PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Në Shqipëri pas kërkesës së djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, opozita dhe qeveria nisën sot diskutimet për një rrugëdalje nga kriza, mbi bazën e formulës së kompromisit të ofruar disa javë më parë nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të parlamentit europian David McAllister. Opozita e cila e kishte kundërshtuar fillimisht një propozim të tillë, duket se ka rënë dakort në parim, ndërkohë që pika më e nxhetë duket se është afati brenda së cilit do të shtyhen zgjedhjet
Dje në Tiranë, zyrtari i Departamentit të Shtetit Hoyt Yee, u shpreh se SHBA-të e mbështesin të ashtuquajturën ?Paketa McAllister?. Zoti Yee e cilësoi ?një propozim të ndershëm? dhe deklaroi se shpresonte që ?partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të bërë të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje?, në diskutim janë dhe propozimet e bëra nga zoti Rama gjatë dy takimeve me kreu e opozitës Lulzim Basha. Zyrtari amerikan saktësoi gjithashtu se koha në dispozicion është mjaft e shkurtër. Dhe në fakt një përgjigje e palëve pritet sot në mbrëmje ose së shumti ditën e nesërme.
Zoti Basha pati sot dy takime me aleatët e tij, pas të cilave në të dy rastet, ai u takua me ish kryeministrin Sali Berisha, ndikimi i të cilit në radhët e së djathtës shqiptare është i ndjeshëm. Opozita e kundërshtoi fillimisht ?Paketën McAllister?, duke vlerësuar se ajo nuk i përgjigjej plotësimit të kërkesave të saj, e aq më pak propozimi i mëpasshëm i kryeministrit Edi Rama. Në thelb janë disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë që të kenë pëlqimin e opozitës, sipas formulës McAllister, e cila nuk parashikon dorëheqjen e kryeministrit, kërkuar me ngulm nga opozita, apo dhe dhënia së djathtës, të drejtimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që propozohej dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve.
Zoti Rama nga ana e tij ka shpjeguar se as ai nuk e ka pranuar ?Paketën McAllister?, por se ka qenë i gatshëm të diskutonte mbi të, me kusht që opozita të votonte strukturat e Vetingut. Në zyrën e zotit Rama, sot ishte ambasadori amerikan, i cili po ndërmjetëson mes palëve, pas bisedimeve që zoti Hoyt Yee pati dje me aktorët politik.
Tani duket se të dy kampet kanë bërë tërheqje nga pozicionet e mëparshme. Dhe pika kyçe mbetet pikërisht afati kohor i shtyrjes së zgjedhjeve. Opozita ka këmbëngulur për numërimin elektronik dhe identifikimin biometrik, duke u tërhequr nga votimi elektronik. Por dhe ky propozim i saj kërkon një shtyrje të zgjedhjeve të paktën deri në shtator. Ndërkohë që nga shumica duket se afati i fundit i shtyrjes së datës së zgjedhjeve pranohet 23 korriku. Mbetet gjithashtu për të parë nëse kryeministri do t?I mbetet kushtit që opozita të bëhet pjesë e komisioneve parlamentare për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve.
Ndërhyrja e djeshme e zotit Hoyt Yee duket se ka qenë vendimtare. Deklarimet e tij kanë qenë të prera lidhur me krizën. Ai deklaroi se komuniteti ndërkombëtar do t?i njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje dhe opozita nuk do të marrë pjesë, me kushtin që ato të pranohen nga vëzhguesit ndërkombëtar. Ndërkohë ai kritikoi bojkotin zgjedhjeve, duke vënë madje në dyshim, siç u shpreh ai, arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi./VOA
Ambra tha në fillim se ishte mërzitur vetëm për faktin që is...
Partia Socialiste e Lezhës ka reaguar rëndë në lidhje me dek...
Një numër jo i pakët deputetësh të legjislaturës së fundit, ...
Elsamedi i thotë Donaldit se për hir të lojës brenda shtëpis...
Redaktorit të edicionit të internetit të gazetës turke “Xhum...
Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me deklar...
Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për kryegjyqtarin e ...
Retorikat e përdorura gjatë kësaj krize politike, që ka koin...
Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç s...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, mbasditen e sotme, ...
Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka nisur seanc...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar ditën e sotm...
Pasi më parë lajmëroi koalicionit me partinë Nisma për Kosov...
Akoma do ti votojmë? Akoma do t’i provojmë? Akoma do bejme t...
Gjykata e Lartë e Hollandës ka rrëzuar apelimin e Arben Frro...
Një ditë pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lul...
Disa kompani farmaceutike kosovare kanë rënë viktimë e tri f...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme k...
Aleati i kryeministrit, Edi Rama, Spartak Ngjela ka zbuluar ...
Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili njëkohësis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...