Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Çfarë do të ndodhte vërtet sikur politika shqiptare të orientohej nga pajtimi? Në satirën e Lindita Arapit madje Berisha dhe Rama jo vetëm pajtohen, por edhe përqafohen, pas një terapie në Urdhrin e heshtjes.
Në një zonë tërësisht të vetmuar pranë Grenoblës në Francë gjendet një urdhër murgjish, i quajtur “Ordo Cartusiensis”- “Urdhri i Kartuzias”, i famshëm si “Urdhri i heshtjes”. Larg botës, pa radio, pa telefon, pa internet, në një heshtje të plotë, murgjit ka shekuj aty që i kushtohen vetëm Zotit.
Një ish-kryeministër dhe një kryeministër, nga një vend i panjohur për murgjit, Shqipëria, u panë të mbylleshin në këtë manastir, jo për t’iu kushtuar Zotit, por për të zgjidhur hallet e një vendi në lëngim. Ngër?i ishte kritik: Të dyja palët të përbetuara për të nxjerrë njëra-tjetrën nga ringu politik, ishin futur në qorrsokak, pas vitesh lufte pa krye e pa mend. Të dyja palët përpiqeshin të bindnin krahun e tyre, se ofronin zgjidhje, por në fund arrinin vetëm bllokadë. Populli pas një periudhe të gjatë bindjeje politike për një kah, kishte kaluar në traumë – shastisje e plotë! Kishte humbur besimi tek e ardhmja!
Larg rrëmujës së borive, larg sharjeve të përditshme në parlament, larg akuzave për dështime, që i linin të dy politikanët pa gjumë, larg dyshimeve për përfshirje në korrupsion apo lidhje me grupe kriminale, larg intrigave të brendshme e të pabindurve në parti – pranë natyrës, brenda mureve të gurtë dy politikanë duhet të merrnin pjesë në ushtrimet e heshtjes, ky ishte kushti për të hyrë në këtë urdhër.
Sigurisht, kërkohej një sakrificë e madhe prej tyre! Të mos flitej asnjë fjalë, gjuhës që derdhej prej vitesh si lumë sharjesh i ishin vënë frerët në emër të reflektimit. Por duhej një përpjekje titanike për të duruar heshtjen. Si mund të heshtej e të mos kishte sharje? Si mund të kishte një copëz bote, ku nuk vlente rregulli për eliminimin e kundërshtarit politik? Zërat e rrëmuja e marrë me vete nga vendlindja turfullonin së brendshmi, protestonin, të dy politikanët kuptuan, se kjo ishte tortura më e madhe e mundshme që mund t’u bëhej:
Të uleshin të dy përballë njëri-tjetrit, kokëulur si të tjerët, e të mos flisnin asnjë fjalë, të ishin aq pranë fizikisht, saqë gjunjtë mund t’u prekeshin e prapë të mos i hidheshin në fyt njëri-tjetrit, por thjesht të ndiqnin me sy avullin që dilte nga filxhani i ?ajit të nxehtë? Të dy politikanët nuk kishin rrugë tjetër, por të toleronin ekzistencën e njëri-tjetrit, e të mësonin të mos hapnin gojë, megjithë zërat që ?irreshin brenda tyre.
Derisa erdhi një ditë dhe zërat e brendshëm, u vetmuan, e kuptuan se nuk i mbështeste kush në këtë hapësirë vetmie, fillimisht ata ulën tonet, u bënë më të përballueshëm për të dy kundërshtarët, e në fund u shuan. Kjo ishte pika e kthesës, e disa thanë, edhe dita e shpëtimit për Shqipërinë: Sepse heshtja e qetësia e thellë që pushtoi të dy politikanët, bëri të ndodhte mrekullia: Arsyeja u rikthye tek ata, e kthjellët dhe e shpëlarë nga urrejtja, qielli u hap për të parë pak më larg se kufiri i Shqipërisë, për ta kuptuar më gjerë realitetin e këtij vendi të vogël -për të parë pozicionin e tij brenda botës së madhe.
E kur kthehet arsyeja, zgjidhja nuk është larg, madje në ëndrrën time, ndodhi edhe di?ka tjetër e pabesueshme: Rama dhe Berisha u ngritën dhe u përqafuan me njëri-tjetrin përzemërsisht, i rrahën supet në shenjë pranimi të njëri-tjetrit dhe thanë njëzëri fjalët e para pas një heshtjeje të gjatë në manastir: Parimi kryesor në demokraci është të mësosh të bashkëpunosh!
Por mëngjesi erdhi, unë u zgjova, e penduar keqazi që hapa sytë, sepse nuk më hiqej nga mendja pyetja, se ?farë do të ndodhte vërtet me Shqipërinë, sikur Beridha dhe Rama, -ose Basha dhe Rama ndoshta jo të përqafoheshin, por t’i jepnin dorën e pajtimit njëri-tjetrin? A nuk do të fillonte një epokë e re për vendin, kur politika të ulte “armët” e të kthehej në fund aty ku duhet të jetë – tek puna për të mirën e vendit?/DW (Lindita Arapi)
Kancelarja, Angela Merkel, e ka uruar presidentin e porsazgj...
Aeroplani hapësinor i ushtrisë amerikane, X37B të dielën u k...
Teksa Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e...
Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SH...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për zërat ndryshe brenda Par...
Analisti Fatos Lubonja po flet këtë pasdite në studion e Neë...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit ...
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shqyrtoi sot apelimin e ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish p...
Lexova sot një shkrim të Muç Nanos, për konfliktin Rama – Ba...
Partia Demokratike po merr masa ekstreme për protestën e dit...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, kohët e fundit duke kopjuar sti...
Më datë 4 Maj 2017, u organizua ceremonia e inagurimit të dy...
Politologu, Afrim Krasniqi ditën e sotme ka publikuar trajek...
Eduard Selami është një nga personazhet politike të viteve ’...
Ish Kryetari dhe themeluesi i LDE, Arian Galdini ka ironizua...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Nën-Sekretarin e...
Kontrolli i Lartë i Shteti ka çuar në Prokurori 2 ish regjis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme g...
Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, mori pjesë sot në t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...