Nga Denion MEIDANI/ Mendimet ndryshe në Partinë Demokratike
Mos vallë demokracia shqiptare po ecën prapa me shpejtësi?! ...
Kur një akademik shkruan një analizë politike, prej tij duhet pritur një një shkallë e lartë e metodologjisë analitike dhe arsyetimit të përfundimeve. Aq më tepër kur teksti përmban 2380 fjalë, sa ç? përmban artikulli i Qosjes me titull ?Ultimatume staliniste?, i publikuar këto ditë. Qosja e etiketon kryetarin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Bashën, si stalinist. Ironia këtu është se Qosja e përdor fjalën ?stalinist? si etiketim fyes në rastin e Bashës, ndonëse Qosja ka idhull stalinistin e deklaruar shqiptar, Enver Hoxhën. Në ditarin e vet të botuar, Qosja rrëfen një episod gjatë një vizite në Tiranë në 29 nëntor 1997, kur qeveria e majtë e kishte akomoduar në ish-shtëpinë e Enver Hoxhës, tashmë rezidencë shtetërore. Qosja shkruan:
?Në shtëpinë e Enver Hoxhës kthehem në orën njëzet e katër. Është vështirë të të marrë gjumi lehtë e shpejt në këtë shtëpi: në të janë marrë shumë vendime për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Në të janë marrë shumë vendime për krijimtarinë, shpirtërore, artistike dhe shkencore shqiptare dhe për krijuesit e saj. Në të janë marrë shumë vendime për njerëz fajtorë që sot bëhen të pafajshëm dhe për njerëz të pafajshëm disa prej të cilëve sot nuk janë. Në të janë marrë vendime për jetë a vdekje. Dhe të gjitha këto vendime janë marrë për dy qëllime madhështore: që Shqipëria të jetë Shtet, sa më shtet, i fortë dhe i përparuar, që shqiptarët të jenë Komb, sa më komb me identitet të fuqishëm historik dhe kulturor, i liruar njëherë e përgjithmonë prej të gjitha ndasive, përçarjeve që mund të cënojnë njësinë e tij.?(Rexhep Qosja: ?Dëshmitar në kohë historike?, Ditari, vëllimi VII, Botime ?Toena?, Tiranë 2016, f. 460-461)
Këtu kemi një shembull të adhurimit të njohur të Qosjes për Enver Hoxhën. Merret vesh, Qosja i cili përdor fjalën ?stalinist? si fyerje, ka fyer tërthorazi edhe Enver Hoxhën, sepse Enver Hoxha e quante Stalinin si mësuesin e vet të madh dhe si udhërrëfyesin e tij. Në mendimin e Qosjes ka kështu kundërthënie prej sharlatani (sharlatani është njeriu që mëton të ketë dijeni të posaçme, por që minimalisht mungesë vijueshmërie në arsyetimin e tij).
Qosja e mësyn Bashën për shkak se ky kundërshtoi ofertën e bërë nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë të palëve në krizën politike në Shqipëri. Por Rexhep Qosja nuk e fsheh se ai e ka inatin me Bashën kryesisht për shkak se ky kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Qosja i vërsulet rëndë Bashës që: ?Ai nuk u kënaq me premtimet e dëshmuara me shkrim e me nënshkrime të dy përfaqësuesve evropianë për luftën kundër drogës dhe, rrjedhimisht, për shkarkimet e disa kuadrove policore, që do të bëhen shpejt! Ç?dhurate është kjo për ?meritat? politike e kombëtare të Lulzim Bashës! Kurrfarë dhurate është ajo dhuratë që nuk përmban ultimatumet e tij staliniste.?
Qosja këtu pa e kuptuar e ngarkon me një faj të rëndë idhullin e tij Ramën, sepse kështu si arsyeton Qosja del se deri më tash qeveria nuk ka dashur ta luftojë drogën dhe se tani do ta bëjë këtë gjë edhe nën trysninë e opozitës. Përse ata drejtues policorë të cilët ishin përgjegjës të drejtpërdrejtë për gjendjen nuk ishin shkarkuar më parë? Apo thjesht karrocës iu ndryshuan kuajt e konsumuar? Në të vërtetë, këto masa nuk u morën për të kënaqur opozitën por për të kënaqur partnerët ndërkombëtarë të cilët janë alarmuar nga shumëfishimi i sasisë së drogës me prejardhje nga Shqipëria që kapet në vendet e Bashkimit Europian.
Qosja pak a shumë e kupton pikën e dobët të arsyetimit të tij, sepse më poshtë shkruan për Bashën: ?Kjo dhuratë mund t?i dalë atij kapuç me mëngë. Ai e di se shtet të drogës Shqipërinë nuk e ka bërë Qeveria e sotme në krye me Edi Ramën. Jo. Shtet të drogës Shqipërinë e kanë bërë krijuesit politikë të Lulzim Bashës: Sali Berisha me bashkëpunëtorët e tij më të përkushtuar! Vetëm në fshatin e madh, në fshatin Lazarat, prodhoheshin atëherë, siç kishin shkruar cinikët evropianë, 4 miliardë e gjashtëqind milion euro drogë në vit!?
A thua nuk e di Qosja atë rregullin e gënjështrës politike që kur dikush gënjen duhet të ketë parasysh se cilin dëshiron të gënjejë, që ta bëjë gënjeshtrën sadopak të besueshme? Sali Berisha mund të kishte pasur dëshirë që ta bënte Shqipërinë shtet të drogës për të nxjerrë të ardhura të mëdha të kundërligjshme, por nuk kishte mbështetje ndërkombëtare për këtë gjë. Prandaj Sali Berisha e lejoi mbjelljen e drogës vetëm në një fshat, në Lazarat. Edhe të partnerët e huaj nuk ankoheshin për mbjellje masive të drogës në vend, por për Lazaratin. Të huajt mund të thonë shumë gjëra por një akademik shqiptar duhet t? ia nënshtrojë analizës mëtimet e të huajve, që nuk janë dogma, por mëtime që duhen mbështetur në argumente. Sado fshat i madh që të ishte Lazarati, ai nuk mund të prodhonte 4.6 miliard euro drogë në vit, siç thotë Qosja. Sepse kështu Berisha do t? i kishte blerë lehtë edhe zgjedhjet e vitit 2013 dhe sot do të ishte në pushtet.
Sipas raporteve të shërbimeve inteligjente europiane, të publikuar nga gazeta ?The Guardian? (16 qershor 2014), në kohën e ndërhyrjes policore të Qeverisë ?Rama? në Lazarat, në këtë fshat në 2013 mbilleshin 60 acra tokë me bimë narkotike. Që do të thotë 240 mijë m². Që do të thotë 24 hektarë. Sa bimë narkotike mund të mbillen në 24 hektarë, duke pasur parasysh që cannabis sativa është një bimë që rritet në lartësi dhe kërkon të ruhet një largësi jo e vogël nga bima në bimë, për një prodhim cilësor? Kur Policia hyri në Lazarat në qershor 2014, pra para se të korreshin bimët e mbjella atë vit, tha se gjeti 100 ton cannabis sativa të mbjellë në të kaluarën që trafikantët nuk kishin arritur t? i nxirrnin nga fshati për t? i shitur. Me këtë Qeveria e Edi Ramës tërthorazi na pohoi se Berisha i trembur nga trysnia ndërkombëtare e kishte bllokuar Lazaratin dy vitet e fundit të qeverisjes së tij.
Gjithsesi, ka një tregues të saktë së sasisë së drogës së mbjellë në Shqipëri që është sasisa e drogës së kapur në vendet europiane me prejardhje nga Shqipëria. Dhe fakti është se kjo sasi është shumëfishuar pas vitit 2014, kur Qeveria e Ramës bëri ndërhyrjen e bujshme policore në Lazarat. Ishte bërë një llogari djallëzore që pas dekorit të Lazaratit të pastruar, të tolerohej mbjellja e drogës gjithandej vendit. Rexhep Qosja gënjen trashë kur thotë:
?Ai, Lulzim Basha, si kryetar i Partisë Demokratike, di edhe diçka më shumë për drogën: ai di se ku më pak e ku më shumë, tani e 25 vjet, droga mbillet në gjithë Shqipërinë – në fusha e male, në lugina e kodrina, në fshatra e qytete, në shtëpia e banesa.?
Nëse do të kishte qenë kështu si thotë Qosja atëherë sasia e drogës me prejardhje nga Shqipëria e kapur në vendet europiane do të kishte qenë gjatë këtyre 25 viteve e njëjtë me atë që është tre vitet e fundit. Qosja bëhet zëdhënës i Edi Ramës edhe për një ide që ky nuk e thotë dot vetë, kur shkruan: ?Dhe e mbjellin bashkëpunueshëm dhe bashkëpërfitueshëm anëtarët e shumë partive, sidomos anëtarët e tri partive të mëdha: të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste për Integrim. Nuk do të mbillej aq lehtë, nuk do të mbillej aq shumë, nuk do të mbillej aq shumë kund, nuk do të korrej e paketohej aq shpejt e nuk do të eksportohej aq lehtë sikur në të gjitha këto punë të mos bashkëpunonin aq shumë duar, aq shumë e shumë duar të ndryshme e të rrjetëzuara partiake, që s?e mbikëqyrin e as vëzhgojnë njëra-tjetrën.?
Në të vërtetë, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me degët vendore të partive në pushtet, kanë lista të sakta me emrat e anëtarëve të partive opozitare dhe simpatizuesve të tyre, dhe nuk i tolerojnë ata që të mbjellin drogë, përveçse nëse largohen nga partia e tyre e mëparshme. Qëllimi është që të mos pasurohen njerëzit e opozitës dhe kjo të muns mundë të rritë bazën e saj të fuqisë në vend. Anëtarët dhe simpatizuesit e partive në pushtet janë të mjaftueshëm për ta kryer atë proces të mbjelljes, korrjes, përpunimit të drogës, për të cilin flet Qosja.
Nuk ka dyshim se shndërrimi i Shqipërisë në një plantacion të madh droge është bërë pasi Edi Rama ka siguruar licencë ndërkombëtare për këtë gjë. Në këtë përfundim çon edhe logjika e thjeshtë, jo më operimi me kategori të ndërlikuara analitike.
Është interesante që Qosja arsyeton si sorosian, domethënë i shpërfill kritikat ndaj idhullit të tij Rama si teori konspiracioni dhe në anën tjetër ndërton teori konspiracionit të njëpasnjëshme, për të mbrojtur Ramën. Nuk ka asgjë të keqe që edhe një akademik të bëjë teori konspiracioni, por ato duhet të jenë të arsyetuara. Në thelb të artikullit të mësipërm të Qosjes ka një teori konspiracioni, sipas së cilës çadra e ngritur në bulevard nga Basha është një veprim i kryer në kuadrin e një lufte speciale që po i bëhet Ramës nga kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.
?Sulmet ndaj kryeministrit të sotëm shqiptar më së pari i filloi Greqia, në të vërtetë e djathta e njohur greke e, pas saj, edhe ministri i Ushtrisë greke. E djathta greke me ministrin e saj ushtarak e filloi avazin sulmues ndaj kryeministrit shqiptar për shkak të disa të vërtetave që ai i tha për politikën e sotme dhe politikën e mëparshme të Greqisë, ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve. As Greqia e djathtë e as Greqia e majtë nuk ishin mësuar që prej kryeministrave shqiptarë t?i dëgjonin disa të vërteta për politikën e saj ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve, në mënyrë të veçantë ndaj çamëve!?
Por ne tashmë kemi mësuar një fakt që e përmbys këtë arsyetim të Qosjes. Pikërisht në kohën kur Kryeministri Rama bënte luftën verbale me Athinën, ishin duke u zhvilluar bisedime sekrete mes dy qeverive, për administrimin e segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP. Në përfundim të këtyre bisedimeve u arrit një marrëveshje që segmentin shqiptar të gazjellësit TAP ta administrojë Greqia. Qeveria nuk na ka thënë paraprakisht se është e pamundur që segmenti i TAP të administrohet nga shqiptarët dhe se do t? i jepet një vendi tjetër. Nëse Shqipëria nuk është në gjendje ta administrojë vetë segmentin e gazsjellësit që kalon nëpër territorin e saj, atëherë qeveria duhet të bënte të ditur këtë dhe meqënëse dhënia për administrim e segmentit tonë e ul përfitimin që merr Shqipëria nga gazsjellësi, duhej që të priteshin oferta nga të dy vendet fqinje, Italia dhe Greqia. Italia ka pakrahasimisht më shumë përvojë se Greqia sa iu përkët ndërtimit dhe administrimit të linjave të tilla. Italianët kanë ndërtuar linja të tilla që kalojnë nga Afrika në Europë.
Tashmë nuk ka dyshim se lufta qeveritare e fjalëve e kohëve të fundit Tiranë-Athinë ishte një tymnajë për të mbuluar këtë lëshim të madh ndaj Greqisë. Fjalët fluturuan, përfitimi i Greqisë me marrjen e segmentit të TAP mbeti.
Por Greqia e fitoi edhe luftën e fjalëve sepse Ministresha e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, nuk i paditi në gjykatat greke mediumet greke që thanë se ajo dikur ka punuar si striptiste në Greqi. Mimi u tremb se mos në gjyq sillej si provë ndonjë video nga e shkuara e saj.
Në vazhdim të teorisë së tij të konspiracionit, Qosja thotë: ?Mbas Greqisë së djathtë, kryeministrin e Shqipërisë filloi ta sulmojë edhe e djathta maqedonase e me të edhe kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.?
Kryeministri Rama, me nënshkrimin në zyrën e tij të platformës së partive shqiptare në Maqedoni (a thua nuk e bënte dot këtë punë në mënyrë më diskrete), i dha nacionalizmit maqedon alibinë për të shkallëzuar dhunën politike në vend. A thua vërtet beson Qosja se Edi Rama në këtë rast nuk i kuptonte paraprakisht pasojat e veprimit të tij? Meqënëse kjo nuk mund të besohet, atëherë analiza e ngjarjeve të çon te përfundimi logjik se Rama ka qenë bashkëpunëtor në një skenar të përbashkët me Gruevskin për eliminimin e opozitës në Maqedoni. Rama, pasi mbështetësi i tij më i madh ndërkombëtar, Sorosi, humbi fuqinë politike në Ëashington me fitoren e Trump, po bashkëpunon me atë që i duket më i fortë në Maqedoni, Gruevskin.
Është kërshërore që Qosja fajëson vetëm të djathtën greke për konspiracion kundër Ramës, jo të majtën greke! Gjithashtu edhe në Maqedoni, fajëson vetëm të djathtën maqedone. Në Serbi, fajëson të djathtën dhe të majtën serbe. Në vazhdim të teorisë së tij të konspiracionit ballkanik kundër Edi Ramës, Qosja thotë: ?Mbas Maqedonisë, pezmin e tyre ndaj gjuhës së Edi Ramës filluan ta publikojnë: edhe zëdhënësi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, edhe peshkopi i Serbisë, Irinej, e, më në fund, edhe vetë kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të gjithë këta iu vërsulën kryeministrit Edi Rama për shkak të deklaratës së tij se në qoftë se Bashkimi Evropian e zgjat shumë, pamatshëm, pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e kjo domethënë edhe të Shqipërisë e të Kosovës, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen.?
Qosja do të kishte bërë mirë që të mos e kishte thënë këtë gjë pas intervistës së fundit që dha Edi Rama në emisionin Top Story të Sokol Ballës, ku tha se bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e kuptonte si integrim të dy vendeve në Bashkimin Europian. Shkurt, Edi Rama pohoi se ishte tallur kur kishte folur për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Nuk mund të pritej qe Edi Rama të shprehej ndryshe kur ai është i vetmi shtetar në historinë e shtetit shqiptar që ka shkuar katër herë në Beograd, aq sa të gjithë shtetarët shqiptarë të marrë së bashku në mbi 100 vjet. Tekefundit, Rama e ka marrë licencën europiane për shndërrimin e Shqipërisë në plantacion droge, në këmbim të pranimit të planit për krijimin e Jugosllavisë së Re me ish-republikat dhe krahinat jugosllave, minus Sllovenia dhe Kroacia, plus Shqipëria. Për këtë arsye është krijuar partneriteti Rama-Vuçiç.
Më tutje Qosja e vendos çadrën e opozitës në bulevard në qendër të një konspiracioni që e ka fillin në Moskë me pjesëmarrjen e së djathtës greke, së djathtës maqedone dhe Serbisë. Qosja që e mban veten për njohës të historisë duhet ta dijë pak a shumë se një legjendë e tillë ishte krijuar për Esat Toptanin, të parin dhe një nga tre shtetarët shqiptarë, bashkë me Enver Hoxhën dhe Edi Ramën, që duke qenë në detyrë u prit në Beograd. (Zogu në 1924 nuk ishte kryeministër kur shkoi në Beograd në qershor pasi kishte dhënë dorëheqjen që në shkurt.) Në ndërkohë, pas kësaj tymnaje, Esati bënte marrëveshje të fshehta me Beogradin. Esat-Enver-Edi, tre E-të shqiptare të Serbisë.
Qosja thotë se çadrën e ka ngritur mafia, e cila i trembet reformës në Drejtësi. Sa e habitshme që Qosjes nuk i bën përshtypje fakti që kryeministri Rama, gjatë mandatit të të cilit Shqipëria e përmbyti Europën me drogë, nuk ka frikë nga Drejtësia e reformuar?! Merret vesh, reforma në Drejtësi nuk është ajo që thuhet se është, për ta thënë në mënyrën më të butë. Qosja shkruan për Bashën:
?Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë kur Kosova ishte çka është edhe sot ? atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të ?dhëna? me të cilat, atë, Dik Martin, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë nga radhët e LDK-së!?
Qosja nuk thotë se cilat janë këto ?të dhëna? dhe me këtë e rrënon përfundimisht standardin metodologjik akademik të të shkruarit. Sepse me këtë Qosja i merr si të mirëqena ato që nuk janë gjë tjetër vecse lajme të rreme, të pambështetura në asnjë dokument. Aq shumë ia ka errësuar arsyen Qosjes inati ndaj Bashës sa harron që i bën Kosovës nëse thotë se Dick Marty ka pasur si bashkëpunëtorë shqiptarë nga Shqipëria.
Ironia është se sulmi i Qosjes ndaj Bashës pasqyron panikun e Ramës nga Basha. Prandaj ai ka mobilizuar deri edhe Qosjen në luftën kundër Bashës. Qosja e di pak a shumë, se Basha nuk do të guxonte të sillej kështu si sillet, nëse nuk do të kishte mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, që e ka prejardhjen në Washington. Sjellja e Bashës është reagimi i Presidentit Trump ndaj fyerjeve që i bëri atij Rama vitin e kaluar si qen i ndërsyer sorosian.
Fati i Ramës është vendosur qëkurse Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, kot lodhjet Qosja duke bërë rolin e qenit plak të ndërsyer ndaj kundërshtarëve të Ramës, nuk e shpëton dot këtë të fundit nga eliminimi politik, shkruar për CityNews
Mos vallë demokracia shqiptare po ecën prapa me shpejtësi?! ...
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka njoftu...
Pas informacioneve të fundit të raportuara në media dhe pas ...
Ditën e sotme kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, sh...
CityNews ditën e sotme ka mësuar se Bashkimi Europian dhe Pa...
LSDM përmes një deklarate ka bërë me dije se presidenti Gjor...
Në portretzimin e Brigitte Macron, shpesh tematizohet mosha ...
Një ngjarje e rëndë ka ndohur ditën e sotme në Devoll të Kor...
Dy ditë më parë ka skaduar afati përfundimtar i regjistrimit...
Deputetja e Partisë Demokratike, si dhe një nga figurat krye...
Deputeti i Partisë Demokratike Eduart Selami, ditën e sotme ...
Referuar deklaratës zyrtare të Komisionit Qendrore të Zgjedh...
Kryetari i Aleancës Kuqi e Zi, Kreshnik Spahiu, ditën e sotm...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir mediu ka folur pak mi...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është parë ditë...
Tashmë dihet prej kohësh që Armina Mevlani është një adhurue...
Një studim që është realizur këtë javë ka zbuluar se kafeja ...
Në listën e PS në Dibër, përflitej se pjesë e saj do të isht...
Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë...
Studimet mjekësore të realizuara së fundmi kanë dalë në konk...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...