Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Çështjen e pronave e vendos vetëm gjykata
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Fotografia e Isa Mustafës, kryeministrit të Republikës së Kosovës, menjëherë mbas mocionit të mosbesimit ndaj tij, ka bërë një xhiro të pabesueshme në botën e internetit. Zoti Mustafa shihte nga dera gjysëm e hapur e sallës së Kuvendit të Kosovës, e cila nga e mërkura në drekë, u mbyll mbas shpatullave të tij në ikje. Ky është akti që do ta çojë Republikën e Kosovës në zgjedhje të parakohshme. Sipas ligjit, zgjedhjet duhet të mbahen nga një muaj deri në një muaj e gjysëm mbas rënies së qeverisë, domethënë minimalisht deri në javën e dytë të qershorit. Isa Mustafa e pati të pamundur të bënte diçka për të shmangur këtë frakturim të parakohshëm të mandatit të tij; papritur për shumë e shumë arsye që në Prishtinë i kuptojnë shumë më mirë se në Tiranë, ai u gjend mes Shilës dhe Karibdës, votave të opozitës dhe një pjese të pozitës, të cilat e larguan.
Që prej katër vjetësh, kur hynte për herë të parë në derën e sallës së Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama e dinte se afati maksimal i qëndrimit të tij në detyrë do të ishte diku nga muaji qershor i këtij viti. Në të gjitha rrethanat dhe në të gjitha rastet, Rama ishte i qartë se sido që të shkonin punët, ai nuk do të kishte asnjë mundësi që të shmangte takimin e çdo katër vjetshëm me qytetarët.
Si në Tiranë, si në Prishtinë, me përjashtim të zgjdhjeve të parakohshme, ky është cikli që demokracia i jep zakonisht një mandati qeverisës, kudo ku vota përcakton se ku dhe kujt do t?i jepet me qera pushteti i publikut.
Debati në Tiranë për largimin e kryeministrit pëpara zgjedhjeve që të garantohet liria dhe ndershmëria e zgjedhjeve, është në kulmet e tij, por në të gjitha rastet u konsumua vetëm me fjalë.
Ai ka qenë vetëm debat dhe asnjëherë nuk ka qenë akt.
Ka qenë dëshirë dhe jo veprim.
Ka qenë qëllim final dhe jo mjet i përkohshëm.
Ishte një ëndërr e opozitës e ndjekur me ankth, por asnjëherë një hap për t?u shndërruar në realitet.
Shqipëria po shkon drejt 18 qershorit më e paqartë se kurrë. Jo vetëm për atë që do të ndodhë në 18 qershor, por kryesisht për atë që pritet të ndodhë më pas. Ligjërisht, pothuaj nuk ka asnjë mundësi për ta shmangur këtë takim të politikës me votuesin. Përsëritja e rastit të Kavajës në të gjithë Shqipërinë kërkon shumë më shumë sesa vullneti i mirë i kryeministrit dhe dyshimet e këqia.
Negociatat tashmë ngjajnë të pamundura dhe i vetmi shans për t?i ringjallur ato, është një udhëtim mes Shilës dhe Karibdës së 13 majit. Protesta e thirrur e opozitës dhe dyshimet reale se ajo ditë do të jetë e egër, në mënyrë paradoksale mund të afrojnë një shans të ri. Nëse protesta do të jetë e madhe (është e vështirë të përcaktohet se çfarë do të thotë në këtë rast fjala ?e madhe?) dhe nëse ajo do të jetë e shtrirë në kohë, do të shërbente si një trokitje e fortë në derën e qeverisë. Po të jetë e qetë dhe paqësore, protesta me gjasë do ta hapë derën e qeverisë, me kusht që Lulzim Basha të jetë më pak mur gome kur të hyjë brenda. Në të kundërt, nëse verifikohet frika e madhe se ?partitë politike do të menaxhohen nga protestuesit?, pra, nëse gjithçka degjeneron në dhunë dhe dera e kryeministrisë hapet me forcë, atëherë do të ketë me të gjitha gjasat një negociatë. Një negociatë, e cila nuk dihet sesi do të përfundojë, por që pa nisur, do të njihte për humbës me siguri të gjithë shqiptarët.
Shqipëria ka shumë urgjenca, por urgjenca themelore e saj është ruajtja me çdo kush dhe çdo çmim i qetësisë, shmangia e dhunës dhe largimi nga militarizimi ekstrem i klimës politike në vend. Pavarësisht se ky është akti më i vështirë i mundshëm, Lulzim Basha duhet të bëhet Odisea që mundi të lundrojë mes Shilës dhe Karibdës së vet në antikitet. Ja vlen që ai ta provojë një gjë të tillë. Basha duhet të shmangë me çdo kusht që të dëgjojë zërat që e thërrasin herë nga bindja, herë nga padija, herë nga servlizmi e herë nga kotësia me emrin e Akilit, luftëtarit që vriste si pakkush armiqtë e tij, por që e kishte të parashkruar se do të përfundonte dhe ai dëshmor. Kryetari i PD-së ka rëndesën e zgjedhjes së dilemës: Odise me votë apo Akil me shpatë.
Bota moderne e lexon, por nuk e pranon këtë mit. Demokracia i hap dhe i mbyll dyert vetëm nëpërmjet votës. Ashtu siç ndodhi në Kosovë me Isa Mustafën, edhe në Tiranë me Edi Ramën, nuk ka rrugë tjetër për të komunikuar përveç votës. Në të kundërt, shumë dyer do të mbyllen në Tiranë dhe kriza që nuk gjeti zgjidhje nga politika, do të rikthehet që të zgjidhë ajo vetë hesapet me politikën. Dhe atëherë pendesa nuk do të vlejë as për të qarë të shkuarën dhe mëkatarëve nuk do t?u ketë vlerë as luksi i pendesës. (Javanews.al)
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Divjakë – Çermë , në fshat...
Presidenti i Republikës së Serbisë, z. Tomislav Nikolic, ka...
Ekspertët zgjedhorë nuk kanë asnjë dyshim, se nëse Kolegji Z...
Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka kom...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një tak...
Në mbrëmjen e 9 majit 2017 unë u arrestova me urdhër të ofic...
Në mbrëmjen e 9 majit 2017 unë u arrestova me urdhër të ofic...
Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kr...
Pa dekretimit të shpërndarjes së Parlamentit dhe shkuarjes b...
Drejtorja e Fondacionit “Zoran Djindjic”, znj. Ruzica Pavlov...
Ka ndërruar jetë diten e sotme ish-kryebashkiaku i Delvinës...
Ka përfunduar takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kon...
Komisionari Johannes Hahn nuk ka mirëpritur vendimin e sotëm...
“Sfida” ishte sot pranë Ministrisë së Bujqësisë ku që prej o...
Nga Ilir LEVONJA– Pak orë më parë Kuvendi i Kosovës, rrëzoi ...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta priti sot nj...
Kriza në të cilën është zhytur politika shqiptare, padyshim ...
Shkrimtari Ismail Kadare i është drejtuar me një letër perso...
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë, Ministri i Drejt...
Shkrimtarja kritike ndaj qeverisë, Flutura Açka, ka komentua...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...