shumë qëndrimi i Sali Berishës bëhet gjithnjë e më enigmatik. Heshtja e tij përballë shkërmoqjes së PD-së, rrezervimi për të dhënë mendimin se si shpëtohet forca politike që ai themeloi dhe udhëhoqi për një çerek shekulli, kanë ngritur shumë pikpyetje. Sot në faqen e tij 360gradë Artur Zheji hidhte dilemën:
?Është akoma Sali Berisha, qëndra e vërtetë e pushtetit të vërtetë në PD? Është Berisha i kërcënuar, apo është aktor dhe pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Ramën, në këmbim të imunitetit të tij personal dhe familjar të plotë, nga ndërkombëtarët dhe Vettingu??- pyet ai. Më tej Zheji këmbëngul se, ?Pas heshtjes ogurzezë të doktorit për standartin e zgjedhjeve, një heshtje me të cilën pra askush nuk është mësuar prej tij, duket se fshihet patjetër diçka, një kërcënim ndoshta?.
Po a është kërcënuar realisht Berisha: a e mbajnë peng atë me ndonjë dosje korruptive të vetën, të të birit apo të sëbijës ashtu siç hedh hipotezën Zheji?
Po të lexosh Mero Bazen ai ka një version tjetër për të shpjeguar këtë ngjarje. Ai pretendon se realisht Basha ia ka marrë partinë Berishës, ashtu butë butë dhe tinëzisht siç di ai, dhë këtij të fundit si ka mbetur gjë tjetër veçse krenarisë për të mos e pranuar këtë fakt dhe të sjellurit sikur kontrollon gjithçka: ?Berisha, përjetoi një periudhë vetmie dhe braktisjeje nga Basha, pas marrëveshjes së tij me Edi Ramën, por e përballoi atë me heshtje dhe një lloj frike, mos kuptohej që nuk ishte përfillur në këtë proces. Vuri maskën e tij në fytyrë dhe për 30 ditë fushatë, bënte opozitë në Facebook. Kur Basha u ?varros? me rezultatin më katastrok për PD-në, bëri atë që pritej. Pasi priti Bashën t?i shkonte në zyre, i dha rrugën se si mund të rizgjidhej, nën kontrollin e tij. Ai mbështeti mosdorëheqjen e Bashës, quajti të vlefshëm ?ngrirjen?, dhe duket hapur që është në anën e tij në këtë proces. Dhe këtë e bën jo se i dhimbset Basha, por se përmes këtij gjesti vazhdon të duket shantazhues, ndërkohë që është i shantazhuar, vazhdon të duket i plotfuqishëm, ndërkohë që është njeriu të cilit për një muaj nuk i ka rënë asnjëherë telefoni i Lulzim Bashës? shkruante pak ditë më parë Mero Baze në editorialin e tij tek Tema. Ndërsa një njohës tjetër shumë i mirë i Berishës, që ka ndenjur gjatë me të, Ylli Rakipi ka një version të tretë. Sipas asaj që Rakipi deklaroi në emisionit të ?Pa ekspozuarit? fijet e kukullës Basha i luan berisha që kontrollon gjithçka. Sipas tij edhe tremi ?ngrirje? që artikulojë Basha është i huazuar nga berisha që e ka përdorur atë më parë për Spartak Ngjelën apo Filip Çakullin. Sipas Rakipit Berishës i intereson një PD qoftë dhe e vogël por e kontrilluar me dorë të sigurtë gjë të cilën atij ia siguron më së miri pasardhësi i përzgjedhur. Dhe Berisha nuk flet publikisht, sepse ai ka vendosur ta mbështesë Bashën jo publikisht porn ë kulisa, siç bëri kundër Olldashit, për të mos hedhur poshtë gjithë bashkëpunëtorët e vet.
Ndërsa Artur Zheji këmbëngul se në natën e marrëveshjes Rama-Basha ka një pakt sekret që ende nuk e njohim dhe Berisha po hesht sepse së bashku me Bashën ai pret që Rama të mbëjë premtimin, ?sipas neneve të marrëveshjes së 17 Majit, ku një nga pikat e saj, duket se është edhe ?Heshtja? paszgjedhore dhe pranimi i faktit të kryer të deformimit të tyre?. Ai vazhdon: ?Kjo do të thotë që Shtatori do të sjellë një faqe të re në historinë tonë politike të përçudnuar. Partitë politike do të luajnë në mënyrë pozicionale dhe sipas përllogaritjeve.
Mos ndoshta edhe PD e ka zgjedhur tashme Ramën, si kryemenaxher edhe të interesave të saja?
Shenjat e para tregojnë se po.
Pyetja shtrohet: Për çfarë interesash bëhet fjalë?
Përgjigja sot për sot është e pamundur, por një gjë është e qartë: ?Sigurisht që nuk janë interesa politike?(Lapsi.al)
Kur jemi në shtëpi, ato i kemi gjithmonë aty, mbi kokë, për ...
Ministri i Puneve te Brendshme, z. Dritan Demiraj, kreu sot ...
Task-Forca ndërrmer aksionin për prerjen e lidhjeve të palig...
Presidenti Donald Trump zhvilloi sot një takim historik me h...
Lulzim Basha hapi garën për zgjedhjen e kreut të ri të Parti...
Rreth orës 18:55 të datës 25 qershor 2017, vetëm 5 minuta pë...
Si kërpudhat pas shiut, dyqanet e rrobave të përdorura po lu...
Policia dhe protestuesit kundër samitit të G20 u përplasën p...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri strukt...
Në Hamburg të Gjermanisë fillon sot samiti i G20-ës, ku do t...
Denis Shtraza, i akuzuar si bashkëpunëtor në rrëmbimin dhe v...
Një sasi e madhe droge është kapur sot në kufirin shqiptaro-...
Analisti Artur Zheji ka komentuar zhvillimet e fundit në Par...
Në Shqipëri gratë mesatarisht paguhen 6.3% më pak sesa burra...
Temperaturat ekstreme që kanë shoqëruar vendin këto ditë jan...
Përgjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ka patur 12 ...
Prej ditës së djeshme, ka nisur fushata në Partinë Demokrati...
Dy autorë kanë kërcënuar rescepsionisten e një resorti, duke...
Një trafikant nigerian u arrestua në lindje të Francës me 79...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku vajza 19 vjeçare ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...