"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Ish-drejtori i Arkivit, Kastriot Dervishi, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje ngjarjen e 2 korrikut 1990, ku më shumë se 4 mijë shqiptarë iu drejtuan ambasadave.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dervishi rendit edhe qytetet nga vinin qytetarët që iu drejtuan ambasadave.
Statusi i Dervishit
Shqiptarët e larguar me eksodin e 2 korrikut 1990
Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera. Shkak bazë ka qenë persekutimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetraveçare të tyre). Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që turpëroi regjimin kriminal komunist në sytë e gjithë botës, por bëj të ditura disa informacione.
Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist. Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrën pasaportat e atyre që u larguan. Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve).
Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar. Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona. Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20.11.1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.
Origjina e shqiptarëve të larguar më 13 korrik 1990, sipas rretheve:
Tirana, 3.905 persona
Berati, 16
Durrësi, 455
Elbasani, 43
Erseka, 3
Fieri, 40
Gjirokastra, 6
Korça, 16
Kruja, 49
Kukësi, 7
Lezha, 9
Librazhdi, 1
Lushnja, 35
Mati, 3
Mirdita, 1
Peshkopia, 14
Përmeti, 2
Pogradeci, 2
Saranda, 5
Skrapari, 2
Shkodra, 139
Tepelena, 2
Tropoja, 3
Vlora, 27
Sipas ambasadave të shteteve:
RFGJ: 3.172
Itali: 809
Francë: 547
Greqi: 29
Turqi: 73
Hungari: 40
Çekosllovaki: 51
Jugosllavi: 6
Egjipt: 6
Bullgari: 5
Poloni: 52
Gjendja shoqërore e 4.785 shqiptarëve të futur në ambasada (4.477 nga qyteti dhe 308 nga fshati):
-1.509 të rinj, nxënës të shkollave 8-vjeçare e të mesme
-59 studentë
-123 me arsim të lartë
-2013 me arsim të mesëm
-1974 me arsim 8 vjeçar (përfshi fëmijët)
-230 nëpunës
-2296 punëtorë
Të dhëna të tjera:
-749 të papunë
-695 të dënuar (419 një herë; 128 nga dy herë dhe 148 tri herë)
-855 persona në evidencat e Sigurimit (d.m.th. si kontingjente, përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, etj)
Bashkëlidhur fleta e aplikimit për pasaportë e z.Gëzim Peshkëpia (ish i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990./CityNews
Një material që po përdoret në bateritë e celularëve do të r...
Një tumor që rritet brenda cigares është imazhi që qeveria b...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një tjetër premtim gjatë “...
Tipar i ri i rrjetit social Facebook, do të nxjerrë në pah b...
Lulzim Basha i dha të drejtë vetes të “shkrinte” 5 minuta ng...
Brenda më pak se një muaji deputetja Kryemadhi ka bërë dy de...
Policia braziliane thotë se ka arrestuar baronin famëkeq të ...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e ndodhur mbrëmjen ...
Kryeministri Edi Rama në ‘Komunikimin Javor”, është shprehu ...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se do të zbatojë...
Avokati Altin Goxhaj ka vijuar sulmet ndaj kreut të Partisë ...
Vapa e jashtëzakonshme na heq dëshirën për të bërë çdo lloj ...
Byzylyku prej silikoni që mund t’i vijë në ndihmë të moshuar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme ...
Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur në kohë r...
Janë larguar nga puna 24 zyrtarë policorë në Policinë e Koso...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të ...
Gjatë shtatzënisë gruaja ndihet e lodhur, mund të ketë probl...
Pretendohet se Putini është njeriu më i pasur në botë, por s...
Një tjetër pushues nga Kosova ka humbur tragjikisht jetën so...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...