Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka marrë pjesë në forumin e nivelit të lartë të zhvilluar në Kinë, “Një brez, një rrugë”, që u mbajt në kujdesin e Presidentit të Republikës Popullore të Kinës Xi Jingpin.
Në këtë forum të nivelit të lartë me të pranishëm krerë shtetesh nga 27 vende të ndryshme të botës, Ministri Dervishaj dhe Drejtori i Komitetit Kombëtar për Zhvillim dhe Reforma He Lifeng, nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit mes 2 shteteve, me fokus forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat e transportit, infrastrukturës dhe aspektin financiar.
Ministri Dervishaj tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, janë në një nivel shumë të mirë politik, por duhet të bëhet më shumë në forcimin e raporteve ekonomike dhe në zhvillimin e projekteve infrastrukturore.
“Forumi i nivelit të lartë, “Një brez, një rrugë”, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i vlerësuar edhe nga pjesëmarrja e personaliteteve të shumta, si presidentë dhe kryeministra nga shumë vende të botës. Në këtë proces të rëndësishëm është pjesë edhe Shqipëria, ku ne sapo kemi firmosur Memorandumin e Bashkëpunimit me palën kineze për këtë nisëm. Ky memorandum, shënon një hap përpara për mënyrën si do të funksionojë marrëdhënia jonë në këtë forum, sidomos me financuesit duke filluar nga Kina por edhe bankat e ndryshme që i janë bashkuar këtij procesi me projekte konkrete.
Shqipëria është pjesë dhe përfituese e disa inisiativave, ku më e rëndësishmja është Procesi i Berlinit dhe Konektivitetit për Ballkanin Perëndimor. Lajmi i mirë është se javën e ardhshme do të nënshkruajmë marrëveshjen për instrumentat financiar për fillimin e punimeve për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, projekti i parë dhe shumë i rëndësishëm për hekurudhën shqiptare në 25 vite. Ky është një sektor që do të zhvillohet edhe më tej, për shkak të rritjes së interesit nga Bashkimi Europian dhe nga aktorë të tjerë të ndërlidhshmërisë të rajoneve të ndryshme ekonomike.
Shumë shpejt do të kemi projekte konkrete, të cilat përveç financimit do të kërkojnë dhe studime të sakta fizibiliteti për të vijuar më tej me procesin e implementimit.
Shqipëria është një aktor serioz sa i takon bashkëpunimit ekonomik, ky forum sikurse u dëgjua dhe nga presidenti kinez Xi Jingpin, përveç aspektit infrastrukturor, rrugor, hekurudhor e detar, është një projekt që ka të bëjë me rritjen e paqes, sigurisë, komunikimit dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve ndërkombëtar ku kalon rruga e lashtë e mëndafshit. Sepse zhvillimi infrastrukturor, nuk ka të bëjë vetëm me zhvillim ekonomik, por edhe me impaktin e jashtëzakonshëm social dhe të afrimit të popujve”.
Memorandumi i bashkëpunimit, përmban 7 pika, si fuqizimi ekonomik i dy vendeve, forcimi i bashkëpunimit në aspeket e zhvillimit të infrastrukturës, transportit etj./CityNews
Në “Komunikimin Javor” të së dielës, kryeministri Edi Rama k...
Katër sinjale pozitive nga Kosova! Janë “tanët”, ashtu si ne...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër kreun e Partisë Demo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu ka përcjellë nj...
Ligji shqiptar për falimentimin Nr. 8901, i miratuar nga Kuv...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka komentua...
Një robot i ri me armë zjarri, që quhet ‘mjet i transportit ...
Linja e përparme e Luftës së Ftohtë të Rusisë është ende e p...
Pas skadimit të afatit për paraqitje në, siç u quajt në medi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri të Greqisë, teksa nj...
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajza...
Një sulm kibernetik ka goditur ditën e premte 200 mijë “vikt...
Florian Bushi ish-agjenti i SHISH i akuzuar dhe hetuar nga P...
Kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar për vizitën e zëve...
Policia e Matit ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mesditën e...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë fundjavë replikat ...
Sheldona dhe Eriksoni kanë ardhur sot në rubrikën “Ka një me...
Kreu i partisë PBDKSH, Eduart Ndocaj, ka sulmuar ashpër krye...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi nga...
Një ngjarje e rënda sapo është raportuar nga qyteti i Fierit...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...