Deputetja Kryemadhi e paralajmëroi trafikimin e plehrave në Portin e Durrësit
Brenda më pak se një muaji deputetja Kryemadhi ka bërë dy de...
Lulzim Basha i dha të drejtë vetes të ?shkrinte? 5 minuta nga gjendja në të cilën është vetëmbyllur, për të bërë një deklaratë opozitare të nivelit lokal. Nuk do t?ia vlente as të citonim, përmbajtjen e saj, por është interesante, pasi është e vetmja deklaratë opozitare e Bashës nga 17 Maji, kur ka përfunduar Marrëveshjen e jetës me Edi Ramën.
Prej atëhere të gjithë e kemi parë Lulzim Bashën të ketë një gjuhë të drunjtë kundrejt Kryeministrit, të stopojë thirrjet e militantëve që donin ta quanin ?Edi droga? ose ?Noriega?, siç e do Doktori, dhe akoma më shumë e kemi parë atë të painteresuar për humbjen katastrofike të PD, por të vëmendshëm për mbijetesën e tij në PD.
Pra ?shkrirja? e tij pesëminutëshe ditën e sotme, është interesante, vetëm si gjest, jo si përmbajtje. Vlen si gjest, pasi me sa duket Lulzim Basha e paska kuptuar se ka nevojë të sillet opozitar në nivel lokal, kundër PS. Pra të sulmojë kryetarin e Bashkisë.
Më tej me sa duket ka problem.
Dhe problemi qëndron tek fakti se tani e tutje, ai e ka bazuar mbijetesën e tij në politikë, jo më vetëm tek Sali Berisha, por edhe tek Edi Rama.
Sali Berisha i duhet brenda mureve të Partisë Demokratike për t?u treguar vendin kundërshtarëve, dhe për ta lënë atë sërisht në krye të partisë. Edi Rama i duhet për të krijuar idenë, se ai nuk do ta lërë PD jashtë pushtetit, dhe se do të vazhdojë të ketë një partneritet me të.
Debati mbi ministrat teknikë që nuk po largohen dhe fakti që Edi Rama nuk shprehet nëse do të jetë ose jo PD pjesë e bashkëpunimit të tij në të ardhmen, është një mënyrë për të mbajtur të hapur idenë e bashkëqeverisjes, derisa Lulzim Basha të mbarojë punët brenda PD. Kjo është e qartë, edhe pse është e panevojshme. Por frikacakët zakonisht i marin të gjitha masat për të qenë të sigurtë.
Por ajo që është e patolerueshme, është fakti që Basha është katandisur si opozitar, që të ketë leje për të sulmuar deri tek niveli i Erion Veliajt. Ndoshta dhe Vangjush Dakon dhe ndonjë bashkiak tjetër mund ta sulmojë. Më tej jo.
Kjo në të vërtetë është drama reale e asaj që po ndodh me opozitën dhe fatit të tyre të keq, që duhet të zgjedhin të mbrojnë Lulzim Bashën në një garë farsë brenda PD, ku sytë janë të drejtuar nga Edi Rama. Edhe pesë minuta që u ?shkri? nga statusi që i ka vetëcaktuar vetes, ai i përdori për të treguar që është në opozitë, por me Erion Veliajn. A thua se tani problem i PD është krahasimi i planit rregullues të Tiranës së kohës Lulit me kohën e Veliajt dhe jo fakti që ajo parti nuk ka më shpresë të ringrihet.
Dhe Edi Rama ka gjetur mos merret për mos t?i rënë më qafë. Ai këto ditë, nuk po flet as për qeveri, as për koalicione, por po bashkëbisedon me ?popullin? nën moton ?çdo populli, bën partia?, për mos t?i prishur punë, as ndonjë ideje, që Luli duhet të krijojë për bashkëpunim me të. Brenda PD po bëhet një fushatë qesharake, ku askush nuk flet për temat madhore, për aleancat strategjike të PD në të ardhmen, dmth për qëndrimin ndaj LSI , partive të tjera apo mundësisë së kaolicionit me PS. Askush nuk flet për konceptin që kanë për reformën e mundëshme kushtetuese, çfarë nënkupton ajo, ku ndahen palët dhe si mund të bëhet në bashkëpunim me PS. Askush nuk flet për reformën elektorale, e cila ka ndikim vendimtar për të ardhmen e PD në pushtet një ditë, për faktin nëse do ruajmë propocionalin, apo do kthehemi tek mazhoritari, do kemi ?prim?, apo do kemi votë preferenciale, etj. Askush nuk flet për gjërat që duhet të ndryshojnë në PD dhe qëndrimin ndaj Berishës dhe trashëgimisë së tij, duke e bërë garën të duket si një garë kalamajsh që betohen se kush e do më shumë Berishën. E vetmja gjë që thuhet dhe diskutohet është fakti se si do manipulohen votat nga Luli dhe pse e ka ndarë Doktori kështu këtë punë. Kjo i shpjegon të gjitha, madje dhe gallatën me të cilën Edi Rama i mban iso këtij halli të Lulit./tema
Brenda më pak se një muaji deputetja Kryemadhi ka bërë dy de...
Policia braziliane thotë se ka arrestuar baronin famëkeq të ...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e ndodhur mbrëmjen ...
Kryeministri Edi Rama në ‘Komunikimin Javor”, është shprehu ...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se do të zbatojë...
Avokati Altin Goxhaj ka vijuar sulmet ndaj kreut të Partisë ...
Vapa e jashtëzakonshme na heq dëshirën për të bërë çdo lloj ...
Byzylyku prej silikoni që mund t’i vijë në ndihmë të moshuar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme ...
Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur në kohë r...
Janë larguar nga puna 24 zyrtarë policorë në Policinë e Koso...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të ...
Gjatë shtatzënisë gruaja ndihet e lodhur, mund të ketë probl...
Pretendohet se Putini është njeriu më i pasur në botë, por s...
Një tjetër pushues nga Kosova ka humbur tragjikisht jetën so...
Eshtë identifikuar i riu shqiptar, që humbi tragjikisht jetë...
Kryeministri Edi Rama dha sot një intervistë për televizioni...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, k...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur sulmet dhe ndaj kre...
Avokati Altin Goxhaj ka komentuar me tone shpërthyese situat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...