web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama zbulon ofertën e plotë për Bashën/Postet që i propozova

4 Maj 2017, 10:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ofertën e tij për kryedemokratin Lulzim Basha. Në një dalje publike, Rama tha se i ka propozuar një mekanizëm brenda qeverisë për të vëzhguar nga afër gjithçka.

Ai sqaroi se i ka lënë Bashës mundësinë të propozojë një zëvendëskryeministër, jo anëtar të saj.

?I kam propozuar një mekanizëm brenda qeverisë për të vëzhguar nga afër gjithë procesin, në administratë, arsim, polici, burgje. Një zëvendëskryeministër i propozur nga PD, por jo anëtar i saj. Ky zv/kryeministër së bashku me një përfaqësues të zgjedhur nga BE, një përfaqësues nga SHBA, një nga OSBE, do ketë mundësinë e monitorimit të plotë. Ndërkohë, nga Minisria e Brendshme, një zv/ministër të propozuar nga PD me përfaqësues nga BE, SHBA dhe OSBE, të monitorojnë gjithë procesin e policisë. Një zv/drejtor dhe 12 drejtorët e qarqeve janë në varësi të këtij. E njëjta gjë për arsimin, një zv/ministër i propozuar nga PD, jo anëtar partie, me përfaqësues të huaj. Po kështu edhe për burgjet?, tha Rama./CityNews





Lajmet e fundit nga