web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blushi shpërthen me akuza ndaj Metës/Për çfarë do mbahesh mend me këtë Parlament

4 Maj 2017, 09:28, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka sulmuar ashpër kreun ende në detyrë të Kuvendit, Iir Meta.

Ky i fundit drejton sot seancën e fundit në legjislaturën e VIII-të, pasi në korrik do të marrë detyrën e Preisdentit të Republikës.

Nga foltorja e Kuvendit, Blushi ka shpërthyer me akuza, duke deklaruar se ky Parlament do të mbahet mend si parlamenti me më shumë kriminelë.

?Ky sistem po bie, nuk bën dot zgjedhje, nuk bën drejtësi, nuk ndëshkon askënd. Shqipëria ka marrë kthesë të jashtëzakonshme, është më keq se më parë. Është rritur nevoja për të ikur. Ky Parlament nuk ka funksionuar asnjë ditë, dhe do mbahet mend si Parlamenti me më shumë kriminelë. Kjo që po ndodh iu thotë gjithë të rinjve ?ikni?. Kjo republikë po e fundos Shqipërinë, ndaj nuk duhet të vazhdojë?, tha Blushi./CityNews





Lajmet e fundit nga