web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Mero BAZE/Një protestë, që nuk vlen më për asgjë!

12 Maj 2017, 19:34, Aktualitet CNA

Protesta e 13 majit, i ngjan një proteste që i ka mbetur në dorë organizatorëve, pasi i kanë dështuar të gjitha objektivat e dobishme për të.

Objektivi madhor i saj, do të ishte arritja e një marrëveshje me qeverinë, një lloj ?fitoreje?, siç i quan Lulzim Basha marrëveshjet e orëve të fundit dhe pastaj të ?festohej? me një manifestim të madh për të nisur fushatën.

Kjo nuk ndodhi. Lulzim Basha, i qartë se nuk do të hyjë në zgjedhje, refuzoi çdo ofertë të mundshme të Perëndimit si ndërmjetës në këtë histori. Kështu që më 13 maj, në vend të festonte dhe demonstronte mbështetjen e Perëndimit për të, ai po bën një protestë kundër Perëndimit dhe refuzimit të Perëndimit për të. Ai po proteston përse Perëndimi e la të vetëm në çadër dhe u bëri thirrje shqiptarëve të dalin të votojnë, sikur partia e Sali Berishës nuk ekziston. Ditën që Europa zyrtare u kërkoi shqiptarëve të ishin në anën e Perëndimit, i vetmi ?perëndimor? që shkoi në çadër, ishte deputeti ?kaubojs?, për të cilin aq shumë u anatemua me të drejtë Edi Rama, por që në fund u bë pjesë e historisë tragji-komike të çadrës së opozitës.

Një objektiv tjetër i  protestës do të ishte dështimi i negociatave për faj të qeverisë. Pra, nëse Edi Rama do të kishte refuzuar ndërmjetësimin e Perëndimit dhe qëndrimin e LSI në këtë histori, duke e detyruar opozitën të rrijë në çadër, PD mund të bënte më 13 maj një protestë ku të demonstronte fuqinë ndaj atyre që refuzuan dialogun. Në të vërtetë, refuzuesja e vetme e dialogut është ajo dhe protesta e nesërme në këtë pikë, ngjan si një legalizim i izolimit ndërkombëtar të PD dhe daljes së saj nga politika. Ajo ngjan si protestë ndaj McAllister, Hahn, Fleckenstein, të dërguarve të SHBA e Europës, dhe gjithkujt tjetër që u kujdes që PD të mos ikte nga standartet e frymës perëndimore në Shqipëri dhe të shikonte ëndrra me revolucione.

Protesta mund të vlente dhe nëse Partia Socialiste do të kishte injoruar këshillat e ndërkombëtarëve, do të bënte zgjedhjet në Kavajë, do përdorte dhunë mbi protestuesit dhe kështu me radhë. Në këtë rast, 13 maji do ishte dita kur opozita do shprehte vendosmërinë për të vazhduar përpjekjet për t?u përleshur me shumicën në pushtet. Por kjo nuk ndodhi dhe protesta ngjan si ajo ankesa e Bujar Nishanit, që akoma nuk di gjë pse nuk u bënë zgjedhjet në Kavajë.

Protesta e nesërme mund t?ia vlente sipas këshillave të njerëzve që e mbështesin, që të ishte dhe një demonstrim dhune nga opozita. Ja kanë kërkuar këtë shumë mbështetës të saj në shtyp, e përsërit çdo ditë Berisha, dhe herë po, e herë jo, edhe Basha.

Por dhe në këtë pikë është e rrethuar. Përveç paralajmërimeve të forta ndërkombëtare dhe pasigurisë që Basha ka në një mjedis dhune, duket  se bandat e rekrutuara nga PD në formën e disa paramilitarëve, do t?i konsumojnë dietat e ushqimeve që kanë marrë dhe ?marinsi? që ka ardhur për trajnim, do të vazhdojë të mos gjendet disa ditë. Basha nuk është i sigurtë nëse duhet ushtruar dhunë, edhe pse Berisha ka filluar fërgëllon nga gëzimi me shpresë se do ketë dhe një kryeministër tjetër vrasës në këtë vend, përveç atij.

Protesta mund t?i vlente të ishte dhe thellësisht paqësore ?ose më shumë se paqësore?, si e përshkruan Grida gati- gati me nota erotike dhe të ishte kjo si një provë që ditën e hënë të ulej në tavolinë me zëvendës-sekretarin e Shtetit të SHBA dhe t?i thoshte ?tani do hyj në zgjedhje?, se tregova se jam për paqe. Por duket se as këtë nuk po e bën dot.

Protesta e 13 majit ka ngelur të konsiderohet si një mënyrë për të demonstruar vazhdimin e protestës pasi pritën që të gjitha shanset për dialog të konsumoheshin. Është një përpjekje për t?iu gëzuar faktit që ?shpëtuam nga ata që donin të na fusnin në zgjedhje?.

Pra protesta nuk do jetë as festë, as vaj, as dëshpërim, as dhunë, as gëzim. Ajo është diçka që i ka mbetur në dorë Lulzim Bashës për shkak të paqartësisë së tij të plotë mbi rrugën ku u nis, dhe ku po shkon. Ajo është ilustrimi i gjithë konfuzionit të çadrës tre mujore dhe një përpjekje për ta mbajtur çadrën në këmbë deri në fund të zgjedhjeve. Është diçka që as i gëzohesh dot, as i frikësohesh, as ja ke zilinë. Është një gjë pa kuptim, si gjithë mënyra se si Lulzim Basha i ka hyrë kësaj historie, për ta nxjerrë nga skena politike Partinë Demokratike.





Lajmet e fundit nga