Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Kam lindur në Përmet. Më saktë në fshatin Mbrezhdan. Fshati ka për ?komshij? dy male: Trebeshinën dhe Golikun. Atje ku Vjosa ndan dy malet, është një rrip toke që quhet Fusha e Ftohtë. Fusha ishte në pronë të fshatit tonë. Ishte livadh. Kullosnin lopët, dhëntë dhe gomerët e fshatit.
Në anën tjetër të lumit, në shpat të malit, janë Sarajet e Beut. Sot janë të shkretuara. Dikur: Bukuri dhe mister. Aty banonin stërgjyshët e Ali Bej Këlcyrës. Beu kishte ë fushat, donin edhe livadhin tonë.
-Një ditë, Beu thirri kryeplakun e fshatit,- mw tregonte mamaja.- I tha: Hiqni lopët! Aty do të kullosin kuajt e mi. Do të hajë barë vetë Pela që e kam sjallë nga Stambolli për Zonjën time!
Kryeplaku, që ishte njeri me një barë mënd tha:
-Lepe! Po heqim lopët dhe po lëmë gomarët. Mbase, ndërhyn qoftlargu dhe ndonjë gomar i rracës sonë ia hipën Pelës së Zonjës dhe na del ndonjë mushkë e bukur si peri, sepse do të ketë trutë e gomarit tonë dhe bukurinë e Pelës së Zonjës!
Beu: Përjashta zuzar!
Qehajai i beut, në shenjë respekti e “gostiti” kryeplakun me disa shkopinj thane bythëve.
Për kureshtarët do të vazhdojmë historinë e vjetër. Fshati ynë kishte Zot! Kishte Kapedanin. Një ditë zbriti nga strofa ku jetonte. Në livadh kullosnin bagëtitë e Beut. Majën e barit e hante Pela e Zonjës. Kapedani i thotë qehajait:
-Kape Pelën e Zonjës dhe bjere tek shalët e mija!
-Të puthça atje ku nuk e thotë goja, – mjaulliste qehajai. – Po nuk e çova pelën në saraje, më vret Beu!
-Po unë, pse e kam Belxhikun, – se Kapedani mbante një pushkë që kishte ardhur nga Belgjika. E rëndë. E frikshme. Villte vdekje. Kuptohet, vetëm kur ishte në duart e Kapedanit.
…Dhe fap, ia vuri qytën mbi trurin e vogël! Qehajai u lag. Ashtu i qullur, mes erës së thartë, kapi pelën.
Hop kapërceu Kapedani dhe hipi mbi pelë. Ajo, sa nuk u këput në mes! Ishte mësuar të mbante zonjën që nuk peshonte më shumë se 45 okë. Kurse Kapedanit vetëm hallatet i peshonin 5 okë e gjysmë! Kështu tregonte Marua e Ç., që thonë se ishte e pangopur si buçja e Jarazit. Veçse një ditë Marua, pasi përlau një përshesh me ponç, në avull e sipër, tregoi një sekret:
-Burrë ziu, koqe vogli, koqe miu…Bole po kishte Kapedani, që kur ma vuri një herë tek rrota e mullirit, një javë më humbi thumbi!…Po ç’është ky thumb, moj Maro korba, që mos të tretë dheu!…Qyqja! Thumbi i qejfit, de dhe ha..ha… e ku…ku!
Pasi hipi, në kohën kur pela u drodh një herë rreth vetes, Kapedani përdrodhi mustaqet dhe tha:
-T’i bësh me shëndet Beut. Thuaj: Atje ku vendoste Zogun Zonja do të vërë Bilbilin Kapedani!
Të nesërmen, nga Sarajet doli një shtëllungë tymi. Pastaj një shpërthim tek shtëpia e Kapedanit. Beu qëllonte me top nga të Turqisë. Shumë shpejt shtëpia u rrafshua.
Por nuk e hante bukën thatë Kapedani! Beu çdo mëngjes pinte kafe në ballkon. Fresk! Poshtë – Vjosa. Përballë- mali i veshur me gjelbërim. Parajsë e shkuar parajsës. Rrufiste kafe e kulloste sytë Beu!
Por pamp! Dhe Beu vari kokën. Ne i themi hëngri bukë e fiq – e vdiq. U sulën qën e mace! Na iku beu!…Dhe zunë kujën graria. Kishte ngjarë hataja. Vdis të të dua! Po ç’ishte kjo hata?
Karshi Beut, në shpatin tjetër të malit kishte zënë pusi Kapedani. Në duar mbante belxhikun. Mori nishan. Tërhoqi këmzën dhe Beu na la shëndenë!
-Balta do të do të mbulojë baltën,- tha kapedan ,- dhe e flaku belxhikun në greminë, për të humbur gjurmët nga policia?…
Lajthitja ime! Në atë kohë ende nuk kishte lindur as gjyshi i ministrit tënë të Brendshëm?/CityNews
Në rrethin e Vlorës është sekuesruar një sasi e madhe droge ...
Në foton kryesore ke faqen e Lulzim Bashës. Flamuri kombëtar...
Zgjedhjet e parakohwshme parlamentare në Kosovë pritet të m...
Flamur Noka ka reaguar për listat e kandidatëve në komisione...
Menjëherë pas takimit të dështuar në Konispol, kreu demokrat...
Gjykata e Lartë ka thirrur për të dëshmuar për çështjen e To...
Një katastrofë epike kërcënon të “lëshojë” vdekjen dhe shkat...
Ajo çfarë ngjau me listat e kandidatëve për deputetë në Part...
Nga kryeministria në presidencë. Sikurse kanë bërë të ditur ...
Deputetja Majlinda Bregu ka reaguar për lajmin e mëngjesit t...
Kreu i LSI, Petrit Vasili, iu është përgjigjur në mënyrë urg...
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur ministrave teknikë...
Një debat i fortë ka filluar ditët e fundit brenda opozitës,...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, u ndal në Sarandë për një ...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi akuz...
Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në një gjimn...
Një sulm i tipiti kamikaz ka ndodhur sot, duke shkaktuar vik...
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një gjimnaz i kryeqy...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral n...
Policia e Durrësit jep detaje pas incidentit të ndodhur në n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...