“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Nga Azem Parllaku
– Zhvillimet politike në Shqipëri, posaçërisht në këto javë, do të jenë më të vrullshme. Përpos politikës në garë është edhe media dhe analistët. Por, midis prespektivës së një analisti dhe asaj të një shtetari (politikani) ka një ndryshim të madh. Analisti mund të zgjedhë problemin që ai dëshiron për të studiuar, kurse shtetarit problemet i imponohen. Analisti mund të caktojë aq kohë, sa është e nevojshme për të arritur një konkluzion të qartë. Sfida më e madhe për një shtetar është presioni i kohës. Analisti mund të marrë risqe.
Nëqoftëse konkluzionet dalin të gabuara, ai mund të shkruajë një tezë tjetër. Shtetarit i lejohet të zgjidhë enigmën vetëm njëherë, gabimet e tij, janë të pariparueshme. Analisti ka në dispozicion të tij të gjitha faktet, ai vlerësohet për forcën e tij intelektuale. Një burrë shteti duhet të marrë vendime, që nuk mund të provohen në kohën, kur ai i merr ato. Ai do të gjykohet nga historia në bazë të faktit se me sa mençuri e realizoi ai ndryshimin e paeviteshëm.
Tashmë, shqiptarët sapo kanë prekur muajin në të cilin, larja e trurit me demagogji për të ardhme më të ndritur, po evidentohet si kurrë më parë. Kjo mënyrë e sjelljes politike, shuan mundësitë e reflektimit dhe në mungesë të tij, pason dëshpërimi i cili daljen e ka në ikje, ndërsa ikjen e ka rrugën e vetme të shpëtimit.
Retorika se forca është në ty, ngjason me krenari joracionale e cila rezultatin final e ka mashtrimin. Iluzioni për të parë popullin si paraja, nuk të bën të ndjehesh i pasur dhe sikur ke një bankë, por si një kumar i hyrë në hipotekën e popullit naiv, i cili veten e gjeti në një rrugë me ty duke besuar se, nga balta do ta nxjerrësh duke i zgjatur dorën, dhe jo duke i kthyer armën për ta ngulfatur nesër në baltë. Politikanët janë sikur pëllumbat, derisa janë në tokë ushqehen nga duart tona, ndërsa kur ngjiten lart na dhien në majë të kokës.
Në ndërkohë që, politikanët kanë dalë në terren dhe i luten popullit për votën, diagnoza se pse shqiptarët nuk kanë mundur të avancojnë në një jetë më të mirë, e më keq sot ende janë skamnorët e Europës, veç më është e njohur. E ky status për ata, është se lidershipet janë të kapura pas qëllimeve të vetpasurimit, por edhe veprave kriminale. Asnjë pari nuk mund të synojë barazinë nëse bishtin ja ka kapur dera e pushtetit.
Kapja e politikanëve në forma të ndryshme është e vetmja arsyje e neglizhimit të përmirësimit të statusit tonë si shoqëri. Mund të thuhet se partitë politike nga viti 1990, jomajftueshëm dhe ndonëse me disa lëshime kardinale shikuar nga kjo distancë kohore, kanë lëshuar të ikin disa trena për përmirësimin e këtij statusi. Shërbimi ndaj dikujt nuk do të thotë mirësi, por frikë nga realiteti i cili është një orë, akrepat e të cilit nuk lëvizin për ty.
Puthja e dorës nuk do të thotë respekt ndaj tij, por frikë nga e vërteta që ai din për ty dhe përkulja për ta mbajtur gjakftohtë dështon, që në momentin kur heq maskën dhe mbetesh me një fytyrë, fytyrë të cilën të gjithë ta njohin por në fakt jo për të mirë.
Të varfër po na bën shpresa për një jetë më të mirë, është zëri i shtuar i atyre që ikin nga Shqipëria, veçanërisht të rinjtë. Qëllimi i paarritur dhe skepticizmi se edhe ne mund t’ia dalim, bën që ne çdo ditë e më tepër shpresat t’i shohim përtej kufijve. Dashuria për t’i shërbyer atdheut të ngulfatur nga dora e zezë e nxirë nga vetë “vullneti” i popullit, bën që ne, e nesërmja e sigurtë, mos të jemi të sigurtë, aty ku ndjehemi komod, aty ku nuk ka vend tjetër si ai.
Mbrëmë shqiptarët dëgjonin ca vajza rinore që në Kuvend, duan ta përfaqësojnë popullin në këtë vend, ndërsa shqipen këtë gjuhë hyjnore, e flisnin çalë, çalë. Në pikëpamje të trajtimit dhe nënçmimit të dinjitetit shqiptarët, kanë eskaluar tejmase, kur liderët partiakë çirren duke i lutur qytetarët të votojnë vajzat rinore të partisë.
Plotësisht të vetëdijshëm për debatet, dilemat dhe bile mospajtimet që mund të shkaktojë ky opinion, edhe pse në aspektin e autorit nuk është as i pari dhe as do jetë i fundit, se shumëkush e kanë trajtuar këtë temë në këtë kontekst edhe me ashpër se kaq, për çfarëdo keqkuptimi dhe nxjerrjeje nga konteksti, kërkoj falje paraprakisht.
I vetëdijshëm se duhet ta respektojë parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të një partie, së paku, sikur të mos, mediumet gjithandej të “shesin” hapësirat e tyre promovuese për adolishentët në politikë, që neve na torturojnë si popull gjithëkëndej. Shumë media dhe analistë po na “vlerësojnë” frutat e “elitave” politike, shkruajnë analiza dhe opinione të porositura dhe shpesh me çmime marramendëse dhe vlera të parapaguara.
Siç duket, “tregu” jonë akoma i pastrukturuar dhe jofunksional po i pranon të gjitha këto pseudovlera. Mos e iluminoni popullin e shkretë, që akoma po ju dëgjon, mos e orientoni në përcaktime dhe preferenca politike për interesa tuaja klanore dhe biznesore. Në funksion të gjithë kësaj rrëmuje, dhe ngatërrese të krijuar kemi një lutje, së paku na lini rehat ca ditë (deri me 25 qershor). Dhe, ju të dashura elita politike dhe mediatike të të gjitha krahëve (me disa përjashtime shumë të vogla), po i pranoni, legjitimoni dhe faktorizoni.
A thua nuk u shkon në mëndje pse aq shumë preferojnë t?ju takojnë? A thua nuk e dini pse janë në gjendje që aq shtrenjtë ta paguajnë një pjesëmarrje në emisione? Kuptohet me gazetarë dhe tema të porositura. Sepse, këtu në mes të popullit s?kanë fytyrë për t?u paraqitur. Pa u thelluar në esencë, çdokush nga ju prej kryetarëve të partive do të thoshte se “ju vetë i votoni dhe legjitimoni”. Shumë e vërtetë, por ju na impononi, sepse po i afirmoni ata. Pavarësisht tendencave për t’u shitur si europianë, me vlera, synime dhe qëllime të mëdha, tregu është mbyllur, që kur malli i shitur më parë ka ngelur pa vlerë në urinë e një populli pa shpresë.
Besimi në ty është tradhti ndaj vetes, ndërsa tradhtia ndaj vetes është shkatërrim i të ardhmes. Ndoshta nuk kemi garanci për alternativat politike, por kemi dëshmi të mjaftueshme se strukturat aktuale duhet të shkojnë në histori të turpëruara, ashtu siç e kanë merituar. Kur korrë nga e para je kriminel, ndërsa me të dytën nuk je më as njeri dhe kjo për dikë është një arsye për tepër për të mos pasur besim ne ty, në ty që ishte shpresë e një trupi dhe tash u shndërrove në virus të një ambienti. Qelbësira ka vetëm një anë pozitive: nuk i skadon afati.
Turpi nuk të vret, por të bën që të turpëruar ta duash vetveten dhe para të tjerëve të duket vetja si apriori. Nëse politika nuk ka moral, ka një kosto dhe ajo është besimi i dhënë. Në këtë rast ju që, në parim bëni politik, por pa parime si qëllim nuk keni ndryshimin, por pushtetin. Shkurt dhe për fund: problemi qëndron te interesat ditore individuale të ‘elitave” tona politike.
Gjërat janë të tejdukshme deri në atë masë sa duket banale përpjekja për t?u kamufluar. “Elitat” tona politike, janë aq të djallëzuara, saqë s?mund ta luajnë më rolin e të pafajshmit. Ato duken qartë si e zeza mbi të bardhën dhe atyre u duhet thënë troç: “Shporruni përgjithmonë”!
Rreth katër mijë aplikacione kanë ardhur nga Serbia për në K...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Unë e kuptoj për shem...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në ...
Ish Kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar dërgimi...
Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Rrëshen ka kër...
Një aksident i rëndë ndodhi ditëne sotme në aksin Korçë-Devo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që në momentin ...
Në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të mbajtura në qer...
Revista prestigjioze ndërkombëtare ‘The Plan” ka vlerësuar m...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Fitore-...
Gazetari Investigativ, Artan Hoxha, në përfundim të intervis...
Gjatë intervistës së tij në News24, Artan Hoxha ka kthyer në...
Gazetari Investigativ, Artan Hoxha ka folur ditën e sotme pë...
Nisur nga ngjarjet më të fundit që kanë përfshirë politikën ...
Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka zhvilluar dit...
Kreu demokrat, Lulzim Basha prej disa ditësh lëshon akuza të...
Raportuesi për Shqipërinë ne Parlamentin Europian Knut Fleck...
Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike, në Be...
Kryeministri, Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një drekë me...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...