web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSDM/ Ivanov është i detyruar ta jap mandatin për formimin e Qeverisë

1 Maj 2017, 16:41, Aktualitet CNA

LSDM përmes një deklarate ka bërë me dije se presidenti Gjorge Ivanov është i detyruar që të veprojë sipas Kushtetutës dhe ta japë mandatin për formimin e qeverisë.

?Gjorge Ivanov duhet të ndalojë me sjelljen e paarsyeshme dhe të fillojë t?i respektojë obligimet kushtetuese. Shumë shpejt Ivanov do të marrë njoftim me shkrim nga kryetari i ri i Kuvendit, përmes së cilit do të informohet se ka shumicë të formuar parlamentare demokratike dhe legjitime. Nga ai moment, Ivanov duhet të veprojë në pajtim me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve dhe t?ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për ta formuar qeverinë e re?, thuhet në kumtesën e LSDM-së, të cituar nga tetova sot.

Ndër të tjera deklarata thekson se se programi i publikuar i qeverisë së re reformuese e garanton integritetin dhe unitetin e Maqedonisë, me çka hiqen të gjitha arsyetimet për mosdhënien e mandatit.





Lajmet e fundit nga