web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja Xhaçka pret delegacionin e Arabisë Saudite

7 Maj 2017, 11:38, Aktualitet CNA

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, priti  në ambientet e Ministrisë delegacionin e Arabisë Saudite  në vizitën e tyre në Tiranë, me qëllim mbështetjen e të gjitha rrjeteve, si ato publike dhe ato jo publike, që ofrojnë shërbime sociale për fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, fëmijë e familje rome dhe egjiptiane, gra të dhunuara e viktima trafikimi.

Kjo mbështetje nga Arabia Saudite, konsiston në ofrimin  konkret të prodhimeve të tyre vendas dhe adresimin e kësaj mbështetjeje në grupet në nevojë.

Në fjalën e saj, Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke  iu referuar edhe faktit se MMSR është angazhuar të prioritizojë politikat e saj sociale në drejtim të përkujdesit shoqëror ndaj shtresave në nevojë./CityNews





Lajmet e fundit nga