Drogë dhe armë pa leje/ Prangoset polici (Emri)
SHÇBA ka arrestuar një efektiv politike në Delvinë, pasi ësh...
Në Shqipëri, deputeti demokrat Eduard Selami deklaron se mospjesmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ishte një gabim i rëndë historik, jo vetëm për këtë forcë politike por dhe për vendin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Selami flet me tone kritike ndaj qëndrimeve të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili prej më shumë se dy muajsh po udhëheq një protestë të gjatë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Javën e shkuar, përpjekjet e përfaqësuesve të parlamentit europian për të ndërmjetësuar daljen nga kriza, dështuan. Për zotin Selami, ky ishte një shans i humbur. Ai është i mendimit se ekzistojnë ende hapësira të vogla për zgjidhje dhe se këto hapësira duhet të shfrytëzohen nga kryetari Basha.
Interviste me deputetin Eduard Selami
Zëri i Amerikës: Zotit Selami prej më shumë se 11 javësh opozita është në protestë, duke kërkuar një qeveri teknike dhe duke mos u përfshirë në zgjedhje e duke bojkotuar parlamentin. Megjithatë, ju nuk jeni parë i përfshirë në këtë protestë. Cilat janë arsyet?
Eduard Selami: Më lejoni në radhë të parë të falenderoj të gjithë demokratët dhe qytetarët që I janë përgjigjur kërkesës dhe ftesës të Partisë Demokratike, për një protestë masive. Nuk ka gjë më të shëndetshme dhe më të rëndësishme për një shoqëri të hapur se sa protesta dhe përfshirja e qytetarëve. Dhe unë, që në hapat e parë, në atë lagjen e Tiranës, në Qytetin Studenti, ku unë jam caktuar, kam dhënë kontributin tim aktiv që kjo protestë e 18 Shkurtit të bëhej, dhe kam qenë dhe në ditët e para të çadrës.
Por vëzhgimi juaj, që ka një tërheqje nga ana ime, është i saktë dhe kjo ka ardhur për shkak të rezervave që kanë shkuar deri në kundërshti, sepse kam vënë re se zoti Basha e përdori çadrën, jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet, dhe më keq akoma, për të bojkotuar parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është e lidhur me rrugën integruese në Europë. Më tej akoma me një retorikë të paprecedent për të bllokuar dhe mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për Partinë Demokratike dhe për çështjen shqiptare.
Zëri i Amerikës: Zoti Selami, përse këto kundërshti nuk i keni paraqitur pranë forumeve të Partisë Demokratike, a keni kërkuar mbledhjen e këtyre forumeve?
Eduard Selami: Të falenderoj për pyetjen. Arsyeja që për një problem kaq të rëndësishëm, nga më të rëndësishmit, dhe krizën më të thellë që ka Partia Demokratike në pothuajse 30 vjet të ekzistencës së saj, është se kam pritur që këto forume të mblidhen. Në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar Kryetarit Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar si organi më i lartë politik, i cili përcakton vijën politike të PD-ës. Dhe në statutin e PD-ës, është në mënyrë të detyruar që duhet të mblidhet një herë në 6 muaj, pra dy herë në vit. Ka tre vjet që nuk është mbledhur asnjëherë. Pra si të thuash, ka një pengmarrje të strukturave të partisë nga zoti Basha, në kundërshtim me ato premtime që bëri kur u zgjodh kryetar, premtime personale që m?i ka bërë dhe mua, por dhe të gjithë demokratëve. Dhe është për të ardhur keq, që PD sot është më pak demokratike se në të gjithë historinë e saj, dhe unë mendoj se një nga arsyet që PD ballafaqohet me një krizë të brendshme kaq të rëndë, e cila po ndikon negativisht dhe për çështjen shqiptare dhe Shqipërinë, unë mendoj se është dhe mosfunksionimi i strukturave.
Zëri i Amerikës: Ka patur një përpjekje ndërkombëtare për të ndërmjetësuar zgjidhjen e kësaj situate. Madje javën e shkuar edhe përpjekja e dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckenstein dështoi. A ishte ky një shans i humbur dhe a mendoni se ende ka një hapësirë për zgjidhje?
Eduard Selami: Ishte një shans i humbur dhe shumë i madh. Kurrkush nuk është në kundërshtim me nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me shqetësimin që ka PD dhe që ka ngritur zoti Basha për zgjedhje të lira e të ndershme. Po kështu dhe me influencën e drogës në politikën shqiptare. Por nga ana tjetër ne duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mundet papritur ne të marrim pozicionet sikur ky problem është shfaqur sot. Siç ka meritat, PD ka dhe përgjegjësinë e saj që zgjedhjet nuk kanë qenë siç duhet në historinë 27 vjeçare. Dhe ne këtu jetojmë e banojmë. Dhe ne duhet të ulemi e t?I zgjidhim këto problee.
Dhe është për të ardhur keq që të dërguarit e Kancelares Merkel, në emër të Parlamentit Europian dhe Bashkimit Europian, por dhe me mbështetjen e administratës së re amerikane, krijuan një platformë për të dalë nga ky problem, dhe adresuan të gjitha shqetësimet që ka me të drejtë opozita, dhe kjo platformë u rrëzua.
Koha po mbaron dhe po të huazojmë një term nga sporti, koha e rregullt në fakt ka mbaruar. Por është akoma një kohë shpresë. Dhe unë akoma mendoj dhe shpresoj që të kapet nga kryetari Basha, të ulet dhe të bëjë diçka të mirë për Partinë Demokratike, për Shqipërinë dhe për çështjen shqiptare.
Zëri i Amerikës: Por ka një këmbëngulje të kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha dhe të opozitës, për të mos u përfshirë në zgjedhje dhe praktikisht po arrihet në limitet e pamundura. Ndërkohë që ka patur një trysni dhe nga faktori ndërkombëtar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu u shpreh se ?zgjedhjet mund të jenë të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesmarrjen e opozitës?, pavarësisht se ai theksoi se ato do të ishin më të mira me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike. Cilat janë pasojat e mospjesmarrjes së opozitë dhe Partisë Demokratike në zgjedhje. Sa rrezikon ajo?
Eduard Selami: Do të jetë një gabim i rëndë. Dhe una akoma nuk dua të mendoj se kjo do të bëhet realitet. Zëri i ambasadorit Lu që është zëri i drejtpërdejtë i Presidentit Trump, ishte fare i qartë dhe unë mendoj se do të jetë një fatkeqësi e madhe dhe një gabim i rëndë historik i kryetarit Basha për të marrë përsipër mospjesmarrjen në zgjedhje. PD është futur në zgjedhje dhe në situata shumë herë më të rënda. Le të kujtojmë vitin 1991, kur ne luftonim kundër diktaturës më të egër në Europë. Ne e dinim se ishte pothuajse e pamundur për të fituar në atë kohë, për shkak të kohës shumë të shkurtër. Megjithatë u futëm . Provuam përpara shqiptarëve dhe përpara faktorit ndërkombëtar, me fakte, se Partia e Punës nuk është në gjendje të mbijetojë në një shoqëri të hapur. Dhe pas një viti erdhëm në pushtet. Por i bëmë dy ndere të mëdha Shqipërisë. E para shmangëm luftën civile në atë kohë, dhe e dyta e futëm në rrugën e demokracisë. Dhe kjo është e vetmja rrugë. Po kështu dhe ?97.
Këto situata nuk janë më të rënda se kaq. Prandaj nuk dua ta mendoj, dhe i bëj thirrje zotit Basha që të tërhiqet nga ky vendim jashtëzakonisht i dëmshëm, për PD, për Shqipërinë, për çështjen kombëtare dhe për paqen e stabilitetin rajonal. Demokratët duhet të përfaqësohen. Demokratët e vërtetë mezi presin që të rrëzojnë këtë keqqeverisje masive në këtë katërvjeçare. Nuk mund t?ja heqësh dot këtë shans demokratëve. Nuk mund t?ja heqësh dot këtë shans simpatizantëve të PD, elektoratit dhe shumë të tjerëve që mezi presin të rrëzojnë me votën e lirë, si në çdo vend demokratik, këtë qeveri të korruptuar dhe të paaftë katërvjeçare të zotit Rama.
Zëri i Amerikës: Megjithatë ka një këmbëngulje dhe se zgjedhjet nuk do të lejohen të zhvillohen. Ka thirrje për mosbindje civile. Si mund të arrihet të bllokohen zgjedhjet?
Eduard Selami: Kur ti del e thua do bllokoj rrugën nuk ka shumë gjëra paqësore aty. Eshtë një thyerje jo vetëm e jetës së qytetarit por edhe e normave elementare demokratike. Dhe unë shpresoj që të ndërrojë. Dhe shpresoj që sa më parë të thërrasë Këshillin Kombëtarë, të zgjedhim rrugën më të mirë, të kapim këtë moment të vogël. Të mbështetemi te miqtë tanë ndërkombëtarë, amerikanët dhe gjermanët, të cilët po bëjnë të pamundurën, si publikisht dhe privatisht që të mos ta lënë që të rrëshqasë në këtë gabim, sepse ky do të jetë një gabim i rëndë jo vetëm për Partinë Demokratike, jo vetëm për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare por dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon./VOA
SHÇBA ka arrestuar një efektiv politike në Delvinë, pasi ësh...
Njihuni me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 2 ...
Presidenti i ri, Ilir Meta, ka folur për herë të parë për zg...
Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet p...
Intervista e Presidentit të zgjedhur të Republikës së Shqipë...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaron se nuk do t...
Po pse mo i trashëgueshëm dhe i përjetshëm është posti i dep...
DEGRADIMI I FRIKSHËM I POLITIKËS KOSOVAREAnalistët: Pozitë e...
Gjatë kësaj të marte do të keni një dëshirë të fortë për të ...
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, iu beri thirrje gjithe...
Ilir Meta ka treguar për gazetarin Blendi Fevziu edhe një de...
Deputeti i PD si dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, G...
Perfaqesuesi I Partise Demokratine ne Keshillin Bashkiak te ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta ditën e djeshm...
Tre personalitetet më të rëndësishme të Europës që merren me...
Syri.net raportoi pak me pare per nje darke “sekrete” mes is...
Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20, në fshatin Kotë, Vlorë, p...
Fillimi i këtij muaji do të nisë zyrtarisht me një jehonë mb...
Fundjava ka qenë e mbushur plot me turistë shqiptarë të Maqe...
Sekretari i PD, Ervin Salianji ka reaguar më një postim në r...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...