web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Devoll/ Ndërron jetë efektivi i Policisë, plagosen 3 të tjerë

31 Maj 2017, 15:59, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Fitore-rrethi Devoll,  mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.

Punonjësit e lartpërmëndur në momentin kur ka ndodhur ngjarja,  kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CityNews





Lajmet e fundit nga