Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Si kërpudhat pas shiut, dyqanet e rrobave të përdorura po lulëzojnë në Tiranë prej disa kohësh. Të dhënat e INSTAT tregojnë për një rritje të fortë të importit të veshjeve të përdorura që prej 2012-s, ndërsa operatorët e vegjël në treg shtojnë se konkurrenca në këtë sektor është rritur shumë?
Një biznes, që po rinjeh lulëzim, në një periudhë që konsumi mbetet i tkurrur, është i ashtuquajturi ?Gabi?. Sipas të dhënave zyrtare, tregtia e rrobave të përdorura po njeh një zgjerim të vazhdueshëm që nga 2012, duke arritur nivelet rekord vitin e kaluar.
Për 2016-n, sipas të dhënave nga INSTAT, vlera e importeve të veshjeve të përdorura është rreth 2.8 miliardë lekë, apo rreth 20 milionë euro, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë.
Treguesit pohojnë se marzhi i qarkullimit të veshjeve të përdorura është tepër i lartë, duke bërë që tregu i pakicës të jetë minimalisht tre-katër herë më i lartë se vlera e mallit që hyn në doganë, çka bën që tregu i pakicës së Gabit të arrijë në 60-80 milionë euro në vit.
Sokol Xhelili, i cili që nga 2013-a ka tregtuar rroba të përdorua, tha për ?Monitor? se rritja e kërkesës nga konsumatorët për veshje të përdorura ka bërë që të shtohet numri i operatorëve të vegjël në treg, duke ndikuar në zgjerimin e kërkesës për këto mallra, si dhe në shtrenjtimin e çmimit me shumicë të tyre.
Operatorët në tregun e rrobave të përdorura operojnë duke blerë mallin me kilogramë dhe duke e shitur me copë, duke gjeneruar kështu marzhe të larta fitimi. Çmimi për kilogramë për veshje të përdorura varion nga 400 lekë- 2000 lekë.
Ola, që administron një dyqan të veshjeve të kategorisë së mesme dhe të lartë në rrugën ?Myslym Shyri? thotë se vitet e fundit shitjet kanë qenë shumë të dobëta. Krahas qendrave tregtare, që po marrin një pjesë të konsiderueshme të klientëve, dyqanet e rrugëve kryesore po ndiejnë konkurrencën edhe të Gabit. Konsumatorët janë gjithnjë në kërkim të çmimeve sa më të lira, duke rendur edhe drejt të përdorurave, thotë Ola.
Një tjetër biznes që po shënon rritje është edhe ai i këpucëve dhe sidomos atleteve të përdorura, për të cilat gjithsesi nuk ka të dhëna për importet nga INSTAT, por është e dukshme që numri i tyre, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera, sa vjen e shtohet. Shumë dyqane po ndryshojnë destinacion, duke u kthyer në tregtues të mallrave të përdorur.
Sipas të dhënave nga INSTAT rreth 50% e tyre vijnë nga shteti fqinj Italia, por edhe nga vende të tjera si Kina, Gjermania dhe Turqia.
Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve ?90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor ?Gabi?. Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja.
Por vitet e fundit, tregtia e veshjeve dhe këpucëve të përdorura është ?sofistikuar?, duke u zhvendosur nga rruga e fushat në dyqane të mirëfillta (që paguajnë taksa) dhe duke u bërë një prej bizneseve që po përfiton nga kriza.
Të dhënat afatgjata të INSTAT tregojnë se rritja e ndjeshme ka filluar pas vitit 2012, pikërisht kur kriza e pas 2009-s filloi të jepte efektet në konsum./Monitor
Policia dhe protestuesit kundër samitit të G20 u përplasën p...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri strukt...
Në Hamburg të Gjermanisë fillon sot samiti i G20-ës, ku do t...
Denis Shtraza, i akuzuar si bashkëpunëtor në rrëmbimin dhe v...
Një sasi e madhe droge është kapur sot në kufirin shqiptaro-...
Analisti Artur Zheji ka komentuar zhvillimet e fundit në Par...
Në Shqipëri gratë mesatarisht paguhen 6.3% më pak sesa burra...
Temperaturat ekstreme që kanë shoqëruar vendin këto ditë jan...
Përgjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ka patur 12 ...
Prej ditës së djeshme, ka nisur fushata në Partinë Demokrati...
Dy autorë kanë kërcënuar rescepsionisten e një resorti, duke...
Një trafikant nigerian u arrestua në lindje të Francës me 79...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku vajza 19 vjeçare ...
“Shqipëria mund të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohe...
Nëse ka një ngjarje në të ardhmen e afërt, që PD mund ta për...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh...
Për të parën herë në historinë e Shqipërisë, por dhe atë bot...
Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme në “Top Story” në “...
Kandidati Eduard Selami nisi fushatën me takimet në bazë, në...
Një martesë e pazakontë ka ndodhur në Indonezi. Djaloshi 16...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...