web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cilët janë pazaret e pista politike?!/Basha zbulon prapaskenat

2 Maj 2017, 10:11, Aktualitet CNA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, foli me tone të ashpra në ditën e 74 të protestës.

Nga çadra e PD, Basha tha se ky bashkim i madh qytetar ka për qëllim zëvendësimin e kupolës politike me një qeveri të kontrolluar nga qytetarët shqiptarë.

Më tej, kryedemokrati foli për pazare të pista që i janë ofruar opozitës për të harruar kauzën qytetare.

?Shqiptaret sot jane me te papune dhe me te varfer se kater vjet me pare. Ky bashkim i madh qytetar ka per qellim zevendesimin e kupoles politike me nje qeveri te kontrolluar nga qytetaret shqiptare. Po perpiqen me cdo kusht te ruajne status-quo’ne e tyre duke i ofruar pazare te pista opozites per te harruar kauzen qytetare. Rruga tjeter eshte ajo e kercenimit se 27 vite pas komunizmit. Keta do shkojne ne zgjedhje me nje subjekt zgjedhor i ndare gjoja ne 17 copa per te pretenduar se ka pluralizem. Por keto jane votime jo zgjedhje. E verteta e cila ka lindur nga kjo proteste qytetare eshte se s?jemi këtu per karrige deputetesh apo nje ekuacion politik. Ne kerkojme te drejten e cdo qytetari per te vendosur me vote te lire?, tha Basha./CityNews





Lajmet e fundit nga