Mediat pranë Ramës/Palët janë ende larg
E sotmja ishte një ditë e “ngrirë” politike në Tiranë. Nuk k...
Tani ka pak rëndësi nëse PD do të pranojë të hyjë në zgjedhje, duke u kujtuar që paketa McAllister është e mirë, apo që Basha ka marrë garanci se nuk do të preket kupola e Republikës së vjetër. Gjëja më e vërtetë që shqiptarët kanë parë ditën e sotme, ishte fakti që Lulzim Basha nuk merrte dot një vendim të vetëm, pa shkuar nga SHQUP-i në selinë e re të Republikës së vjetër, tek kulla 22 katëshe ku ka zyrën Sali Berisha.
Pasi mbaroi takimin me aleatët, të cilët i kërkojnë me ngulm të hyjnë në zgjedhje duke gjetur një zgjidhje, Basha u ngrit e shkoi një orë në zyrë të Berishës. Aty nga fundi i bisedës thirrën dhe Fatmir Mediun, për të qarë të tre hallet si njerëz që mund të preken nga Vetingu.
Ishte fjala të pranonin paketën McAllister, duke shtuar votimin dhe numërimin elektronik. Ky i fundit natyrisht kundërshtohet rreptë dhe prerë nga OSBE-ODIHR, jo vetëm për arsye logjistike, por dhe pasiguri në një rezultat real.
Pastaj doli dhe shkoi takoi përsëri aleatët. U dha atyre pak më shumë shpresë, se është duke folur me Berishën dhe amerikanët. Pastaj u rikthye sërisht tek kulla e Berishës. Sipas përshkrimit gastronomik që bëri kur doli herën e dytë, kishte ngrënë dhe makarona e sallatë me të, në pritje të orës 16:00, kur duhet të kthente një përgjigje.
Për ta bërë dhe më qesharake situatën, kishte mobilizuar filozofin e çadrës dhe dishepujt e tij në shtyp, që kishin folur për ?Republikën e Re? dhe që kishin bërë copë paketën McAllister, duke theksuar se ky gjermani është një njeri që nuk e kupton Shqipërinë, dhe që tani nisën ta quajnë zgjidhje që i jep garanci opozitës. Biles aq shumë e lavdëruan si paketë, sa po kontrolloja veten mos kisha thënë ndonjë fjalë kundër saj, pasi mbaja mend që kisha mendim të kundërt me ta qysh ditën që u paraqit.
Nuk i paragjykoj njerëzit që reflektojnë dhe e kuptojnë që nuk ja dalin dot duke shpikur realitete të paqëna dhe kriza artificiale. Është më mirë të reflektojnë dhe të tërhiqen qoftë dhe në mënyrë qesharake, se sa të shkojnë drejt greminës.
Por ajo që ka bërë Lulzim Basha sot është e neveritshme pikërisht për këtë shkak. Ai i doli zot vetë ?Republikës së Re?, dhe bëri çmos të distancohej për këtë nga Sali Berisha në opinion, duke e quajtr vepër të tij. Edhe pse të gjithë e dinim që tek ajo retorikë boshe pa asnjë pikë logjike e tij, ishte vetëm gjuha dhe frymëzimi i Berishës, sërisht ja pranuam si budallallëk të tij, e jo të Berishës.
Tani kur e pa që nuk ja doli dot me ?Republikën e Re?, të paktën të dijë të marrë meritat e tërheqjes dhe mos t?ia lërë dhe ato Berishës.
E dimë që ai e futi në çadër, ai e bëri ?dele të zezë? në Perëndim, ai e garantoi se nuk do ta heqë njeri nga partia edhe pas bojkotit, e dimë që ai ja shantazhoi kundështarët brenda partisë si të ?deklasuar?, por të paktën këtë meritën e tërheqjes nga ?Republika e Re?, ta merrte për vete, siç mori pa meritë dhe shpalljen e lindjes së saj.
Jo se i duhet për ndonjë gjë kjo ?dekoratë?, por të paktën krijojmë më shumë siguri, që si lider i ardhshëm, kur bën ndonjë budallallëk, si ky që bëri deri në krim, di dhe të tërhiqet. Duke ja lënë Berishës dhe këtë meritë, pra tërheqjen nga marrëzia e ?Republikës së Re?, na krijon pasigurinë e një djali ?aguridh? që ta bën gjëmën sa herë t?i teket Berishës, pasi nuk mban asnjë përgjegjësi se ç?bën vetë. Nëse do tërhiqej vetë, të paktën do mendonim që nuk është aq budalla sa dukej në çadër.
Për këtë arsye sot ngjante e neveritshme ajo ecejakja nga zyra e tij, tek çadra, e pastaj tek Berisha, për të na treguar se ?Republika e vërtetë?, nuk është as SHQUP-i, as çadra, por zyra e Berishës, në një kullë biznesi privat. Simbolikë e mirë e një njeriu që PD-në e ka biznes dhe Lulzim Bashën si administrator të deleguar.
E sotmja ishte një ditë e “ngrirë” politike në Tiranë. Nuk k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar ale...
Ushtria jonë popullore gjatë viteve të diktaturës kishte edh...
Gazeta italiane “La Repubblica” i jep lexuesve të saj një si...
Në Shqipëri pas kërkesës së djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekr...
Ambra tha në fillim se ishte mërzitur vetëm për faktin që is...
Partia Socialiste e Lezhës ka reaguar rëndë në lidhje me dek...
Një numër jo i pakët deputetësh të legjislaturës së fundit, ...
Elsamedi i thotë Donaldit se për hir të lojës brenda shtëpis...
Redaktorit të edicionit të internetit të gazetës turke “Xhum...
Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me deklar...
Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për kryegjyqtarin e ...
Retorikat e përdorura gjatë kësaj krize politike, që ka koin...
Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç s...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, mbasditen e sotme, ...
Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka nisur seanc...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar ditën e sotm...
Pasi më parë lajmëroi koalicionit me partinë Nisma për Kosov...
Akoma do ti votojmë? Akoma do t’i provojmë? Akoma do bejme t...
Gjykata e Lartë e Hollandës ka rrëzuar apelimin e Arben Frro...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...