Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë një takimi me Drejtorët qendrorë dhe ata vendorë, ka falënderuar këta të fundit për profesionalizmin, përkushtimin dhe paanshmërinë e treguar në menaxhimin e masave të mara nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Çako ka vlerësuar punën e gjithë punonjësve të policisë, rolin e tyre, ku pavarësisht temperaturave politike të cilat shpeshherë tentuan ta përbaltin punën e policisë apo ta akuzonin këtë të fundit për njëanshmëri, ka vlerësuar maksimalisht qëndrimin dhe profesionalizmin e çdo punonjësi policie.
Drejtori i Përgjithshëm, ka vlerësuar punën dhe profesionalizmin e treguar nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Altin Qato, për menaxhimin dhe drejtimin e gjithë këtij procesi, ku për herë të parë u aplikua një program i menaxhimit online të shërbimeve të Policisë së Shtetit, për procesin e votimit.
Gjatë takimit, Çako është ndalur në përmbushjen e një prioriteti tjetër madhor për Policinë e Shtetit, në parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, prioritet ky mbarëkombëtar i shpallur nga Qeveria.
Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se krahas punës së pandërprerë dhe angazhimit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, për të çuar drejt zerimit kultivimin e kanabisit, na duhet të përqëndrohemi në rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik veror, krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në patrullimin nga Policia në plazhe.
Gjithashtu puna jonë të përqëndrohet edhe në drejtim të parandalimit të prerjes së pyjeve, të zjarrvënies, të ndërtimeve pa leje, të vjedhjes së energjisë elektrike, të goditjes së personave që qarkullojnë me armë, parandalimit të vjedhjeve etj.
Fjala e Çakos:
Jemi të qartë dhe ndërgjegjshëm që ishte një proces i cili më shumë se sa një detyrë policore që në një normalitet nuk do të kishte këto temperatura, nuk do të kishte këto agresivitete ndaj policisë, pati për synim, pse jo edhe produkte të caktuara politike, synuan ose intimiduan policinë, pa filluar akoma procesi. E bënë atë objekt të diskutueshëm, ose një domosdoshmëri për tu mbikëqyrur nga shumë e shumë sy. Përveç faktit që Policia duhej të mbante në kontroll vetveten gjë që e bëri në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme, në vlerësimin tim e bëri në mënyrë perfekte, por i duhej që në bazë të ndryshimeve të reja të legjislacionit të kodit penal për krimet elektorale edhe shumë tendenca të cilat ishin precedentë ndër vite në proceset zgjedhore, të ishte garante për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore çdo shkelës, çdo individ apo subjekt, i cili bënte të mundur cënimin e këtij standardi.
Na duhet si oficerë policie që të përballemi me frontin tonë që është paligjshmëria, por kanë qenë ambiente dhe temperatura të cilat vendosnin nën presion drejtuesit së pari, por edhe të gjithë efektivat e policisë. Por kjo tregon që njerëzit janë të ndërgjegjshëm për përgjegjshmërinë e tyre, e kanë të qartë se çfarë do të thotë ligj dhe çfarë do të thotë detyrë dhe çfarë do të thotë interes politik që del jashtë kuadrit policor dhe jashtë nevojës që e bën të mundur në një moment të caktuar domosdoshmërinë për t’u garantuar të gjithë shqiptarëve të drejtën e lirisë së votës dhe shprehjes si çdo qytetar tjetër evropian.
Jemi në një moment shumë deçiziv të një prioriteti tjetër të jashtëzakonshëm do ta quaja, që është ai i planit veprimit të luftës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikimit të tyre, e cila është një pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare, e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e Policisë së Shtetit. Ky prioritet kërkon angazhimin e gjithësecilit.
Ky aksion kërkon të mos ndalet më në asnjë minutë. Veç aspektit të kontrollit të territorit i cili është baza dhe ju jeni të bindur të gjithë që ky rezultat që kemi aktualisht, është produkt i një pune të nisur që në fillim të vitit, që në janar me kontrollin e të gjitha ambienteve. Me kontrollin e të gjitha tuneleve, serave ose ambienteve të dyshuara dhe zonave në risk. Çdo moment i fillimit të operacionit, dua që të ketë një angazhim sikur e fillojmë nga e para.
Serat janë në gjendje. Ju e dini shumë mirë që shumë sera tashmë funksionojnë pavarësisht nga koha dhe temperatura e lartë që ekziston, ndaj do të duhet që dhe ato t’i nënështrohen një kontrolli të rreptë për të mbajtur në mbikëqyrje personat me risk ose zonat me risk. Por mos harroni se në zonat e thella ku gjatë vitit të kaluar apo kohë më parë mund të kishte përgatitje dhe kishte sistemim për të kultivuar, mund të ketë përsëri tendenca dhe duhet të jemi të kudondodhur për ta bërë të pamundur aksesin për të kultivuar.
Ndonëse nga monitorimi me partnerët italianë rezultati është thuajse zero në konstatim në fluturim, ne duhet të fillojmë këtë javë të monitorojmë me helikopterët tanë, të cilët kanë identifikuar jo pak raste. Kërkoni dhe me insistimin tuaj dhe të drejtorëve vendorë, zona të cilat nuk jeni në gjendje fizikisht t’i kontrolloni, kërkoni t’i monitoroni ose t?i bëni objekt të mbikëqyrjes nga ajri.
Jemi në një fazë e cila e ka ndarë përgjegjësinë e subjekteve të veprës penale të trafikimit nga ajo e kultivimit. Kultivimi është çështje që mund të ketë elementë të tjerë edhe varet nga zonat rurale, ndërsa trafikimi janë organizatat dhe grupet kriminale ato të cilat kanë akumuluar, kanë përqendruar tashmë sasinë e kanabisit. Nuk ka grumbullim për trafikim nga halli dhe pakujdesia. Këtë e bëjnë vetëm grupet kriminale të strukturuara për trafikim. Sa më shumë të goditen grupet e tilla kriminale aq më komodë jemi edhe në parandalimin e krimeve të rënda.
Jemi në momentin e fillimit të sezonit turistik. Është e domosdoshme të kemi parasysh disa parametra të cilat bëjnë të mundur vlerësimin përfundimtar të punë së policisë, siç është parandalimi i ngjarjeve aksidentale në rrugë. Parandalimi i fenomeneve të tjera si të vjedhjes së turistëve apo shtetasve shqiptarë që vijnë për të pushuar gjatë verës në zonat bregdetare ose në zonat e tjera turistike. Duhet t’i krijohet akses qytetarëve që të mos u vështirësohet lëvizja, por t’u mundësohet lëvizja e lirë.
Policia Rrugore nuk duhet të kenë qëllim në vetë vete gjobat. Shqiptarët vijojnë të mbeten të shkujdesur në timon. Shpesh herë bëhen të papërgjegjshëm komplet, si në pije, në shpejtësi apo në mos respektimin e rregullave, por prezenca jonë duhet të jetë shumë e madhe në drejtim të parandalimit.
Impenjim maksimal lidhur edhe me një sërë çështjesh të tjera të paligjshëmërisë sikurse mund të jenë ndërtimet pa leje, vjedhjet e ndryshme të banesave, dëmtimi i pyjeve, në veçanti nga zjarret.
Zjarret për shkak të temperaturave të larta mund të jenë një problem më vete.
Duhet të porosisni specialistët apo ndihmës specialistët të jenë shumë të ashpër karshi të gjithë atyre që vendosin zjarre me dashje. Shpesh herë një pjesë e zonave malore digjet me qëllime të caktuara nga barinjtë për të bërë rifreskimin e kullotave, por kjo krijon pasoja të jashtëzakonshme për pyjet, për zonat e banuara. Mos kurseni askënd që merr iniciativa të tilla për të vendosur zjarre./CityNews
Prej gati një jave, CityNews ka sjell dosjen e plotë të një ...
Policia ka arrestuar sot në Rinas 4 persona, të cilët akuzoh...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka paralajmëruar nisjen e një ak...
Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, is...
Et harum quidem rerum facilis est et expedita distinctio. Na...
Kryetari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, ...
Një 26-vjeçare është shapllur në kërkim në qytetin e Pograde...
Policia Kufitare e Kapshticës ka arrestuar në flagrancë një ...
Ditët e fundit jemi përballur me një mot të paqëndrueshëm me...
Quis autem vel eum iure reprehenderit qui in ea voluptate ve...
Republika e Re e Lulzim Bashës pësoi një humbje katastrofike...
Mbijetesa e Call Center-ave në Shqipëri po bëhet më e vështi...
Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka bërë publik q...
Gazeta Standard këtë të martë hapet me titullin, “Gara për k...
Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë riciklimi mbetjes...
“Nusja nuk e ka dashur djalin tim. Atë e kanë martuar me zor...
Qyteti i Ohrit vazhdon të dridhet nga tërmetet. Një ditë më ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët edhe mën...
Portieri shqiptar, Samir Ujkani, ka kurorëzuar me martesë li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...