Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni mes PS-së dhe PD-së pas zgjedhjeve elektorale.
Në një intervistë dhënë për gazetën ?TemA?, ai thotë se nuk duhet të çuditemi nëse në legjislaturën e ardhshme do të kemi një bashkëpunim të tillë.
Duka rendit edhe disa nga pikat e programit të tij, ku përmbushja e tyre do të shërbente si një ?biletë politike? për të bërë koalicion me partitë e tjera.
I pyetur lidhur me ?tensionin politik? të prodhuar brenda strukturave Partisë Demokratike për shkak të listës së kandidatëve për deputet, ai gjykon se ishte i nevojshëm një ekuilibrim mes prurjeve të reja dhe atyre të vjetra.
Kryetari i PAA-së argumenton se figurat e larguara nga gara e 25 qershorit, kanë qindra mënyra të tjera për të punuar në favor të PD-së edhe jashtë parlamentit.
Më tej ai shprehet se forca politike që drejton synon të marrë 3 mandate, çka sipas tij do ta forcojë ndjeshëm brenda parlamentit.
Z.Duka, cili është gjykimi juaj lidhur me ?tensionin politik? të prodhuar brenda opozitës pas publikimit të listave për garën e 25 qershorit?
Andrea, në gjykimin tim pati një ngarkesë spekulimesh për të krijuar një klimë negative mbi opozitën. Reagimi i të larguarve ishte tejet normale, këto janë dinamikat e politikës. Në një moment të tillë kur vendimet duhen marrë me një farë shpejtësie dhe vendosmërie, krijohen pakënaqësi.
Dua të shtoj gjithashtu se debati u përqendrua gabimisht mbi ata që nuk ishin sesa ata që janë. Këto lista kanë prurje shumë interesante për qytetarët dhe parlamenti i ardhshëm do të jetë patjetër më cilësor se ai i shkuari.
Mendoni se listat duhet të ishin konsultuar më tepër me bazën apo kryesinë, çka është e parashikuar dhe në statutin e PD-së?
Nuk gjykoj se është momenti i duhur për të ngritur një debat mbi demokracinë e brendshme të partive politike. Nëse duam ta zhvillojmë këtë debat pse mos të përmendim këtu mënyrën sesi u zëvendësua kandidati i PS-së për Bashkinë e Kavajës. Nuk pashë reagime në media për modalitetet, as për shkelje statuti. Si qytetarë mendoj se demokracia e brendshme e partive politike duhet të përmirësohet, por mënyra sesi debati po zhvillohet këto tre ditë më bën të dyshoj për qëllimet, pasi në 27 vite vendimmarrja e partive politike nuk ka qenë më demokratike sesa është sot.
Nëse do ishit kryetar i PD-së, çfarë vendimi do të merrnit lidhur me figurat historike të kësaj force politike?
Të jesh Kryetar i një partie të madhe do të thotë të kesh përgjegjësi të mëdha jo vetëm ndaj strukturave partiake, por edhe ndaj pritshmërive të një opinioni publik më të gjerë. Politika, që të ketë rezultate, ka nevojë për një farë ekuilibri. Bashkëjetesa midis prurjeve të reja dhe figurave historike që përfaqësojnë trungun ideologjik të saj, e rigjenerojnë atë. Basha e mbajti këtë ekuilibër në gjykimin tim. Të bësh politik do të thotë të zgjedhësh, nëse zgjedhja e Bashës ishte e duhur, do ta përcaktojnë qytetarët me votën e tyre në 25 qershor.
Meqë jemi tek pritshmëritë, sa mendoni se do të ndikojë ?eliminimi? i këtyre figurave në zgjedhje?
Unë nuk guxoj ta quaj eliminim, pasi ato persona u lanë jashtë liste jo jashtë politikës. Nëse janë mbështetës të zjarrtë të kësaj force, ka qindra mënyra të tjera për të punuar për atë dhe jo vetëm nga parlamenti. Edhe pse zhurma që bëri në media mungesa ishte e madhe, gjykojë se elektorati ka më shumë nevojë të dëgjojë propozime konstruktive, jo debate mbi listat. Pra efektet do të jenë të limituara në 25 qershor.
Ju në këtë proces zgjedhor kandidoni në Durrës si pjesë e listës së një formacioni polit, ku në garën elektorale të vitit 2005 e kishit përballë. Si ndjeheni për këtë?
Unë kandidojë në të njëjtën zonë, për të njëjtët mbështetës, me të njëjtin qëllim, të përfaqësojë denjësisht çështjet për të cilat jam angazhuar në politikë. Në veprimtarinë time politike i kam dhënë përparësi politikave dhe jo ideologjisë. Unë në atë listë nuk përfaqësoj PD-në ose PAA-në. Unë përfaqësoj ato çështje që janë lënë në harresë si bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe ambienti. Përgjegjësia ime përpara elektoratit do të jetë mbi punën time, mbi këto tematika në parlamentin e ardhshëm, jo mbi debatet ideologjike që nuk i kanë dhënë drejtim problematikave të zonave rurale dhe 350 mijë fermerëve shqiptarë.
Por z.Duka, a nuk mendoni se duke kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike keni dëmtuar partinë tuaj e cila këto zgjedhje kishte testin e parë elektoral?
Jo, nuk e mendoj këtë. Testi i parë elektoral i PAA-së ka qenë në Kolonjë, aty kuptuam si forcë politike që diçka nuk shkonte në proceset elektorale. Tjetërsimi i votës dhe pjesëmarrja e administratës publike në fushatë na dëmtoj. Nëse nuk do të kishim zhvilluar betejën për zgjedhje të lira në krah të PD-së, me shumë gjasa zgjedhjet e 18 qershorit do të ishin një pasqyrim i shëmtuar i zgjedhjeve në Kolonjë. Si pasojë e kodit zgjedhor, i cili është totalisht në disfavor të partive të vogla dhe pamundësia për të hyrë në koalicion parazgjedhor, zgjodhëm propozimin e z. Basha për t?u bërë pjesë e listave të PD-së. Në gjykimin tim PAA do të forcohet akoma edhe më shumë, pasi me ndihmën e elektoratit tonë, ne do të kemi 3 deputet në parlamentin e ardhshëm që do të merren ekskluzivisht me ato tematika që ka përzemër elektorati i PAA-së. Normalisht kjo ishte një zgjidhje disi e sforcuar, por jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur.
A shihni një koalicion Rama-Basha pas zgjedhjeve?
Gjëja e parë që kam mësuar në politik është shprehja ?kurrë mos thuaj kurrë?, kjo është shprehja më emblematike e kësaj fushe. Nuk është naivitet të mendosh se mund të ketë një tentativë qeverisës midis PS dhe PD nëse konfigurimi i parlamentit të ardhshëm do të kërkojë një aleancë të tillë. Për më tepër, në marrëveshjen e sigluar nga palët, theksohet një bashkëpunim për legjislaturën e ardhshme, pra nuk kemi pse të habitemi nëse kjo do të ndodhë.
Më herët keni thënë se nuk e përjashtoni koalicionin pas zgjedhor me Partinë Socialiste. Sot, teksa jeni pjesë e listës ?Basha?, a ekziston një alternativë për të bërë koalicion pas zgjedhor me PS-në?
Deklarata ime ka qenë kjo: nëse një forcë politike mbështet pikat e programit tonë mbi bujqësinë, naftën dhe subvencionet, ne jemi të hapur për diskutime. Në këtë moment programi ynë për bujqësinë është në harmoni me atë të PD-së. Ne si PAA u rreshtuam në kampin opozitar, përpara 18 shkurtit, edhe për shkak të divergjencave me PS-në për sa i përket bujqësisë, fushë në të cilën në 2013 kishte premtuar shumë, por shumë pak nga ato premtime u bënë realitet./TemA
Kryeministri Edi Rama ësht ulur në drekë në një takim elekto...
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banor...
Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapin fushatën në Sarandë. “”Ek...
Rama, si përfundim Komisioni ad-hoc do të kalojë vetëm list...
Partia Demokratike ka filluar fushatën e saj elektorale. Fat...
Prononcimi për median i Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste ...
Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ndaloi sot në disa qytete t...
Kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë? Kjo py...
Kandidati i Partisë Socialiste në Bashkinë e Kavajës është g...
Në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 qershori...
Anëtarja e Këshillit Bashkiak Sarandë, përfaqesuese e PBDNJ,...
Kam lindur në Përmet. Më saktë në fshatin Mbrezhdan. Fshati ...
Në rrethin e Vlorës është sekuesruar një sasi e madhe droge ...
Në foton kryesore ke faqen e Lulzim Bashës. Flamuri kombëtar...
Zgjedhjet e parakohwshme parlamentare në Kosovë pritet të m...
Flamur Noka ka reaguar për listat e kandidatëve në komisione...
Menjëherë pas takimit të dështuar në Konispol, kreu demokrat...
Gjykata e Lartë ka thirrur për të dëshmuar për çështjen e To...
Një katastrofë epike kërcënon të “lëshojë” vdekjen dhe shkat...
Ajo çfarë ngjau me listat e kandidatëve për deputetë në Part...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...