Zbardhet pasuria e ministrave/Këto janë pronat dhe llogaritë bankare që shtuan
Zbulohen financat dhe pasuritë e paluajtshme të ministrave t...
Në Shqipëri e kujtojnë shumë mirë ish-kancelarin austriak Franz Vranitzky. Edhe pse është fakt e jo opinion se shqiptarët kujtohen për Perëndinë dhe mjekun vetëm kur kanë hall, halli i madh i vitit 1997, e bëri politikanin evropian të shihej si perëndi njerëzore në Tiranë dhe si mjeku i vetëm që do të kuronte marrëzinë kolektive të shpikur nga virusi për pushtet i Doktor Berishës. Atëherë Vranitzky ja doli. Kronikat e dikurshme televizive tregojnë sesi politikanët e ashpër dhe ende shumë pak të sofistikuar shqiptarë të kohës i rrinin rrotull si kotele, shtriqeshin kur ju hidhte vështrimin, koteshin me sy gjysmëmbyllur kur ju fliste dhe mikloheshin me pushin shtruar kur negocionin me të; domethënë, i thoshin ?si urdhëron? me tonin autoritar që një specialist i administratës së sotme, i thotë ?mirëdita? ministrit të tij kur e ndesh në korridor.
Nga viti 1997 ka rrjedhur shumë ujë. Edhe në Lanën që ndan në dy pjesë Tiranën në aksin Lindje-Perëndim, me ura të reja të ndërtuara nga bashkia Veliaj, në erën postBasha dhe postpostRama, ka shkuar shumë ujë drejt detit.
Nga viti 1997 kanë fluturuar shumë vjet. Kush është konceptuar në vitin e begatë nga ekstaza e parave më të pastra në botë të 96-ës dhe lindi në motin e trazuar 97?, sot është fiks 20 vjeç. Pa ditur sesi ka qenë Shqipëria e dikurshme, 20 vjeçari i sotëm e ka të vështirë të kuptojë çfarë ka ndryshuar në Shqipëri. Shumë-shumë mund të bëjë habi për tonet euroatlantike që prej javësh i drejtohen opozitës shqiptare me ftesën për të hyrë në zgjedhje. Dhe madje edhe mund të ketë një ndjesi krenarie sepse në dukje Tirana i ngjan si qendër e botës meqë duket se gjithë bota e ka mendjen se çfarë ndodh në Tiranë. Në fakt është më e vështirë të kuptosh një 20 vjeçar/e të djeshëm e të sotëm, sesa të marrësh me mend se çfarë mendonte 20 vjet më parë Vranitzky kur negocionte për paqen në kushtet e një pothuaj lufte aburde në Shqipëri. Si i shikonte kravatat që mbanin politikanët shqiptarë të kohës në diskutime, etiketat turke të kostumeve me shkëlqim, pirunin që përdornin në drekat e punës dhe mbi të gjitha, si priste me durim të mbaronin fjalën që shqiptonin me bukë në gojë. Sepse atëherë, natërisht jo si tani, konsumonin edhe shumë bukë.
Sot, diku tek të 80-at, Vranitzky do të ishte një personazh ekzotik në Tiranën që ka ndryshuar tërësisht, siç kanë ndryshuar po tërësisht edhe personazhet që ndërtojnë humoret njerëzore apo drithërojnë parandjenjat e gjithë qytetarëve në Tiranë. Në vend të etiketave Made in Turkey, kostumet janë me emra të personalizuar, kravatat vihen vetëm njëherë dhe kushdo ka fituar një modesti Hollyëood-i në qëndrime dhe një vetëbesim Anjshtajni në veprime. Në këto kohë të ndryshuara, pavarësisht moshës, Vranitzky do të dukej si një kotele koketë. Dikush do ta pyeste për mirësjellje. ?Sa e ke rrogën?? Dhe ai do të përgjigjej se pensionin nuk e kishte të madh, por dikur kishte arritur të marrte edhe 150 mijë euro.
?Kaq merrje në javë??, do ta pyesnin, për shembull, tek Çadra. Dhe kur ai të thoshte se kjo ishte paga vjetore, askush nuk do ta merrte më seriozisht. Askush nuk do ta shihte negociatën e ish-kancelarit dhe gjithkujt tjetër në detyrë në Evropë a gjetkë, si një mundësi për të shkuar drejt Republikës së Re me rrugën e gjatë, të vështirë, plot sakrifica dhe mundime të votës. Madje as Doktori që marrëdhënien me paratë si letër e jo si koncept, ka kohë që i ka zëvendësuar me dashurinë për idetë si koncept dhe jo si ligje të pashkuara në letër, nuk do ta merrte seriozisht. E vetmja gjë serioze në këtë histori që po prodhon absurd është se në Bruksel, Uashington, por dhe në Tiranë, togfjalëshi ?bojkot dhe dhunë?, është një teh gijotine që ndan Shqipërinë në dy pjesë, njëlloj siç ndan Lana Tiranën. Të shtunën, në 13 maj 2017, sërish Shqipëria duhet të bëjë zgjidhjen e saj, këtej apo andej Lanës, Lindje apo Perëndim. Pavarësisht se në Lindje qeverisja si rregull duket se është më e ?thjeshtë? dhe në Perëndim rrogat janë më ?të ulta?. Pavarësisht se negociatorët perëndimorë janë të përkohshëm dhe jo të përhershëm si shkaqet për sherr, dhunë e bojkot që prodhohen rëndom në Tiranë, të shtunën zgjedhja Perëndim a Lindje, është zgjidhje që do të vijë nga Çadra.
Zbulohen financat dhe pasuritë e paluajtshme të ministrave t...
Grupi hetimor, i ngritur nga Prokuroria e Durrësit ka dyshim...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:50. Në fshatin ...
Fiorentina nuk e kapërdiu lehtë teksa pa Olsin dhe Ambrën në...
Kreu i grupit parlametar të Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ndërsa në Shtëpinë e Bardhë, demokratët, FBI dhe analistët j...
Grupi hetimor, i ngritur nga Prokuroria e Durrësit për të he...
Ambasada e Francës dhe Hollandës në Tiranë kanë reaguar në l...
Një ditë përpara marshimit të 13 Majit, në Sheshin e Lirisë ...
Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, deklaroi si çadra...
Mesazhi i Senatorit Italian Lucio Malan në Sheshin e Lirisë:...
Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij në takim...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur ditën e sotme nga L...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme në komunikimin...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ka folur nga q...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar thirr...
Pas etiketimit të madam ambasadores Vlahutin si kurvë nga pu...
Në datën 11 prill 2017, Alpha Bank Albania inauguroi ambient...
Një nga kandidatët që aspiron të jetë pjesë e parlamentit sh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...