Duka përgënjeshtron Syri.net/Zbulohet e vërteta e darkës me Nanon
Syri.net raportoi pak me pare per nje darke “sekrete” mes is...
Tre personalitetet më të rëndësishme të Europës që merren me Shqipërinë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul? ? dhe komisionari për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë pasur sot dhe dje biseda të vështira telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, duke i kërkuar atij të mos pengojë Partinë Demokratike të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Të tre personalitet që udhëheqin Europën, nuk ia kanë dalë të bindin Lulzim Bashën të tërhiqet nga bojkoti. Ata po ashtu i kanë kërkuar atij, të bëjnë një ?konferencë telefonike? me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për t?i informuar ata për situatën, por Basha po ashtu nuk ka pranuar.
Në një farë mënyre ai ka shpallur refuzimin e Partisë Demokratike ndaj Bashkimit Europian dhe institucioneve të tij dhe u ka thënë atyre se nën drejtimin e tij, Partia Demokratike do të ndjekë një rrugë revolucionare për të ardhur në pushtet.
Paralelisht me Lulzim Bashën, tre personalitet më të larta të Europës, kanë pasur probleme dhe me dy parti të tjera europiane që po rrëshqasin nga standardet e një partie Perëndimore. Ata ishin duke përjashtuar nga Partitë Popullore Europiane, partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban, por ai ndërmori një kthesë të fortë në Maltë dhe premtoi se do reflektonte në rrugën dhe standardet europiane.
E njëjta gjë po ndodh dhe me partinë e Gruevskit në Maqedoni, për të cilën është kërkuar përjashtimi, por po mbrohet nga disa politikanë konservatorë austriakë, të cilët po përpiqen ta bindin Gruevskin, të pranojë standardet e Partive Popullore Europiane.
I vetmi kryetar i një partie europiane, që po refuzon udhëheqësit e Europës, është sot Lulzim Basha. Kjo nuk është më një problem për Partinë Demokratike, pasi ajo dhe ashtu nuk do të ketë më rol në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, por është një problem për orientimin Perëndimor në Shqipëri, pasi Lulzim Basha është sot kryetari i parë i një partie të rëndësishme politike, që refuzon standardet Perëndimore të sjelljes së një partie dhe po përpiqet të transformojë Partinë Demokratike në një parti revolucionare të trajnuar nga ekspertë të akteve terroriste nga Ukraina dhe Rusia.
Prej sot, ai është një problem për shoqërinë shqiptare dhe orientimin Perëndimor të Shqipërisë.
Qëndrimi i tij anti-Perëndimor reflektohet jo vetëm në refuzimin që u bën personaliteteve Perëndimore që i sugjerojnë të ruajë orientimin Perëndimor të PD, por dhe sulmet e papërgjegjshme që bën ndaj personaliteteve më të rëndësishme politike të PD, që identifikohen me Perëndimin.
Majlinda Bregu është aktualisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian dhe ka udhëhequr për gjashtë vite Ministrinë e Integrimit, dhe ajo po linçohet si e tillë, vetëm pse po mbron qëndrimet e Europës në PD. Dhe po sulmohet nga disa qënie inferiore, të cilat mendojnë se duke u përdorur, do të zënë vend diku në një qoshe në PD-në e re anti-Perëndimore. Më për të vjellë të bën portreti kuqalosh i Genc Pollos, i cili vite më parë për pak ia arriti ta përjashtojë Partinë Demokratike nga EPP, për ta zëvendësuar me partinë që i dha në ?pajë? Fatos Nano, duke e akuzuar se Berisha po e bënte parti islamike dhe më pas u mundua t?i jepte zemër dhe Ilir Metës si të arrestonte Sali Berishën, për t?i hapur rugën vetes në parti. Sot ky është ?gladiatori? anti-Perëndimor i Bashës.
Eduard Selami, kryetari historik i Partisë Demokratike, që ka dëshmuar se për të mbrojtur vlerat Perëndimore të PD, është përplasur me Sali Berishën në vitin 1995 dhe është rikthyer në PD pas 18 vitesh, duke ruajtur të forta lidhjet me Uashingtonin dhe politikat e tij në Shqipëri. Duke sulmuar atë, PD dhe Lulzim Basha po ashtu i shpall luftë standardeve që Uashingtoni sugjeron për Partinë Demokratike dhe njeriut që identifikohet me Uashingtonin në PD.
Nga ana tjetër, Uashingtoni nuk e konsideron fare krizë çadrën e Lulzim Bashës, pasi zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Hoyt Yee, i cili ishte deri në Shkup për të zgjidhur krizën institucionale që po provokon Gruevski, as ktheu kokën nga Tirana për të parë çadrën e Lulzim Bashës.
Por dhe më i fëlliqur është sulmi ndaj Jozefina Topallit, e cila përfaqëson së paku figurën më të lartë të parlamentares së PD, që ka udhëhequr një Parlament, në mandatin e të cilit është ratifikuar futja në NATO dhe Marrëveshja për Asoocim-Stabilizimin. Ajo përfaqëson po ashtu në mënyrë simbolike vokacionin historik antikomunist dhe pro-Perëndimor të katolikëve shqiptarë, që ju bashkuan PD-së, si parti antikomuniste. Ajo po sulmohet për arsyen e vetme se po kërkon të respektohet PD dhe të mos poshtërohet, siç po bën Basha.
Në këto kushte, kur Lulzim Basha po refuzon hapur çdo standadt Perëndimor dhe çdokënd që identifikohet me Perëndimin në PD, nuk është çudi që nesër të përballet me qëndrime të padëgjuara ndonjëherë ndaj ndonjë lideri shqiptar nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Çadra me të cilën ai nisi një ?revolucion? si në Rumani dhe po e mbyll si një përgjakje prej horrash në Maqedoni, nuk ka për të qenë kurrë themeli i një revolucioni të ri, por katandisje e një partie me themele të gurta në historinë e këtij vendi, në një ?parti çadër?, pa themele, pa çati, pa bosht dhe pa fuqi për t?i rezistuar ciklonit të parë Perëndimor që pritet të bjerë mbi të. Është një çadër që po lë pa themele PD./Tema
Syri.net raportoi pak me pare per nje darke “sekrete” mes is...
Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20, në fshatin Kotë, Vlorë, p...
Fillimi i këtij muaji do të nisë zyrtarisht me një jehonë mb...
Fundjava ka qenë e mbushur plot me turistë shqiptarë të Maqe...
Sekretari i PD, Ervin Salianji ka reaguar më një postim në r...
Kryetari i Partisë LIBRA Ben Blushi, po flet në këto momente...
Tek po beja rutinen e lodhshme te fundjaves ne kyreqytet, ne...
U bene mbi 70 dite dhe asnje ndryshim nuk po shofim nga “Cad...
Dy ditë pas skadimit të afatit për regjistrimin e kandidatëv...
“Merre si të duash”, iu përgjigj Trump gazetarit intervistue...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim n...
Kur një akademik shkruan një analizë politike, prej tij duhe...
Mos vallë demokracia shqiptare po ecën prapa me shpejtësi?! ...
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka njoftu...
Pas informacioneve të fundit të raportuara në media dhe pas ...
Ditën e sotme kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, sh...
CityNews ditën e sotme ka mësuar se Bashkimi Europian dhe Pa...
LSDM përmes një deklarate ka bërë me dije se presidenti Gjor...
Në portretzimin e Brigitte Macron, shpesh tematizohet mosha ...
Një ngjarje e rëndë ka ndohur ditën e sotme në Devoll të Kor...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...