Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Eduard Selami është një nga personazhet politike të viteve ?90. Një nga njerëzit që themeluan Partinë Demokratike, me mjaft kontribute dhe kryetari i saj i tretë, pas Azem Hajadarit dhe Sali Berishës. Ai largohet nga Partia Demokratike në vitin 1994 pr t?u rikthyer si kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2013.
Një largim drejt SHBA-ve, kur shpesh shfaqej si një politikan kritik ndaj Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Një emigrant në punët dhe hallet e tij familjare, si gjithë të tjerët, por që shpesh artikulimet e tij ishin të mirëpritura në Shqipëri nga grupe individësh, që e shikonin Selamin si një djalë të ri, të cilit i ishte ndërprerë karriera politike padrejtësisht nga Berisha.
Selami në sy të opinionit publik ishte e ardhmja politike e Partisë Demokratike, shpresa e saj, që ishte goditur padrejtësisht dhe këtë e kishte bërë Berisha. Kjo ishte ajo që artikulohej shpesh nga opinioni publik.
Gjatë opozitës së parë të Partisë Demokratike, Eduard Selami shfaqej shpesh kritik, kjo edhe duke përfituar nga fakti se fliste përtej oqeanit së pari, por së dyti edhe nga pasojat që pati Partia Demokratike dhe qeveria e saj pas skenave piramidale dhe trazirave të vitit 1997. Gjithmonë kritik ndaj demokratëve që pas largimit të tij, ndaj Berishës dhe lidershipit, dhe pas viteve 2000 vijnë sinjalet e para. Selami pasi kalon një problematikë të tij familjare në SHBA, fillon e shfaqet herë pas here në Tiranë. Pas zgjedhjeve të vitit 2009, ai është dhe më i shpeshtë dhe më afër Partisë Demokratike. Sali Berisha e afron njeriun që e njihte mjaft mirë. Ndoshta ish-kryeministri i atëhershëm është nga të paktët njerëz që ka njohur se kush ishte dhe sa i vlente lëkura Eduard Selamit. Një nga ato “gabimet” e përsëritura të kreut demokrat, i cili herë pas here rikthen në parti njerëz, të cilët mendon se i vlejnë.
Ndoshta Selami ishte nga ata tek të cilët Berisha shpresonte se mund t?ia ?shiste? opinionit publik si
diçka me vlerë, pavarësisht se sa vlente realisht. Ai u dërgua në qarkun e Elbasanit, humbi si gjithë të tjerët, nuk kishte shkëlqim, por thuajse një zhgënjim. Ndoshta jo për Berishën, pasi ai ka qenë i bindur që në momentet e para kur e ka njohur, ai sot është një zhgënjim për të gjithë demokratët. Katër vite deputet në Parlament Eduard Selami nuk ka folur asnjë herë të vetme, ose ka folur ndonjëherë, por nuk mbahet mend për asgjë. Janë vetëm dy momente të tij, e para te reforma në drejtësi dhe e dyta me qëndrimet e fundit për zgjedhjet. Në të dyja rastet, duke pasur parasysh inaktivitetin e tij politik, mosnjohjen e realitetit, shkëputjen e plotë nga baza, mungesën e theksuar të jetës politike parlamentare, ku thjesht dhe vetëm shkonte për të marrrë rrogën, për nga radha Euard Selami duhet të ishte i fundit që të fliste.
I larguar gati 20 vite nga Shqipëria, ai mendon dhe gjykon si 20 vite më parë, por vepron sa herë shikon se mund të jetë një zë që dëgjohet. Në katër vite foli vetëm dy herë dhe dy herë kundër linjës zyrtare të Partisë Demokratike. Këtu nuk ka asnjë problem dhe është krejt normale që të ketë zëra kritikë dhe zëra kundër, por a mund të pranohet mendimi ndryshe nga dikush që këto katër vite nuk ka bërë asnjë ditë opozitarizmin, përkundrazi mund të ketë marrë jo pak, por rreth 80 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë si deputet për të bërë rolin e opozitarit dhe ndërkohë nuk e ka bërë këtë asnjë ditë, por del dhe bën opozitë në një moment kur dy zëra me autoritet në PD, si Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu po hidhnin idetë dhe qëndrimet e tyre nga Lulzim Bashës.
Në këtë moment shfaqet Eduard Selami, ai që nuk flet kurrë, ai që nuk dihet ku është dhe ku ka humbur. Njeriu që njëherë të vetme nuk shkoi në çadrën e demokratëve, qoftë e mirë apo e keqe ajo. Njeriu që është totalisht larg realitetit politik, lidhjes me demokratët, por thjesht dhe vetëm mori mandat deptueti, sepse kishte disa pritshmëri në opinionin publik dhe Berisha këtë herë sërish nuk gaboi. Ai e dinte sa vlente Selami, por e serviri te shqiptarët dhe demokratët në veçanti që ta shikonin dhe dëgjonin kush ishte dhe sa vlente, për të kuptuar se pritshmëritë e tyre ishin të gabuara.
Këtë kosto duhet ta mbajë sot PD, e cila kur ka debate të forta dhe të brendshme e parimore iu del dhe iu jep mend dikush që katër vite nuk ka folur njëherë si deputet, nuk ka folur njëherë si demokrat, por sillet si pro-amerikani më i madh, a thua se të tjerët vijnë pas tij. E në fakt askush nuk e beson dot më maskën zyrtare si pro-amerikan të Eduard Selamit. Ai është thjesht një njeri që sot nuk i duhet askujt në politikë, ndryshe nga Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, që PD do t?i duhen në çdo kohë, Selami nuk i duhet as dreqit.
Ai mund të jetë prapë deputet, ai mund të vazhdojë karrierën e tij politike, por PD në fakt ka ardhur koha që t?iu bëjë një check-up të gjithë deputetëve të saj, jo për t?i vlerësuar nga çmenduria, si disa që ka në grupin parlamentar, as nga zgjuarsia, por nga vlerat, nga çfarë përfaqësojnë dhe sa kanë dhënë realisht për demokratët në këto 4 vite në jetën parlamentare, jo thjesh dhe vetëm si fasadë duke sharë Edi Ramën, por si të zgjedhur që përfaqësojnë një sigël politike, por dhe demokratët e qytetarët e thjeshtë të zonave të tyre. Euard Selami është një nga ata pa zë. Është nga ata që ka ardhur koha që PD t?i lërë si pjesë të historisë së saj dhe për të mos qenë flamurtar dhe me vlera në historinë e saj politike, Berisha e risolli për të treguar se nuk ishte gabuar, kur e kishte larguar gati 20 vite më parë./CityNews
Ish Kryetari dhe themeluesi i LDE, Arian Galdini ka ironizua...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Nën-Sekretarin e...
Kontrolli i Lartë i Shteti ka çuar në Prokurori 2 ish regjis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme g...
Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, mori pjesë sot në t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot pë...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bern...
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi takime me anëtarësi...
LGBT ka njoftuar ditën e sotme se do të zhvillojë paradë dit...
Presidenti i porsazgjedhur Emmanuel Macron dhe ai në detyrë ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme ka shqyrtuar pr...
Partia Demokratike po merr masa ekstreme për protestën e dit...
Në përfundim të hetimeve rreth sulmit mbi Kuvendin ndaj Kuve...
Edi Rama është një kryeministër me një qeveri që ndërhyn tek...
Disa ditë pas të enjtes së përgjakshme, po rritet presioni b...
Kreu demokrat, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij te çadra ka ...
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, Skender Hyseni ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës s...
Qeveria e Kosovës ka shtyrë mbledhjen e saj për marrëveshjen...
Prokuroria ka shpallur pretencën për anëtaren e pezulluar të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...