Nga Kastriot Dervishi/"Heronjtë" dhe miti i tyre
Një vend i vogël si Shqipëri, e ka të pamundur të ketë me sh...
Rama njoftoi dje pasdite tërheqjen nga gara e Kavajës, ndërsa pritej të mbërrinte atje në mitingun përmbyllës të fushatës. Vendimi ishte i minutës së fundit dhe solli habi edhe tek kandidati i tij në Kavajë që nuk dinte asgjë për vendimin që ishte marrë.
Nga mënyra se si u mor ai vendim mund të kuptohet se ka qenë tërësisht personal i Ramës dhe pa një konsultim me strukturat drejtuese të partisë, por kjo nuk mund të thuhet se nuk ka pasur një konsultim me disa diplomatë që qëndrojnë më me këmbë në tokë dhe që e kanë kuptuar se cilat do të ishin pasojat e zgjedhjeve pa opozitën.
Rama është zbythur dje dhe me një kosto të madhe turpi përpara opinionit publik, të cilën ai mund dhe duhet ta kishte evituar duke mos luajtur me bllofin deri në minutën e fundit. Mënyra se si duhet ta kishte evituar këtë, ishte përmes dialogut dhe gjetjes së një kompromisi me Bashën dhe opozitën.
Ai nuk e bëri këtë. Në vend të gjetjes së një zgjidhje politike përmes shtrirjes së dorës së mirëkuptimit me opozitën, ai preferoi gjunjëzimin. Në vend që të tregonte të paktën një herë të vetme se qëndronte në lartësinë e detyrës që kërkon burra shteti për zgjidhjen e krizave të tilla, Rama u tregua edhe një herë tjetër një burrec.
Vendimi për të tërhequr kandidatin nga Kavaja është për t?u vlerësuar, ndonëse i imponuar dhe mënyra se si Rama e bëri ishte më e gabuara e mundshme. Në konferencën për shtyp, Rama e la litarin jashtë duke nisur të gabojë sërish, kësaj radhe me 18 Qershorin. Ai tregoi dhëmbët e një tigri prej letre, dhe ndonëse foli për dialog e mbylli hapësirën për të dialoguar, duke thënë se atë që bëri me Kavajën nuk do ta bëjë me 18 Qershorin.
Vendimi i djeshëm i Ramës mund të jetë një dështim shumëdimensional. Takticienët e tij mundohen ta justifikojnë se ai lëshoi Kavajën për të mos lëshuar Shqipërinë, kur në fakt as Kavaja dhe as Shqipëria nuk është më në duart e Ramës. Madje, as Rama vetë nuk është sot i lirë prej vetes. Ai është peng i krimit dhe i trembur nga ata që i ka ushqyer gjatë këtyre viteve me pushtet dhe para.
Rama ka gabuar me llogaritë e tij dhe tani është në prag të falimentimit. Faturat i ka adresuar në vende të gabuara që nuk mund t?i sjellin asnjë shpëtim. Ai është investuar prej kohësh në tre drejtime.
Drejtimi i parë; ka qenë korruptimi i një ose disa diplomatëve të huaj, me qëllimin e qartë për t?iu hakërryer opozitës dhe për të manipuluar me informacion vendet e Bashkimit Europian.
Drejtimi i dytë; përkushtimi për të ndikuar vendimmarrjen e vendeve të caktuara përmes lobistëve të paguar me para të pista të drogës, korrupsionit dhe naftës. Nuk mund të thuhet se në këtë pikë nuk ka marrë si shpërblim ndonjë deklaratë, por vlera e saj përpara opinionit të brendshëm ka qenë e njëjtë me atë të një letre higjienike.
Drejtimi i tretë; ka qenë ai i investimit të gjithçkaje tek krimi i organizuar, e konvertuar kjo si në mandate pushteti ashtu edhe në plantacione droge për t?i siguruar Ramës blerjen dhe kërcënimin e votuesve ditën e votimit.
Kavaja dëshmoi se skemat e tij nuk funksionuan dhe se ai ka dështuar me sukses për një arsye shumë të thjeshtë; Rama nuk llogariti në skemën e tij faktorin popull, protestën, qëndresën dhe rezistencën për t?i qëndruar fort atij që Basha prej javësh e ka konsideruar si një komplot ndërkombëtar dhe ekonomik.
Mund të korruptosh diplomatë me rezidenca e para të pista droge, mund të blesh heshtjen e tyre për një fare kohe, mund të arrish me lobuesit e pistë me para të mafies në dyert e ndonjë kancelarie ndërkombëtare të rëndësishme, por ke harruar diçka shumë të thjeshtë, se ata janë kalimtarë dhe të diskredituar në sytë e opinionit publik sa kohë bëjnë avokatin e djallit.
Vjen një moment që kupa mbushet dhe dëshpërimi i një populli, gjysma e të cilit jeton në kufijtë e varfërisë dhe ku çereku i popullsisë ka mbushur formularët për të ikur nga ky vend ngrihet dhe përmbys gjithçka. Përmbys, sepse e ke çuar në kufijtë e ekzistencës dhe ai i errësuar nuk ka asgjë për të humbur.
Ka ende kohë për reflektim dhe një tërheqje të butë, diplomatike dhe politike sa kohë ekziston dialogu në funksion të gjetjes së një zgjidhje afatgjatë për ta garantuar zgjedhjet e lira dhe krijuar një klimë besimi mes pozitës dhe opozitës që kalon nga një qeveri tranzicioni.
Në Kavajë ra miti i kryeministrit dhe veglave të tij se mund të bëhen zgjedhje pa opozitën. Dhe kur ka rënë për zgjedhjet lokale imagjinoni se çfarë mund të ndodhë për zgjedhjet që përcaktojnë fatet e një vendi./CityNews
Një vend i vogël si Shqipëri, e ka të pamundur të ketë me sh...
Call Center-at në Shqipëri po mbyllen ditë pas ditë dhe pres...
Policia jep e Elbasanit ka dhënë versionin zyrtar në lidhje...
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, ...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i është përgjig...
Demokratë, webet hilanjose të së majtës. Sot pështyjnë e ulë...
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi pak minuta më parë një ...
Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme është përplasur me kome...
Alarmi për bombë në qytetin e Elbasanit, pranë rrugës së Tea...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 78 të protestës për zgjed...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij sot në çadë...
Në fjalën e tij nga çadra e protestës, Lulzim Basha u ndal s...
Policia Rrugore vijon kontrollet për rritjen e sigurisë. Gja...
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka tërhequr ka...
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, ka komentuar situatën pol...
Kur Lulëzim Basha dhe lidershipi i opozitës vendosën menjëhe...
Kontrolli i lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori admini...
Dje Partia Demokratike dhe kreu i saj, Lulzim Basha, shpallë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një m...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...